Connect with Us

Video/ Isko bën ironi me Zidanin: Kur më fut nga minuta e parë, mezi pret të…

La Liga

Video/ Isko bën ironi me Zidanin: Kur më fut nga minuta e parë, mezi pret të…

Publikuar

-

Të shtunën u luajt “El Clasico” e parë e këtij sezoni dhe në “Camp Nou”, të cilën Real Madrid fitoi me shifrat 3-1. Mungesa e tifozëve ishte hendeku më i madh i kësaj ndeshje, duke u krijuar atmosfera e një ndeshje stërvitore pa entuziazëm dhe pa presionin pozitiv të spektatorëve, për të cilët luhet edhe ky sport.

Gjatë këtyre muajve të fundit, që tifozët nuk janë lejuar në fushë për shkak të masave të marra prej pandemisë, diçka e veçantë ka qenë të dëgjonim fjalët e protagonistëve në fushë, diçka që nuk e kishim bërë më parë për shkak të zhurmës dhe entuziazmit të tifozëve.

Gjatë “El Clasicos” kamerat kanë inkuadruar një episod mjaft interesant në stolin e Real Madrid. Isko po bisedonte me shokët e tij, mes tyre Marcelo, Lukas Vaskez dhe Modriç dhe dëgjohet teksa “qan hallet” me ta, duke u ankuar për mosaktivizimin e tij nga trajneri Zidan.

“Kur ai (Zidan) më aktivizon në formacionin e parë, mezi pret të më nxjerrë dhe e bën këtë pas një pjese lojë ose në minutën e 50-të. Ndërsa kur jam në stol më aktivizon në minutën e 80-të”, u shpreh mesfushori, teksa ata që po e dëgjonin ia plasën të qeshurës. I gjithë ky episod është regjistruar me audio dhe figurë dhe po bën xhiron e rrjetit.

Me siguri Isko do e marrë dënimin e tij, teksa prej muajsh flitet për largimin e tij nga Real. Juventus e kërkon prej muajsh dhe është gati të japë rreth 40 milionë euro për mesfushorin, i cili ka luajtur në katër ndeshje në La Liga këtë sezon, dy prej të cilave si titullar dhe regjistron një mesatare prej 37 minutash për ndeshje.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Video/ Spektakël në “El Clasico”, Reali i Zidanit “leksion” Barcelonës

Publikuar

-

Nga

Reali i Madridit ka mposhtur me rezultatin 3-1 Barcelonën, duke u larguar nga “Kamp Nou” si fitues të “El Clasicos”.

Që në fillim ndeshja nisi me spektakël, teksa skuadra e Zidanit kaloi në avantazh me anë të Valverdes në minutën e 5’. Megjithatë ky avantazh zgjati shumë pak, pasi Fati barazoi shifrat në minutën e 8-të. Pas kësaj rastet për të dyja skuadrat ishin të shumta, por asnjëra nuk ia doli të shënojë golin e avantazhit në pjesën e parë.

Pikërisht golin e avantazhit e gjeti Reali në minutën e 63’, teksa pas një penalltie të fituar nga Ramos, ishte pikërisht ky i fundit që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, për t’i dhënë avantazhin të tijve.

Ky gol duket se i tronditi katalanasit, të cilët dukeshin të pafuqishëm për të reaguar. Për të hipotekuar fitoreën e madrilenëve, mendoi Luka Modriç, i cili pas një aksioni të ndërtuar vetë, ia doli të shënojë në minutën e 91’.

Me këtë fitore Reali shkon në kuotën e 13 pikëve dhe renditen në vendin e parë, ndërsa katalanasit mbeten në kuotën e 7 pikëve në vendin e 10-të.

FT: BARCELONA – REAL MADRID 1-2

Fati 8′ / Valverde 5′ , Ramos 62′, Modriç 91′

 

LEXO TE PLOTE

La Liga

Video/ Penalltia e Realit, në Spanjë plasin polemikat

Publikuar

-

Nga

Real Madrid rikthehet sërish në avantazh në “El Clasicon” kundër Barcelonës. Në minutën e 61-të, Sergio Ramos fitoi një penallti pasi u mbajt në zonë. Nga pika e bardhë mbrojtësi spanjoll nuk do të gabonte, edhe pse nuk e ekzekutoi në mënyrë perfekte.

Në Spanjë kanë nisur polemikat për penalltinë e akorduar në favor të Realit.

LEXO TE PLOTE

La Liga

VIDEO/ Dy gola për 4 minuta, Barcelona dhe Reali dhurojnë spektakël

Publikuar

-

Nga

“El Clasico” është ndeshja më e madhe e globit. Për vite me radhë yjet e futbollit kanë dhuruar spektakël dhe vëmendja e madhe ka qenë te sfida mes Leo Mesit dhe Kristiano Ronaldos.

Por prej dy sezonesh ky duel nuk është më, teksa stafetën e kanë marrë futbollistët e rinj. Megjithatë, “klasikja” vazhdon të mbetet një nga duelet më madhështore të futbollit, edhe pse këtë sezon është quajtur “klasikja” e krizës.

Ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme ky duel. Dy gola për 4 minuta. Fillimisht realizoi Reali me Valverde, më pas barazuan katalanasit me Ansu Fati.

LIVE: BARCELONA – REAL 1-1

Fati 9′ / Valverde 5′ 

 

LEXO TE PLOTE