Connect with Us

Zyrtare/ Bledar Devolli prezantohet te skuadra e re

Sport

Zyrtare/ Bledar Devolli prezantohet te skuadra e re

Publikuar

-

Bledar Devolli është rikthyer në drejtim, teksa sot është bërë zyrtarisht trajner i klubit të Drenicës, në Superligën e Kosovës. Ish-trajneri i Kamzës, Kastriotit apo Tomorit, tashmë nis një detyrë të re dhe të vështirë duke qenë se ka marrë përsipër një skuadër e cila aktualisht renditet në vendin e shtatë të klasifikimit pas tetë javëve të para.

Megjithatë, kampionatin e Kosovës, Devolli e njeh teksa në të kaluarën ka pasur nën menaxhim edhe ekipin e KEK-ut.

Në fjalët e para si trajner i Drenicës, Devolli u shpreh se për të nuk ka rëndësi kontrata, por të bëjë një punë të mirë. “Për mua nuk është me rëndësi kontrata të cilën do ta firmosi, për mua primare është që ta krijojë një karrierë të mirë në Drenicë”, ishin fjalët e trajnerit Bledar Devolli.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E bujshme nga Italia/ Elseid Hysaj ka akord me një ekip tjetër të Serisë A

Publikuar

-

Nga

Kontrata e Elseid Hysajt përfundon në verë dhe që nga qershori do të veshë tjetër fanellë.

“Calcionapoli24.it” bën me dije se Hysaj ka rënë në marrëveshje parimisht me një tjetër klub të Serie A, ndërsa brenda 10 ditëve të para të janarit pritet të vijë edhe firma në kontratën e re.

Emri i klubit të ri nuk bëhet ende i ditur, megjithëse kampionati nuk pritet të ndryshojë për të.

LEXO TE PLOTE

Sport

Bëma e fundit e Diego Maradonës, ka firmosur në testament të mos e varrosin

Publikuar

-

Nga

Legjenda argjentinase, Diego Armando Maradona u nda nga jeta ditën e djeshme, krejt papritur, duke tronditur botën e sportit dhe jo vetëm.

Megjithatë, legjenda argjentinase nuk mund të largohej nga kjo botë pa një çmenduri. Gazetari argjentinas, Hernan Kastija, ka zbuluar një skenar të bujshëm së fundmi.

Ai shprehet se Maradona ka firmosur një testament, ku kërkon të mos varrosej kur të ndërronte jetë, por të balsamosej dhe trupi i tij të ekspozohej.

Familja e legjendës, e ka marrë së fundmi vesh këtë dhe tashmë është në një dilemë të madhe se çfarë duhet të bëjnë.

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Milani merr 1 pikë në Francë, shkëlqen Arsenali. Ja të gjitha rezultatet

Publikuar

-

Nga

Janë mbyllur 13 ndeshjet e Ligës së Europës, të vlefshme për fazën e grupeve në këtë kompeticion.

Milani ka dështuar të marrë fitoren ndaj Lilës, teksa nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në Francë. Për kuqezinjtë shënoi Kastijeho në minutën e 46’, por Bamba barazoi rezultatin në minutën e 65’.

Arsenali nuk ka falur në transfertën suedeze, teka ka mposhtur me rezultatin 3-0 Molden. Një barazim spektakolar është arritur në ndeshje Braga-Lestër, me Vardin që shënoi të 3-tin për anglezët në minutën e 95’, duke barazuar pas golit të Fransergios në minutën e 90′.

Ja të gjitha rezultatet:

GRUPI A

CSKA Sofje – Jang Bojs 0-1

Mesçak 34′

GRUPI B

Molde – Arsenal 0-3

Pepe 50, Nelson 55′, Balogun 83′

GRUPI G

AEK – Zoria 0-3

Gromov 61′, Kabaev 75′, Jurçenko 86′

Braga – Lester 3-3

Elmusrati 4′, Paulinjo 24′, Fransergio/ Barnes 9′, Tomas 79′, Vardi 95′

GRUPI H

Lilë – Milan 1-1

Bamba 65’/ Kastijeho 46′

Sparta – Sëlltik 4-1

Hanko 27′, Julis 38′, 80′ Plasviç 94’/ Eduard 15′

GRUPI I

Makabi – Vijareal 1-1

Pesiç 47’/ Baena 45′

Karabag – Sivaspor 2-3

Zubir 8′, Matiç 51’/ Kone 40′, 79′, Kajode 58′

GRUPI J

LASK – R. Antverp 0-2

Refaelov 53′, Gerkens 83′

GRUPI K

CSKA – Fejnord 0-0

Volfsberger – D. Zagreb 0-3

Majer 60′, Petkoviç 75′, Ivanusec 91′

GRUPI L

Gent – C.Zvezda 0-2

Petroviç 2′, Milunovic 58′

Liberec-Hofeneim 0-2

Baumgartner 77′, Kramaric 89′

LEXO TE PLOTE