LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“A po don gjyq me mua”/ Plas keq mes Adelina Ismailit dhe këngëtarit të njohur

27 Tetor 2020, 12:26, Lifestyle CNA
“A po don gjyq me mua”/ Plas keq mes Adelina Ismailit dhe

Këngëtaren Adelina Ismailin do ta shohim sërish në ekran, por tani si moderatore, pasi këngëtarja ka treguar se ka nisur emisionin e saj ?Tetë a tetë me Adelinën?.

Të shtunën në emisionin e saj ka qenë i ftuar Fatmir Limajn ku ka folur për luftën e Kosovës dhe ka treguar detaje nga e shkuara e tij. Gjatë intervistës u përmend edhe kënga ?Marshi i UÇK-së? kënduar nga Arif Vladi dhe Adelina pretendoi se ky i fundit është paguar për këngën në fjalë.

I menjëhershëm ishte reagimi i këngëtarit të njohur, i cili i mohoi akuzat dhe i kërkoi Adelinës të nxirrte fakte ose ndryshe do ta hidhte në gjyq.

Sot artistja e njohur ka vërteuar se Vladi është sponsorizuar vërtetë për këngën e UÇK-së dhe ka treguar se nuk trembet fare nga kërcënimet e tij për gjyq.

?Mirëmëngjesi Arif Vladi. A po don gjyq me mua? A i ke paguar taksa Kosovës kur je paguar në koncertet që lajmëroheshin si humanitare? Zvicrës? Gjermanisë? Et. Ky është vetëm fillimi. Ju duhet të qëndroni në emisionin ?Tetë a tetë? për të kuptuar se kush vërtet jeni. Vërtet ka kaluar koha kur keni shkelur mbi njerëzit e mirë, kur keni shitur të shenjtën. Ama tash faqen ta qnuki pak?, ka shkruar Adelina./ CNA.al

Lajmet e fundit nga