LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trajneri i skuadrës së Kategorisë së Dytë infektohet me COVID-19

26 Tetor 2020, 20:40, Sport CNA
Trajneri i skuadrës së Kategorisë së Dytë infektohet me

Koronavirusi është duke u përhapur me shpejtësi, teksa ditët e fundit janë regjistruar shifra rekord për sa i përket të infektuarve. ?Panorama Sport?, mëson se ditën e sotme ka rezultuar pozitiv edhe trajneri i skuadrës së Gramshit, Leonard Toçila.

Mësohet se pas përgjigjes së tamponit, është karantinuar stafi teknik që ka pasur kontakt me trajnerin. Ne 24 orët e fundit ne Gramsh kanë rezultuar 10 raste pozitive me COVID- 19.

Kujtojmë që edhe në Kategorinë e Dytë, ku militon Gramshi, sezoni nuk ka startuar, teksa mbahet ?peng? nga bojkoti i Ligës Profesioniste.

Lajmet e fundit nga