LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U izolua kot, Gnabry nuk është me Covid-19

26 Tetor 2020, 15:06, Sport CNA
U izolua kot, Gnabry nuk është me Covid-19

Testet për COVID-19 janë kthyer në normalitet në futbollin e sotëm, për t?u siguruar që futbollistët të mos jenë infektuar dhe të shpërndajnë virusin e rrezikshëm. Por kjo nuk do të thotë se ata janë 100% të saktë.

Këtë e ka kuptuar shumë mirë Serge Gnabry, mesfushori i Bayern Munchen, i cili të mërkurën alarmoi të gjithë pasi u lajmërua se kishte rezultuar pozitiv dhe atë natë nuk do të luante në ndeshjen kundër Atletico Madridit.

Futbollisti u izolua menjëherë nga pjesa tjetër e skuadrës dhe përfundoi në karantinë duke pritur atje rezultatet e testeve, ndërsa nuk u aktivizua as në Ligën e Kampioneve dhe as në Bundesligë.

Por lojtari rezultoi negativ në të gjithë testet e vazhdueshme që kreu që pas atij të ditës së martë.

Klubi bëri të ditur se edhe testi i fundit antigen kishte rezultuar negativ.

Kështu, rezultati para sfidës me Atletico Madrid ishte cilësuar “fals pozitiv” dhe Gnabry ishte i lirë të dilte nga karantina ku kishte qenë gjatë të gjithë kësaj jave.

Që nga nesër ai mund t?i bashkohej skuadrës në stërvitje për të marrë pjesë në përgatitjet për ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundër Lokomotiv Moskës.

Lajmet e fundit nga