LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Do të vijë fundi…”/ Paralajmërimi i fortë i Metës: Do të fillojë epoka e re

27 Tetor 2020, 14:00, Politikë CNA
“Do të vijë fundi…”/ Paralajmërimi i

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me deklaratën e komisionerit për Zgjerim në BE, Oliver Varhelyi i cili kërkon që Kuvendi të presë opinionin e Venecias, para se të rivotojë Kodin Zgjedhor.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta paralajmëron se kohës së injorimit të kushteve dhe standardeve për integrimin do t?i vijë fundi, në çdo rast, në 25 prill 2021.

Po ashtu, Meta thekson se pas 25 prillit 2021 do të fillojë epoka e re e sundimit të popullit.

?Falenderoj miqtë e vërtetë të Shqipërisë, që duan çeljen sa më parë të negociatave me Bashkimin Europian dhe nuk duan të na ndajnë nga Maqedonia e Veriut, për durimin e tyre dhe këshillat e sinqerta.

Shpresoj shumë që ato të dëgjohen me mençuri deri të enjten.

Por i siguroj miqtë tanë të sinqertë ndërkombëtarë se kohës së injorimit të kushteve dhe standardeve për integrimin do t?i vijë fundi, në çdo rast, në 25 prill 2021.

Pas kësaj date të gjitha kushtet do plotësohen rrufeshëm, me qëllim që Shqipërinë europiane ta ndërtojmë këtu dhe sëbashku!

Në 25 prill 2021, do fillojë EPOKA E RE E SUNDIMIT TË POPULLIT, që do të sjellë edhe SUNDIMIN E LIGJIT në Shqipëri.?-shkruan Meta./ CNA.al

Lajmet e fundit nga