Connect with Us

Covid-19: Merkel kërkon disiplinë dhe Gjermania shqyrton kufizime më të ashpra

Bota

Covid-19: Merkel kërkon disiplinë dhe Gjermania shqyrton kufizime më të ashpra

Publikuar

-

Covid-19: Merkel kërkon disiplinë dhe Gjermania shqyrton kufizime më të ashpra

Kancelarja Angela Merkel të martën u bëri thirrje gjermanëve t’i “përmbahen asaj që dimë” për koronavirusin, në një kohë kur Gjermania lufton me një valë të dytë të infektimeve.

“Ne e dimë si mund ta mbrojmë veten. Ne mund të vazhdojmë me një përgjigje më të fokusuar,” tha ajo në Berlin. “Por ne gjithashtu shohim me rritjen e shifrave, që po të mos i përmbahemi asaj që dimë për virusin, ne kalojmë në situata që janë shprehimisht të vështira.”

Merkeli foli përpara një takimi të rëndësishëm me liderë të landeve, të caktuar për të mërkurën, në të cilin ajo pritet të bëjë presion për kufizime më të ashpra për të frenuar përhapjen e COVID-19.

Shtrëngimi i rregullave?

Sipas një raporti në gazetën Bild, qeveria po shqyrton një seri masash të reja që përfshijnë mbylljen e restoranteve dhe lokaleve dhe ndalimin e aktiviteteve publike. Shkollat pritet të qëndrojnë të hapura, me përjashtim të rajoneve me përhapje të mëdha të virusit.

Merkel do të takojë 16 kryeministrat e landeve federale të Gjermanisë, të cilët duhet t’i bindë të pajtohen me kufizimet, të cilat u përshkruan nga Bild si “mbyllje e lehtë”. Masat e marra për të luftuar pandeminë e koronavirusit në Gjermani vendosen në nivel rajonal landesh.

“E qartë se nuk do të jetë e lehtë. Dhe është gjithashtu e qartë se nuk do të jetë e bukur”, tha kryeministri i landit të Bavarisë Markus Söder, i cili ka bërë thirrje për një qasje të unifikuar në të gjithë vendin si përgjigje ndaj pandemisë.

Ai u bëri thirrje udhëheqësve federalë dhe rajonalë të mos prezantojnë “masa me gjysëm zemre, por një koncept efektiv”.

LEXO EDHE:  Ulet ndjeshëm numri i viktimave në Francë, 182.469 të infektuar nga Covid-19

Shumica e gjermanëve po presin që qeveria të vendosë kufizime drastike më të ashpra, sipas një sondazhi të YouGov të porositur nga agjensia e lajmeve dpa. Më shumë se 60% presin që restorantet, dyqanet apo shkollat të mbyllen.

Ministri i Financave Olaf Scholz ka përsëritur thirrjen për një qasje të unifikuar. “Masat shtesë duhet të jenë të kufizuara, të përkohshme dhe të fokusuara,” tha ai. “Dhe ato duhet të zbatohen në mënyrë sa më të unifikuar që të jetë e mundur në të gjithë Gjermaninë dhe të jenë përgjithësisht të kuptueshme.”

‘Rritje eksponenciale’

Përpara takimit, Ministri i Ekonomisë Peter Altmaier paralajmëroi se Gjermania mund të arrijë 20.000 infektime në ditë deri në fund të javës.

“Po përballemi me rritje eksponenciale,” i tha ai një konference ekonomike gjermano-franceze virtuale në Berlin të martën. “Në Gjermani numri i infektimeve të reja po rritet me 70-75% krahasuar me një javë më parë.”

Gjermania raportoi 11.409 raste të reja të martën, nga 6.868 në të njëjtën ditë një javë më parë, sipas Institutit Robert Koch, institutit kombëtar të kontrollit të sëmundjeve të vendit. Gjermania raportoi të shtunën një rekord prej 14.714 raste infektimesh të reja brenda 24 orëve./dw

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Konfiskohen 352 makina të vjedhura në 22 shtete të Evropës

Publikuar

-

Nga

Konfiskohen 352 makina të vjedhura në 22 shtete të Evropës

Një total prej 352 makinave të vjedhura janë konfiskuar teksa kanë qenë në rrugë për destinacionin e tyre final, si rezultat i një operacioni të mbështetur nga Agjencia e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EUROPOL).

Në kuadër të këtij operacioni janë konfiskuar edhe 1,077 pjesë të vjedhura të makinave bashkë me dhjetëra dokumente të falsifikuara.

Në periudhën 12-24 tetor të këtij viti, është thënë se janë kryer rreth 44,548 kontrolle të bazave të ndryshme të të dhënave.

Operacioni i kërkimit, që është udhëhequr nga Agjencia Evropiane për Kufij (FRONTEX), është fokusuar në kontrollet nëpër pikëkalime kufitare dhe aktivitete tjera tokësore në 17 vende të Bashkimit Evropian dhe pesë shtete të rajonit të Ballkanit.

Vendet e përfshira në këtë operacion kanë qenë: Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Estonia, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Letonia, Lituania, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.

“Në bashkëpunim të ngushtë me industrinë private, përfshirë industrinë e makinave, prodhuesit e anijeve, dhe kompanitë që japin makina me qira, bashkë me të dhënat e EUROPOL-it, zyrtarët për kontrolle kufitare në kufijtë e jashtëm të BE-së kanë parandaluar kontrabandimin e shumë makinave dhe anijeve më tej kufirit”, është thënë në një komunikatë për media të EUROPOL-it.

LEXO EDHE:  Meta në Konferencën Ekonomike/Duhet të mësojmë nga kultura gjermane e punës

LEXO EDHE:  Rama tregon çfarë e pyetën në Gjermani për Tahirin

Aty është thënë edhe se aktivitetet e fokusuara në kontrollet e veturave dhe anijeve, kanë rezultuar edhe në kapjen e 2,965 migrantëve ilegalë në rrugë drejt BE-së, përmes rrugëve tokësore dhe ajrore.

Si pasojë, 17 persona që kanë shërbyer si ndërmjetësues të kontrabandimit të migratëve janë lokalizuar dhe janë arrestuar.

“Destinacioni i fundit i migrantëve kanë qenë Gjermania apo Italia. Ndërmjetësuesit kanë transportuar migrantët përmes rrugëve tokësore, mirëpo edhe përmes anijeve të vogla në Detin Adritatik”, është thënë mes tjerash në njoftim./rel

LEXO TE PLOTE

Bota

Ilaç eksperimental për COVID rezulton pa efekt

Publikuar

-

Nga

Studiuesit e qeverisë amerikane thonë se një ilaç eksperimental për koronavirusin nuk ka efekt në trajtimin e pacientëve të shtruar në spital me një fazë të përparuar të sëmundjes.

Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive tha në një deklaratë se do të ndërpresë provat klinike me ilaçin eksperimental bamlanivimab.

Ilaçi, i prodhuar nga firma amerikane Eli Lilly dhe firma bioteknike kanadeze AbCellera, është pjesë e një trajtimi me ato që quhen antitrupa monoklonale, të cilat veprojnë si qeliza imune që shkencëtarët shpresojnë se mund të luftojnë virusin.

Terapia me antitrupa ishte e ngjashme me atë që iu dha Presidentit Donald Trump pasi ai rezultoi pozitiv për koronavirusin në fillim të këtij muaji.

LEXO EDHE:  Meta në Konferencën Ekonomike/Duhet të mësojmë nga kultura gjermane e punës

LEXO EDHE:  Ku ndodhet Elvana Gjata?/ Fevziu zbulon vendndodhjen e këngëtares

Provat klinike u ndalën nga vëzhgues të pavarur për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Studimi, i cili nisi në gusht, kishte për qëllim të përfshinte 10,000 pacientë të shtruar me COVID në Shtetet e Bashkuara.

Eli Lilly ka kërkuar tashmë autorizimin që ilaçi të përdoret për raste të lehta deri të moderuara të infeksioneve me COVID-19, bazuar në rezultatet paraprake të një tjetër prove klinike./VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

KE: Thirrjet e Erdoganit kundër Francës e largojnë Turqinë nga BE-ja

Publikuar

-

Nga

KE: Thirrjet e Erdoganit kundër Francës e largojnë Turqinë nga BE-ja

Mbështetja që presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, bëri ndaj thirrjeve për bojkot të mallrave franceze paraqet edhe një pengesë të mëtejshme, në përpjekjen tashmë të ngecur të Turqisë, për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, tha të martën Komisioni Evropian.

“Thirrjet për bojkot të produkteve të çdo vendi anëtar janë në kundërshtim me frymën e këtyre detyrimeve dhe do ta çojnë Turqinë edhe më larg Bashkimit Evropian”, tha një zëdhënës i KE-së.

Turqia aplikoi për t’u bashkuar me Komunitetin e atëhershëm Ekonomik Evropian më 1987 dhe filloi negociatat zyrtare të pranimit në Bashkimin Evropian më 2005, por bisedimet konsiderohen si të ngrira.

Protestat shpërthyen në disa vende, kryesisht myslimane, pasi presidenti i Francës, Emmanuel Macron mbrojti të drejtën e publikimit të karikaturave të profetit Muhamed, pas vrasjes së një mësuesi francez.

LEXO EDHE:  Meta në Konferencën Ekonomike/Duhet të mësojmë nga kultura gjermane e punës

LEXO EDHE:  Gjermani/ Të rinjtë dhe gratë më të goditur nga pandemia

Mësuesi i historisë Samuel Paty u vra në rrugë më 16 tetor pasi ndaj tij u zhvillua një fushatë në media sociale duke e kritikuar për shfaqjen para studentëve të karikaturave të profetit Muhamed, gjatë një ligjerate për lirinë e shprehjes.

Turqia e ka dënuar vrasjen, por Erdogan gjithashtu ka rifilluar luftën e tij të gjatë dhe të ashpër të fjalëve me Macronin dhe ka shtuar thirrjet për bojkotimin e mallrave franceze.

Ky veprim është kritikuar nga disa udhëheqës evropianë.

Komisioni Evropian, i cili mbikëqyr procesin e aplikimit në BE, ka paralajmëruar se një bojkot zyrtar i produkteve franceze do të shkelte kushtet e marrëdhënies së Turqisë me bllokun.

“Marrëveshjet e BE-së me Turqinë parashikojnë tregtinë e lirë të mallrave”, tha zëdhënësi, raporton AFP./rel

LEXO TE PLOTE