Connect with Us

E katranosi në ndeshjen Milan-Roma, ja sa dënohet gjyqtari Xhakomeli

Seria A

E katranosi në ndeshjen Milan-Roma, ja sa dënohet gjyqtari Xhakomeli

Publikuar

-

Arbitri kryesor i ndeshjes së djeshme Milan-Roma Piero Xhakomeli dhe arbitri në dhomën e VAR-it Luixhi Naska do të pezullohen për një muaj nga gjykimi i ndeshjeve të futbollit italian për shkak të gabimeve në gjykimin e supersfidës së djeshme në “San Siro”.

“SportMediaset” raporton se shefi i arbitravë italianë Nikola Ricoli ka vendosur të penalizojë të dy gjyqtarët për vendime të gabuara që ndikuan në rrjedhën e takimit mes kuqezinjve dhe verdhekuqve.

42-vjeçari Xhakomeli gaboi në të dyja penalltitë e takimit. Në rastin e penalltisë së fituar nga “Djalli”, sipas gjyqtarit Ricoli Ibrahimoviç shtyn Mansinin e Romës dhe ky për inerci prek topin me dorë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Moti i keq në Itali, ja ndeshja e Serisë A që rrezikon të shtyhet

Publikuar

-

Nga

Ndeshja mes Krotones dhe Lacios e parashikuar të luhet sot në orën 15:00, është në dyshimë serioz. Kjo për shkak të kushteve të rënduara atmosferike, teksa pritet që moti të përkeqësohet me kalimin e orëve dhe ta bëjë të vështirë mbarëvajtjen e takimit.

Megjithatë, një vendim përfundimtar mund të merret në mbledhjen e Mbrojtjes Civile, e cila nga ana e saj flet për një alarm të kuq. Tashmë, mbetet për t’u parë precipitimi i situatës së motit dhe nëse do ia dalë të bllokojë sfidën.

Kujtojmë, se për këtë ndeshje, Lacio nuk e ka grumbulluar Tomas Strakoshën, i cili vetëm së fundmi rezultoi negativ ndaj COVID duke e mposhtur virusin e rrezikshëm.

LEXO TE PLOTE

Seria A

E akuzuan për moshën, flet lojtari në pronësi të Lacios: Kam frikë të rikthehem në Itali

Publikuar

-

Nga

Zhozef Minala zuri faqet e para të gazetave në vitin 2014, kur bëri debutimin e tij në Seria A me Lacion, prej dyshimeve që të gjithë kishin për moshën e tij. Në atë kohë, ai ishte 19 vjeç, por tifozët dhe ambienti sportiv, kishte dyshime duke parë paraqitjen e tij të jashtme. Gjithsesi, edhe pse flitej shumë për talentin e kamerunasit, ai kurrë nuk arriti që të kishte shpërthimin e pritur.

Tani në moshën 25-vjeçare, Zhozef Minala ka përfunduar huazimin e tij tek skuadra kineze e Kindong Huangai për tu rikthyer në dhjetor tek Lacio. Ai në një intervistë për mediat italiane ka deklaruar: “Më vjen keq se çfarë po ndodh tek ju, është një situatë që nuk pritej. Virusi ka ardhur nga Kina, por këtu i kanë bërë tampon të gjithë popullsisë.

Tani kanë filluar të mbushen dhe stadiumet në Kinë, ku jeta ka rinisur normalisht. Stadiumet mbushen me 25 mijë persona. Ndërsa në Itali kam frikë të rikthehem pasi njësoj si çdo shtet në botë kanë menduar përsëri karantinën si opsion mbylljeje dhe kriza ekonomike do të jetë e paprecedentë. Ndihem gjithashtu edhe i frikësuar pasi nuk e di saktësisht se çfarë do të gjej tek Lacio. Tani jeta ime në Kinë përfundoi, do të rikthehem tek Lacio. Do të vendos me drejtuesit bardhekaltër cila do të jetë zgjedhja e duhur.”, përfundon Minala.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Marash Kumbulla bën gjestin e veçantë dhe i emocionon të gjithë

Publikuar

-

Nga

Marash Kumbulla djaloshi 20-vjeçar që po çmend Italinë me fanelën e Romës me cilësitë e tij në fushën e blertë, tani na ka treguar që ka dhe një zemër të madhe.

Mbrojtësi shqiptar ka ndihmuar Ajnin, një djalë tjetër me origjinë shqiptare i ardhur në kohët e fundit në Milano.

Mbrojtësi i Romës ka mësuar problemet e Ajnit në integrimin e tij në shkollë, ku përlotej shpesh për arsye të gjuhës që nuk e dinte, dhe për këtë arsye, shtatlarti shqiptar e ka gjetur Ajnin dhe i ka dërguar një videomesazh për ta inkurajuar dhe mbështetur vogëlushin në këtë aventurë të re që ka në Milano dhe në Itali.

Nuk ka mbetur pa u përmendur as në mediat italiane ky gjest vlerësues nga Kumbulla ku media ʺCalciomercato.comʺ, kanë deklaruar Kumbullën si me një zemër të artë.

Edhe pse ka përjetuar një aventurë fantastike me klubin e kryeqytetit, Kumbulla vazhdon ende të jetë i infektuar me koronavirus duke qenë asimptomatik që prej 9 ditësh në vetë-izolim.

LEXO TE PLOTE