Connect with Us

Video/ Futbollisti 23-vjeçar realizon supergol dhe i dhuron fitoren jetike skuadrës së tij

Sport

Video/ Futbollisti 23-vjeçar realizon supergol dhe i dhuron fitoren jetike skuadrës së tij

Publikuar

-

Arian Kabashi është pjesë e Elfsborg, por drejtuesit e klubit të njohur suedez vendosën ta huazonin janarin e këtij viti në divizionin e dytë tek ekipi Dalkurd. 23-vjeçari ka realizuar një gol fantastik ditën e djeshme, duke i dhuruar tre pikët skuadrës së tij pas fitores 0-1 në transfertën ndaj AFC Eskilstuna.

Sulmuesi shqiptar u fut në fushë në minutën e 57-të dhe i mjaftuan 13 minuta për të zhbllokuar takimin. Kabashi ekzekutoi në mënyrë mjeshtërore një goditje dënimi dhe topi përfundoi në trekëndësh.

Goli i dytë në kampionat për lojtarin ofensiv, falë të cilit Dalkurd siguroi tre pikë të rëndësishme për objektivin mbijetesë. Me këtë skuadër aktivizohet edhe sulmuesi Liridon Selmani, i cili ka shënuar 3 gola këtë sezon.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Zyrtare/ Bledar Devolli prezantohet te skuadra e re

Publikuar

-

Nga

Bledar Devolli është rikthyer në drejtim, teksa sot është bërë zyrtarisht trajner i klubit të Drenicës, në Superligën e Kosovës. Ish-trajneri i Kamzës, Kastriotit apo Tomorit, tashmë nis një detyrë të re dhe të vështirë duke qenë se ka marrë përsipër një skuadër e cila aktualisht renditet në vendin e shtatë të klasifikimit pas tetë javëve të para.

Megjithatë, kampionatin e Kosovës, Devolli e njeh teksa në të kaluarën ka pasur nën menaxhim edhe ekipin e KEK-ut.

Në fjalët e para si trajner i Drenicës, Devolli u shpreh se për të nuk ka rëndësi kontrata, por të bëjë një punë të mirë. “Për mua nuk është me rëndësi kontrata të cilën do ta firmosi, për mua primare është që ta krijojë një karrierë të mirë në Drenicë”, ishin fjalët e trajnerit Bledar Devolli.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Tronditet Milani, ylli i skuadrës dhe Hauge rezultojnë pozitivë me COVID para sfidës ndaj Romës

Publikuar

-

Nga

Milan ka marrë një lajm shumë të keq pak para ndeshjes ndaj Romës në kampionat. Klubi kuqezi ka njoftuar nëpërmjet një komunikate zyrtare, se portieri Xhanluixhi Donaruma dhe Jen Hauge kanë rezultuar pozitiv me Koronavirus.

Të dy lojtarët duhet të futen menjëherë në karantinë dhe nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen e sotme, por edhe për ndeshjet në dy javët e ardhshme. Kjo goditje për “Djallin” vjen në një moment shumë të mirë që po kalonte skuadra, që deri në këtë pikë të kampionatit ka marrë maksimumin e pikëve.

Më e rëndësishme do të jetë mungesa e Donarumës, i cili ishte një titullar i padiskutueshëm i kuqezinjve dhe një siguri në portë.

LEXO TE PLOTE

Sport

U mposhtën nga Oriku në miqësore, shpërthen keq Idrizi: Çështë ky ekip?! Gjysma të ikin

Publikuar

-

Nga

Administratorin Sinan Idrizi nuk e mbajti vendi pas golit të dytë të Orikut. Sapo përfundoi ndeshja, ai zbriti në fushë dhe iu drejtua me tone të larta stafit teknik të Flamurtarit, ndërsa aty pranë ishte edhe një pjesë e ekipit, që po stërvitej nga përgatitësi atletik, Rui Sampaio. “Çfarë është kjo paraqitje? Çfarë është ky ekip. Gjysma e lojtarëve të ikin në shtëpi, e gjithë mbrojtja të ikë. Mos bëni prova me të rinjtë”, ka thënë Idrizi.

Në tunel ai u përball me trajnerin Memushi, i cili i tha: “President, çfarë ke? Ndeshje miqësore është, provohen lojtarët e rinj”. Por Idrizi ishte i vendosur në mendimin e tij. “Nuk ka kohë për prova, çfarë janë këto prova? Jemi para nisjes së kampionatit”, iu përgjigj administratori i klubit vlonjat.

LEXO TE PLOTE