Connect with Us

Zërat për bashkim me LSI-në/ Thyen heshtjen Klevis Balliu, flet pas skualifikimit nga demokratët

Politikë

Zërat për bashkim me LSI-në/ Thyen heshtjen Klevis Balliu, flet pas skualifikimit nga demokratët

Publikuar

-

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu edhe pse nuk ka marrë mbështetjen e nevojshme nga anëtarësia e PD-së në Pogradec për t’u kandiduar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, thotë se kjo çështje do të sqarohet shumë shpejt.

I pyetur nga Ilva Tare nëse kjo ka ardhur për shkak se angazhimi i tij nuk ka qenë i përqendruar në zonën elektorale por në Tiranë, ai mohoi një fakt të tillë.

Për këtë çështje do të ketë një moment të dytë që do të sqarohet. Për sa i takon angazhimit tim në Pogradec dhe kjo mund të verifikohet nga rrjetet sociale, për dy vjet të paktën dy ditë të javës kam qenë në Pogradec. Nuk është çështja se do të jap vetëm unë përgjigje por do të sqarohet gjithçka shumë mirë për të gjithë”, u shpreh ish-deputeti.

LEXO EDHE:  PD i publikoi dosjen e vëllait/ Fjala e plotë e ministrit Xhafaj

Lidhur me zërat për largimin e mundshëm nga PD drejt kandidimit për Lëvizjen Socialiste për Integrim, z. Balliu tha se kjo është e pavërtetë duke mohuar kategorikisht largimin nga partia.

Unë nuk u bëra demokrat kur u bëra deputet. Unë kam lindur demokrat dhe jam rrit në protestat e kësaj partie. Me LSI kam pasur dhe do të kem marrëdhënie jashtëzakonisht shumë të mira, por nuk mund të largohem nga PD, pasi është si ju të largoheshin nga shtëpia juaj. Unë aty kam shtëpinë”, përfundoi z. Balliu.

Gjatë procesit të votimit brenda PD-së për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 prillit, Klevis Balliu u votua masivisht kundër në Pogradec. Nga 450 anëtarë që votuan, ai mori 310 vota kundër. Votë kundër kandidimit mori dhe ish-kryetari i bashkisë, Eduart Kapri.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Publikohen firmat pro Berishës/ Dega e PD Elbasan: Ishte procesi më demokratik

Publikuar

-

Nga

Bledi Himçi, Sekretari i degës së Partisë Demokratike në qytetin e Elbasanit ka deklaruar se procesi i mbledhjes së firmave për Kuvendin e datës 11 Dhjetor, ka qenë një nga proceset më demokratike.

Në një deklaratë për mediat, ai ka lexuar  lexuar emrat e 272 delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD të cilët kanë firmosur.



LEXO EDHE:  Zgjedhjet e brendshme/ PD përcakton krerët e qarqeve, mungon Tirana

“Prej dy javësh hidhet baltë mbi procesin e hedhjes së firmave në Elbasan. ka qenë një prej proceve më demokratike. 

Të gjitha kanë firmosur me bindje të plotë për të ndryshuar rrjedhën e Partisë Demokratike  272 nga 409, 67% e delegatëve të Elbasanit do të jenë në Kuvendin e PD-së në datën 11 dhjetor”, theksoi Himçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Intervistë-Nga afera korruptive e inceneratorëve tek zhvillimet në PD/ Belind Këlliçi, flet pa dorashka

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, në një intervistë dhënë për CNA.al, ka folur pa dorashka, duke nisur nga situata në PD, firmat, Kuvendi, Foltorja, qëndrimet e Lulzim Bashës dhe duke përfunduar tek afera më e madhe korruptive që është ajo e inceneratorëve.

Sa i përket, Kuvendit Kombëtar të PD-së, Këlliçi ka thënë se kjo gjë është vendosur tashmë, sipas statutit të PD-së, nga vetë demokratët.

“Ju thoni “kuvend paralel”. Kështu do e cilësoja dhe unë nëse kjo thirrje do të vinte në rrugë statutore përpara vendimarrjes së 4.200 delegatëve që zyrtarisht kërkojnë mbledhjen e një Kuvendi të Jashtëzakonshëm. Por jo, kryesia e PD nuk mund të marrë asnjë vendim pasi kanë shprehur vullnetin e tyre 4.200 delegatë, pjesë e organit më të lartë vendimarrës në PD, Kuvendit Kombëtar”, është shprehur Këlliçi.

Më tej ai ka folur edhe në lidhje me zhvillimet në Komisionin hetimor Parlamentar për inceneratorët, duke nënvizuar se një nga njerëzit e inceneratorëve, Mirel Mërtiri po mbrohet nga pushteti.

Më poshtë po sjellim të plotë intervistën:

 CNA: Zoti Basha ka thirrur një kuvend paralel me atë të delegatëve, pra në datën 18 dhjetor. Çfarë do të ndodhë realisht? A mendoni se do të mbahen dy kuvende?

Këlliçi: E vërtetë është se ka kureshtje mediatike për të parë a do t’i qëndrojë këtë herë vendimeve të tij Lulzim Basha apo do të kundërshtojë veten si shpesh ka ndodhur në këto 8 vite të lidershipit të tij. Unë nuk mund të parashikoj qëndrimet e Z. Basha, sepse ato shpesh janë të luhatura.

Nuk hyjmë në zgjedhje me Ramën kryeministër, pastaj hyjmë. Nuk do të ketë kuvend, pastaj do të ketë por kur them unë e jo kur e thërrasin delegatët. Këto qëndrime kontradiktore, të shtrira në kohë, e kanë cënuar mendoj imazhin e kryetarit të PD, e për rrjedhim imazhin e PD si alternativë qeverisëse në zgjedhje.

Ju thoni “kuvend paralel”. Kështu do e cilësoja dhe unë nëse kjo thirrje do të vinte në rrugë statutore përpara vendimarrjes së 4.200 delegatëve që zyrtarisht kërkojnë mbledhjen e një Kuvendi të Jashtëzakonshëm. Por jo, kryesia e PD nuk mund të marrë asnjë vendim pasi kanë shprehur vullnetin e tyre 4.200 delegatë, pjesë e organit më të lartë vendimarrës në PD, Kuvendit Kombëtar.

Organizimet burokratike, me artifica statutore, me keqinterpretime të Statutit të PDSH, siç është “antikuvendi” i datës 18, janë tentativa për ti përçarë dhe më shumë demokratët dhe kjo nuk e nderon kryetarin aktual.

CNA: Kush do shkojë në Kuvendin e datës 11 dhe në atë të datës 18?

Këlliçi: Ka vetëm një kuvend, ai që thirret konform normave statutore, dhe ai që thirret i pari. Kapriçot e tipit “jo 11 por 18, jo 11, po sa” nuk i kanë hije autoritetit dhe staturës që duhet të ketë një kryetar partie. Kjo është lojë kungulleshkash, të cilën nuk kemi as kohën as moshën ta luajmë. Ne garuam në zgjedhjet e 25 prillit me një kalë beteje: Të bënim Lulzim Bashën kryeministër.

Rezultati i kësaj strategjie është i njohur dhe ne sërish mbetëm në opozitë. Prandaj e shoh legjitime thirrjen e delegatëve për një kuvend të jashtëzakonshëm, sepse i tillë është momenti. Po shkonim drejt asgjësimit dhe demokratët nuk mund të pranonin një fund të tillë. Delegatët përfaqësojnë anëtarësinë e PD, vullnetin e saj për ndryshim dhe dalje nga kjo krizë identiteti. Shumica e tyre kërkon thirrjen e Kuvendit Kombëtar, si organin më të lartë vendimmarrës në PD. Do të shkojnë të gjithë ata demokratë që kërkojnë një PD fituese. Të gjithë demokratët që nuk dëshirojnë një disfatë të radhës.

LEXO EDHE:  PD i publikoi dosjen e vëllait/ Fjala e plotë e ministrit Xhafaj

LEXO EDHE:  Sindikata levë e qeverisë/ Spastrime masive të “armiqve” nga Hekurudha

CNA: Nga ana tjetër, po shohim që Foltoret e zotit Berisha kanë qenë gjithmonë të suksesshme, por nga ana e një pjese të deputetëve të PD janë hedhur akuza se edhe në datën 11 dhjetor do të ketë një “Foltore” të dytë? A keni një koment për këtë?



Këlliçi: I ftoj kolegët në fjalë të jenë përfaqësues të zgjedhësve të tyre, jo të vetes, dhe u risjell në vëmendje se mandati i deputetit i përket demokratëve.

Të respektojnë thirrjen e shumicës për Kuvend Kombëtar, edhe nëse nuk bien dakord me vendimet e saj. Në demokraci vendos shumica. Nëse Lulzim Basha ndihet shumicë, pasi kështu ka deklaruar, le të jetë ai i pari që do të hyjë në portën e Pallatit të Kongreseve sëbashku me 95% të bazës që e mbështet atë.

Nuk është serioze që partia mblidhet në kuvend, ndërsa kryetari qëndron në seli dhe ruan vulën. Kryetar pa anëtarësi dhe udhëheqës pa popull nuk ka. Kryetar të bëjnë njerëzit, jo vula!

Është shqetësuese që bën habi kaq të madhe thirrja e një kuvendi nga vetë baza e partisë. Është tregues i kulturës sonë demokratike. Unë jam për demokraci pjesëmarrëse, e ushtruar drejtpërdrejtë nga sovrani.

 CNA: Z. Shehaj ka qenë në zyrën e Palokës ku ka verifikuar firmat. Pas këtij veprimi, ndaj Shehajt kanë nisur një sërë akuzash dhe sulmesh. Rasti më i fundit ishte ai i një delegateje, e cila pretendon se i është falsifikuar firma. Ju a i keni vërtetuar firmat në zonën ku ishit drejtues politik? A keni konstatuar shkelje?

Këlliçi:  Kam qenë dhe jam në kontakt ditor me delegatët dhe anëtarësinë e zonave të mia zgjedhore si dhe me delegatët e FRPD. Kush ka dëshirë të njohë qëndrimin e bazës mjafton të dalë në bazë e të takohet me demokratët. Nga televizori, nga telefoni, nga zyra apo shtëpia, është e vështirë të kuptosh më shumë.

Shumë prej delegatëve të zonës kanë patur dëshirën të ndanin me mua informacionin se kishin firmosur thirrjen për Kuvend Kombëtar. Nuk kishte asnjë hezitim për të biseduar hapur.

Të tjerë delegatë nga zona e Kombinatit në Njësinë nr.6 u shfaqën me krenari në ekrane për të treguar formularin e plotësuar. Demokratët nuk kanë asnjë arsye të turpërohen, as t’i frikësohen fjalës së lirë dhe mendimit ndryshe, që janë pasaporta jonë, identiteti ynë politik, arsyeja përse PD është themeluar 30 vjet më parë. Nuk do të trokas derë më derë për të vërtetuar a janë demokratë demokratët apo jo. Shkeljet bëhen në kupolën e partisë, jo në bazë.

CNA: Përtej kësaj, ju keni qenë edhe një nga zërat më të fortë që keni denoncuar aferën e inceneratorëve. Në komision keni deklaruar se Mirel Mërtiri po mbrohet nga socialistët. Nga kush konkretisht, a keni emra?

Këlliçi:  “Burrat e shtetit” po na fshihen pas gishtit. Jemi përballë një orkestre socialiste që dirigjohet nga Rama dhe Veliaj për të prodhuar zhurmë. Zhurmë që synon të pengojë të vërtetën të mbërrijë në shtëpitë e shqiptarëve, në ekranet e televizorëve të tyre.

Komisioni hetimor parlamentar kërkon informacione nga bankat private, por informacionet nuk na jepen të plota. Anëtarët socialistë të komisionit janë trajnuar nga drejtoria e propagandës, për t’i vendosur të vërtetës shkopinj në rrota. Për fat të keq bashkëpunëtorë të censurës ka edhe në media. Shumica dërrmuese e anëtarëve socialistë i marrin argumentet nëpërmjet celularit.

Mërtiri mbrohet nga pushteti sepse pushteti qëndron pas Mërtirit. Synohet të pengohet demaskimi i kupolës, ku Mërtiri është vetëm një mëkëmbës, që nëse bie i merr me vete. Dhe me vete do ti marrë!/CNA.al

Intervistoi: Elisjeda Kiko

LEXO TE PLOTE

Politikë

Afera me inceneratorët/ Zbulohet se kush qëndron pas Mirel Mërtirit

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, i cili është pjesë e Komisionit hetimor parlamentar për inceneratorët, vijon të ngrejë zërin për aferën më të madhe korruptive të shekullit.

Në një intervistë për CNA.al, Këlliçi ka dhënë alarmin se po pengohet hetimi parlamentar për inceneratorët.

Sipas tij tij, ata ndodhen përballë një orkestre të dirigjuar nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Burrat e shtetit” po na fshihen pas gishtit. Jemi përballë një orkestre socialiste që dirigjohet nga Rama dhe Veliaj për të prodhuar zhurmë. Zhurmë që synon të pengojë të vërtetën të mbërrijë në shtëpitë e shqiptarëve, në ekranet e televizorëve të tyre.

Komisioni hetimor parlamentar kërkon informacione nga bankat private, por informacionet nuk na jepen të plota. Anëtarët socialistë të komisionit janë trajnuar nga drejtoria e propagandës, për t’i vendosur të vërtetës shkopinj në rrota”, është shprehur Këlliçi.

Më tej ai ka thënë se për fat të keq bashkëpunëtorë të censurës ka edhe në media dhe se shumica dërrmuese e anëtarëve socialistë i marrin argumentet nëpërmjet celularit.

LEXO EDHE:  50 shades of Lulzim Basha

LEXO EDHE:  50 shades of Lulzim Basha

Këlliçi, nuk folur edhe me emra, duke thënë se njërin prej njerëzve të inceneratorëve, Mirel Mërtirin e mbron pushteti.

Dhe nëse Mërtiri, sipas tij,  bie, bashkë me të  bie edhe kupola.

Mërtiri mbrohet nga pushteti sepse pushteti qëndron pas Mërtirit. Synohet të pengohet demaskimi i kupolës, ku Mërtiri është vetëm një mëkëmbës, që nëse bie i merr me vete. Dhe me vete do ti marrë”, është shprehur Këlliçi./CNA.al

 

Inceneratorët që “djegin” para/ Mbi 20 milionë euro më shumë se parashikimi në kontratë



Një dokumet që i duhet SPAK për mafien e plehrave

Thellohet skandali me matësat/ Klodian Zoto shtrin tentakulat edhe tek ujësjellësi i Lushnjës

Komisioni hetimor për inceneratorët/ PD nis 12 kërkesat

Afera e inceneratorëve/ LSI i nxjerr të “palarat” Bashës: Na preve në besë, je skllav i Rilindjes

CNA.al mposht Mirel Mërtirin/ Njeriu i inceneratorëve dhe ortaku i Ben Blushit dhe Vjollca Hoxhës dështon në gjykatë

LEXO TE PLOTE