Connect with Us

Champions League/ Ja 8 sfidat interesante që do të luhen sot

Sport

Champions League/ Ja 8 sfidat interesante që do të luhen sot

Publikuar

-

Ditën e sotme do të luhen plot 8 ndeshje, të vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve.

Nuk mungojnë përballjet interesante, siç është ajo mes Shajtjor Donjetskut dhe Interit, apo edhe Marsejë Mançester Siti. Reali i Madridit pas disfatës që pësoi ndaj Shahtjorit një javë më parë, do të kërkojë fitoren, teksa luan me Myshengladbahun në transfertë. Më poshtë mund të shikoni të gjithë ndeshjet e ditës së sotme:

LOKOMOTIVA M.-B. MYNIH 18:55

SHAHTJOR-INTER 18:55

ATL. MADRID-SALCBURG 21:00

M’GLADBAH-REAL MADRID 21:00

PORTO-OLIMPIAKOS 21:00

MARSEJË-MAN. SITI 21:00

LIVERPUL-MIDTJYLLAND 21:00

ATALANTA-AJAKS 21:00

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Ethemi në Turqi, ja sa përfiton Kukësi nga ky transferim

Publikuar

-

Nga

Valon Ethemi u bë çështje te Kukësi pas përfundimit të sezonit 2019-2020, duke mos pranuar të vazhdonte me klubin verilindor edhe për ndeshjet e Ligës së Europës. Fillimisht mesfushori arriti marrëveshje me polakët e Zaglebie Lubin, por më pas u prish gjithçka për faktin se Kukësi pretendonte se e kishte nën kontratë lojtarin. Polakët hoqën dorë edhe për faktin se duhet të paguanin taksën e formimit për lojtarin te Kukësi.

E njëjta gjë ndodhi edhe kur Ethemi u fut në negociata me Lokomotivën e Zagrebit edhe pse lojtari pati kërkesa që kroatët nuk ia plotësuan. Ashtu siç ka paralajmëruar “Panorama Sport” gjatë javës së kaluar, së fundmi në lojë për lojtarin tetovar u fut Istanbulspor AS. Në momentin që bisedimet ishin në rrugë të mbarë, turqit sapo mësuan se duhet të dëmshpërblenin Kukësin, u tërhoqën. Mirëpo, me ditët që kaluan dhe kur u mendua se
gjithçka u sfumua, agjenti i Ethemit, Adrian Aliaj arriti të bindte turqit.

Ish-mbrojtësi i Kombëtares ka konfirmuar lajmin për mediat shqiptare në Maqedoni. “E kemi mbyllur dhe do të nënshkruajmë kontratën. Kjo është zgjidhja më e mirë dhe jemi të kënaqur”, deklaroi Aliaj. Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i Ethemit te Istanbulspor në ligën e dytë turke, për t’iu bashkuar shokëve të skuadrës te Kukësi, Kristal Abazaj dhe Eduart Rroca.

“Panorama Sport” mëson se klubi turk nuk ka njoftuar ende zyrtarisht Kukësin për këtë lëvizje, por gjithsesi fakti që ka vendosur të firmosë me Ethemin, e detyron tashmë Istanbulspor të japë një dëmshpërblim prej 90 mijë eurosh.

Pra, për tre sezone që Ethemi ka qenë te Kukësi, taksa e formimit është nga 30 mijë euro për një vit. Kësisoj, klubi verilindor pret tashmë që turqit të bëjnë kompensimin pasi të zyrtarizojnë transferimin e Ethemit. Gazeta kërkoi një reagim në klub gjatë së hënës dhe te Kukësi tashmë janë në pritje të turqve.

LEXO TE PLOTE

Sport

Tirana e pret ende, Majkëll Ngo mund të përfundojë në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Majkëll Ngo vazhdon të përbëjë lajm. Ndonëse u fol për një kthim te Tirana, gjithçka është në ajër. Me shumë mundësi mes sulmuesit dhe klubit nuk ka marrëveshje. Nga ana tjetër, mësohet se lojtari në mungesë të një ekipi mund të zbarkojë në një kampionat tjetër.

Bëhet fjalë për kampionatin kosovar. Emri i skuadrës për momentin nuk bëhet i ditur, por Ngo në fushë është nga ata që bën diferencën. Ngo në fushën e lojës sezonin e shkuar e tregoi veten: 13 gola, 14 asiste, penallti të marra. Titullar, pothuajse në çdo ndeshje. Fakt është që anglezi i ka të gjithë numrat në rregull.

Anglezi iu bashkua Tiranës që në sezonin kur luajti në Kategorinë e Parë. Edhe pse merkatoja është mbyllur, Ngo është lojtar i lirë dhe duke përfituar nga fakti që nuk ka firmosur askund që pas ikjes nga Tirana, nuk ka as pengesa për federimin e tij.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Skandali në “El Clasico”/ Arbirti zbulohet tifoz i Realit, del audioja

Publikuar

-

Nga

El Clasico” nuk përfundon kurrë. Polemikat që rrethojnë ndeshjet mes Barcelonës dhe Realit të Madridit janë të pafundme. Edhe pse kanë kaluar 48 orë nga kjo sfidë, vazhdon ende të diskutohet penalltia e fituar nga Serxho Ramos pas tërheqjes nga mbrojtësi Lengle. Ajo shërbeu për t’i dhënë avantazhin skuadrës së Zinedin Zidanit (1-2), por më vonë Luka Modriç shënoi golin e tretë që vulosi triumfin përfundimtar të madrilenëve.

Në Barcelonë ndihen të vjedhur dhe thonë se arbitri Munuera Martinez i dha fitoren Realit. Përpara se ai të fërshëllente 11-metërsh, ai ndali lojën në pritje të këshillës nga VAR-i, deri sa shkoi vetë për ta parë aksionin në mon- itor. Në fund vendosi për penallti dhe Ramos nuk gaboi nga pika e bardhë.

Por për të shtuar më shumë skandalin e këtij vendimi mendon “Deportes Cuatro” që ka zbuluar një audio të komunikimit të arbitrit anësor me arbitrin kryesor. Në momentin e kontaktit në zonë mes Lenglesë dhe Ramosit, asistenti i Munuera Martinezit dëgjohet të thotë: Është më shumë se kaq, Ramos e tërheq nga fanella i pari. Por arbitri kryesor e injoroi këtë këshillë dhe vendosi që t’i besonte VAR-it. Barcelona është tërbuar me vendimin e marrë nga salla e teknologjisë dhe për faktin që kryesori nuk e mori fare për bazë atë që i tha anësori.

Nga ana tjetër, programi “Que thi jugues” i “Cadena Ser” zbulon një tjetër audio ku thuhet: Është faull i Ramosit, është faulli Ramosit. Pas ndeshjes, Ronald Kuman shpërtheu në kritika për arbitrimin duke thënë se VAR-i aktivizohet vetëm kundër Barcelonës.

LEXO TE PLOTE