LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bilanc shqetësues në 24 orë/ Qindra të infektuar dhe shtatë viktima nga Covid-19

27 Tetor 2020, 16:12, Lifestyle CNA
Bilanc shqetësues në 24 orë/ Qindra të infektuar dhe

Shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë konfirmuar pozitivë 284 persona nga 1278 testime ditore që janë kryer.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë prej masave që autoritetet shëndetësore ju rekomandojnë.

Ministria i kërkon qytetarëve të mbajanë maskën në mënyrë korrekte duke mbuluar hundën, gojën dhe mjekrën në ambientet e mbyllura dhe të hapura, të respektojnë distancimin fizik dhe higjienën personale.

COVID-19 ? Statistika (27 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 284

Të shëruar ne 24 orë 103

Të shtruar në spitale 285

Humbje jete në 24 orë 7

Testime ditore 1278

Testime totale 119,607

Raste pozitive 19,729

Raste të shëruara 10,808

Raste Aktive 8,434

Humbje jete 487./ CNA.al

Lajmet e fundit nga