Connect with Us

U mposhtën nga Oriku në miqësore, shpërthen keq Idrizi: Çështë ky ekip?! Gjysma të ikin

Sport

U mposhtën nga Oriku në miqësore, shpërthen keq Idrizi: Çështë ky ekip?! Gjysma të ikin

Publikuar

-

Administratorin Sinan Idrizi nuk e mbajti vendi pas golit të dytë të Orikut. Sapo përfundoi ndeshja, ai zbriti në fushë dhe iu drejtua me tone të larta stafit teknik të Flamurtarit, ndërsa aty pranë ishte edhe një pjesë e ekipit, që po stërvitej nga përgatitësi atletik, Rui Sampaio. “Çfarë është kjo paraqitje? Çfarë është ky ekip. Gjysma e lojtarëve të ikin në shtëpi, e gjithë mbrojtja të ikë. Mos bëni prova me të rinjtë”, ka thënë Idrizi.

Në tunel ai u përball me trajnerin Memushi, i cili i tha: “President, çfarë ke? Ndeshje miqësore është, provohen lojtarët e rinj”. Por Idrizi ishte i vendosur në mendimin e tij. “Nuk ka kohë për prova, çfarë janë këto prova? Jemi para nisjes së kampionatit”, iu përgjigj administratori i klubit vlonjat.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

Konferenca për shtyp, trajneri Reja: Ja pse mungojnë Manaj dhe Balliu

Publikuar

-

Nga

Në konferencën e parë për shtyp para dy ndeshjeve të radhës ndaj Anglisë dhe Andorrës që janë edhe dy takimet e fundit pë kuqezinjtë në kualifikueset e Botërorit Katar 2022, trajneri i Shqipërisë Edoardo Reja zbuloi prapaskenat se përse ka lënë jashtë sulmuesin Rey Manaj dhe mbrojtësin Ivan Balliu, ndërsa komentoi edhe mungesat e Gjimshtit dhe Balliut.



“Pse mungojnë Balliu dhe Manaj, Sulmuesi mungon për faktin që nuk i pasoi Uzunit në ndeshjen me Poloninë? “Jo absolutisht, kam folur me Manaj se ka pasur disa probleme. Ka qenë me grip, ka luajtur edhe pak ndeshje. Më ka thënë se nuk është në gjendjen më të mirë, e kemi vendosur bashkarisht. Kam folur edhe me Balliun dy herë dhe ka pasur një problem me pubalgjinë dhe nuk ka arritur të rikuperojë, pavarësisht se ka luajtur me klubin. Do t’i nënshtrohet sërish testeve të tjera. Kisha dëshira ta shihja, më vjen keq sepse në ndeshjen e fundit ka pasur COVID. Ka shumë mungesa që na kondicionojnë dhe janë lojtarë të rëndësishëm si Abrashi, Gjimshiti” theksoi Edoardo Reja.

LEXO TE PLOTE

Sport

FORMACIONET ZYRTARE/ Magani dhe Brdaric marrin vendimet, zbardhen titullarët e Egnatia – Vllaznia

Publikuar

-

Nga

Kategoria Superiore mbyll sot javën e tetë me duelin Egnatia – Vllaznia. Në 13:45 në stadiumin e ri të Rrogozhinës, dy skuadrat do masin forcat për objektivat sezonalë, ndërsa pas këtij dueli do kenë disa ditë pushim për shkak të ndeshjeve të ekipeve Kombëtare.

Për vendasit e Maganit, paraqitja e mirë përpara tifozëve është detyrim, ndërsa vijnë të plotë në këtë duel. Nga ana tjetër, Brdaric nuk do ketë Djurdjevic, teksa rikuperohen Diagne, Latifi dhe Jonuzi. Të dy trajnerët kanë bërë zgjedhjet e titullarëve.

Formacionet zyrtare:

Egnatia (4-3-3): Puja, Ymeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça, Telushi, Iseni, Jackson, Çyrbja, Imeri, Pedro



Vllaznia (4-4-2): Zogovic, Gurishta, Adili, Fallou Diagne, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Kruja, Da Silva, Aralica, Latifi

Gjyqtarë: Kreshnik Bajramaj, Renato Malaj, Xhuljo Mani, Olti Çela

VAR: Florjan Lata, Denis Rexha

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

ZYRTARE/ Nisje katastrofale e sezonit, klubi i Premier Ligës shkarkon trajnerin

Publikuar

-

Nga

Den Smith nuk është më trajner i Aston Vilës. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi nga Birmingami me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj duke deklaruar se tekniku 50-vjeçar është shkarkuar nga detyra e trajnerit.

Smith lë kështu pas tre vitesh klubin me plot emocione dhe arritje ku dërgoi Aston Vilën sërish në Premier Ligë dhe duke humbur një finale të Kupës së Anglisë ndaj Mançester Sitit.

Fatale për britanikun ishin rezultatet e munguara në këtë fillim sezoni, teksa renditen në vendin e 16 në kuotën e 10 pikëve në elitën e futbollit anglez.



LEXO TE PLOTE