Connect with Us

“Covid 3 është gati!”/ Manastirliu publikon fotot, ja kur do hapet

Sociale

“Covid 3 është gati!”/ Manastirliu publikon fotot, ja kur do hapet

Publikuar

-

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar foto nga spitali Covid 3, ndërsa jep lajmin se është gati.

Ajo thekson se spitali do të hapet sapo të plotesihen kapacitetet e Covid 1 dhe Covid 2.

Covid 3 është gati! Do të hapet sapo të plotësohen kapacitetet e Covid 1 dhe Covid 2.
Covid 3 është i pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme, dhe mbi të gjitha stafet e trainuara të mjekëve dhe infermierëve, që do të shërbejnë për qytetarët e prekur nga koronavirusi. Ata, mjekët dhe infermierët dhe ne si qeveri, nuk e kemi ndalur për asnjë moment punën që nga fillimi i epidemisë, duke marrë të gjitha masat e nevojshme për përballimin e saj. Ju lutem mbani maskën, ruani distancimin social dhe higjienën vetiake. Sepse bashkë mund ta përballojmë emergjencën shëndetësore me të cilën po përballet jo vetëm Shqipëria, por e gjithë bota”, shkruan Manastirliu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Kufizohen oraret në pikat kufitare/ Mali i Zi mbyll Hanin e Hotit dhe Muriqanin gjatë natës

Publikuar

-

Nga

Kufizohen oraret në pikat kufitare/ Mali i Zi mbyll Hanin e Hotit dhe Muriqanin gjatë natës

Duke nisur nga sot dhe çdo ditë, deri në një urdhër të dytë, nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit të çdo dite, do të mbyllen pika kufitare e Hanit të Hotit.

Autoritetet policore malazeze, nëpërmjet një njoftimi zyrtar kanë informuar se me vendim të Komisionit Shtetëror të Menaxhimit të Situatës për COVID-19, do të ketë ndalim të plotë të qarkullimit në të gjithë territorin e Malit të Zi në orët e vona të darkës deri në mëngjes.

Përjashtim nga ky rregull bëjnë mjetet e tonazhit të rëndë që kalojnë në kufi (kamionët), mjetet që udhëtojnë drejt aeroportit, shërbimet e urgjencës dhe mjetet ose shtetasit që kalojnë tranzit në territorin e Malit të Zi.

LEXO EDHE:  Po ecte mbrapsht/ Makina përplas rëndë 14-vjeçarin dhe 2 mjete të parkuara

LEXO EDHE:  Fotot/ Ja cfarë bën pasditeve Britney Spears

Policia sqaron se shtetasit shqiptarë mund të kalojnë nëse janë të pajisur me testin serologjik, brenda orarit të përcaktuar 05:00-19:00./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Mot i kthjellët dhe vranësira kalimtare/ Si parashikohen temperaturat nesër

Publikuar

-

Nga

Rikthehen reshjet dhe vranësirat/ Çfarë ka rezervuar moti për javën që vjen

Ditën e enjte moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakëta kalimtare.

Në orët e mëngjesit sërish përgjatë luginave do të shfaqet mjegulla e mjegullina. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak era do të fryjë e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet me drejtim juglindje dhe veriperëndim, duke u pasuar nga valëzim i ulët.

Temperaturat parashikohen në: zonat malore -1°C deri në 10°C, zonat e ulëta 4°C deri në
19°C dhe zonat bregdetare 7C deri në 19°C./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rritja e rasteve me Covid, Manastirliu merr vendimin/ Ja kur mbyllen shkollat

Publikuar

-

Nga

Rritja e rasteve me Covid/ Manastirliu merr vendimin për zhvillimin e mësimit

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thotë se duke filluar nga 1 dhjetori, mësimi parauniversitar të alternohet, gjysëm fizik e gjysëm online. Propozimi i kalon ministrisë së Arsimit, institucion që pritet ta marrë shpejt vendimin për këtë alternim.

Të dashur qytetarë, ashtu siç e kemi përsëritur në këto javë, për ne shëndeti është i pari dhe mirëqenia e përgjithshme e fëmijëve tanë, shëndeti dhe siguria e tyre, janë prioritet absolut.
Deri tani, siç ekspertet analizojnë, fëmijët nuk vlerësohet të jenë transmetues të lartë të infeksionit nga Sars-CovV2.
Rezulton se protokollet e sigurisë në tërësi janë zbatuar nga strukturat arsimore, gjë që është reflektuar dhe në shifra.
Por, për të minimizuar risqet gjatë kësaj periudhe, ku të pranishme janë edhe infeksione të tjera respiratore, kemi peshuar rëndësinë e ekuilibrit të mirëqenies dhe sigurisë së shëndetit të fëmijëve, dhe pas rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve kemi vendosur:

1. T’i rekomandojmë MASR që, nga data 1 Dhjetor, të aplikojë skenarët që parashikojnë kryerjen e mësimit të alternuar, pra në formën tradicionale, me prani fizike duke e kombinuar dhe me mësimin ne distance (online) bazuar në specifikat e sistemit arsimor dhe të dhënave lokale përkatëse në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore”, thotë Manastiliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE