Connect with Us

Tifozët në ankth për pjesëmarrjen ndaj Barcelonës, ja çka bërë sot Ronaldo

Sport

Tifozët në ankth për pjesëmarrjen ndaj Barcelonës, ja çka bërë sot Ronaldo

Publikuar

-

Kristiano Ronaldo postoi të shtunën një foto në “Instagram” ku festonte: “Siiiii”. Dhe për juventinët u duk sikur portugezi kishte marrë përgjigjen e tamponit negativ, pas infektimit me “COVID”, por në të vërtetë ishte thjesht e kundërta.

Sulmuesi bardhezi festonte për fitoren e ish-shokëve të tij të Realit të Madridit, që mposhtën Barcelonën në klasiken spanjolle, ndërsa sot pritet që të jetë dita vendimtare. CR7 iu nënshtrua tamponit nga përgjigjja e të cilit varet prezenca e tij në fushë të mërkurën, ndaj Barcelonës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

VIDEO/ Partizani dhe Tirana dalin “huq” në derbi, festojnë rivalët e Teutës

Publikuar

-

Nga

Derbi i fundit i këtij sezoni mes Partizanit dhe Tiranës është mbyllur në një barazim pa gola, që me siguri nuk ka kënaqur asnjë prej skuadrave pasi kanë humbur terren në krahasim me rivalët direkt sa i përket luftës për titull dhe Europës.

Derbi i sotëm ka folur fillimisht për Partizanin, i cili iu afrua më shumë golit në pjesën e parë, me Zhunior që shpërdoroi para Bekajt e me të kuqtë që panë t’u anulohet një gol i Çinarit. Ndërsa në fund, ishte Asani ai i cili tronditi traversën.

Por pas pushimit, sfida u ekuilibrua disi, edhe pse Tirana rrinte e mbledhur në mbrojtje duke mos lënë hapësira për sulmin e të kuqve. Këta të fundit provuan deri në fund që të fitonin ndeshjen, por nuk ia dolën të shfrytëzonin rastet që krijuan deri në minutat shtesë të sfidës.

PARTIZANI-TIRANA 0-0

Partizani: Hoxha, Mala (90’+2′ Idrizaj), Bitri, Belica, Hakaj, Broja (88; Kote), Murataj (78′ Hasani), Bardhi, Asani, Çinari (78′ Cara), Zhunior (88′ Kardoso).
Trajner: I. Daja

Tirana: Bekaj, Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari, Toshevski, Batha, Çelhaka, Danso (90′ Kale), Ismajlgeci, Torasa (55′ Giamfi), Seferi.
Trajner: O. Shehi

KV: Broja / Vangjeli, Najdovski, Danso

Gjyqtar: Eldorian Hamiti

MINUTË PAS MINUTE

90’+5’ Mbyllet ndeshja në barazim pa gola.

90’+3’ Hasani merr një pasim të artë dhe shfaqet para Bekajt, ndalohet në momentin e fundit nga prapavija bardheblu.

90’+2’ Asani nis një harkim perfekt për Kardozon në shtyllën e dytë, ky i fundit nuk kthen dot sferën në rrjetë.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

90’ Pas një goditje nga këndi, janë dy mundësi shënimi radhazi për të kuqtë, por në të dy rastet topi bllokohet nga mbrojtësit.

89’ Bekaj humb topin në kufijtë e zonës dhe Asani nga e djathta gjuan drejt portës, sfera ndalet nga nj mbrojtës para se të përfundojë në katërkëndor.

87’ Shumë gabime në pasimin e fundit pranë zonës kundërshtare për të dy skuadrat që kanë pak mundësi që të rrezikojnë portën.

81’ Qarkullim i gjatë i topit i Partizanit në gjysmëfushën e Tiranës, por pa gjetur asnjë të çarë për t’iu afruar portës kundërshtare.

78’ Daja vendos të ndryshojë mesfushën duke aktivizuar Hasanin e Carën në minuta e fundit të sfidës.

73’ Bardhi humb topin në zonë dhe Giamfi pason për Seferin e vetëm në qendër. Sulmuesi gabon gjithçka me gjuajtjen e tij duke e fluturuar topin mbi traversë.

68’ Një goditje nga këndi për Partizanin sheh një top të harkuar nga Asani të goditet me kokë nga Belica, por sfera kalon mbi traversë.

63’ Hoxhallari mundohet të shënojë me një të majtë të fuqishme nga distanca, sfera përfundon jashtë katërkëndorit.

62’ Bitri shpëton Partizanin. Danso nxjerr Seferin para Hoxhës, por ndërhyrja e Bitrit është e jashtëzakonshme dhe eviton një gol të sigurt.

53’ Torasa nuk mund të vazhdojë më dhe i lë vendin në fushë Giamfit.

52’ Murataj nxjerr Asanin në pozicion të mirë në të djathten, mesfushori gjuan por Bekaj kontrollon në dy kohë.

47’ E nis menjëherë me vrull Partizanin pjesën e dytë, duke krijuar menjëherë dy situata të vështira para portës bardheblu, por pa finalizuar.

46’ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime në radhët e dy ekipeve.

Mbyllet pjesa e parë.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

45′ Momente tensioni në fushë e lojës, pas ndërhyrjes së rrezikshme të Dansos ndaj Çinarit. Futbollisti i Tiranës ndëshkohet me karton të verdhë.

40′ Traversa i mohon golin e avantazhit futbollistit të Partizanit, Jasir Asani, pas një tentativë nga goditja e dënimit në krahun e djathtë, fati nuk ka qenë me të kuqtë në këto minuta. “Dridhet” bardheblutë.

39′ Najdovski ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje me kohë vonesë ndaj Malës. I drejtë vendimi i gjyqtarit Hamiti.

33′ Tjetër pretendim i Tiranës për prekje të topit me dorë brenda zonë, pas dueli mes Dansos dhe Belicës. Tefik Osmani ndëshkohet në stol me karton të verdhë për protesta.

32′ Çinari gjen rrugën e rrjetës, por goli anulohet për pozicion jashtë loje, nga anësori Myftari.

31′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Broja për ndërhyrje të ndaj Torasës.

30′ Mundësi e shkëlqyer për Partizanin, e pabesueshme çfarë shpërdoron Stenio Zhunior, te zona e 5 metërshit. Te stoli i kuq kërkojnë penallti. Rasti më i mirë deri në këto minuta.

26′ Kristi Vangjeli ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Asanit. Futbollisti i parë i ndëshkuar në këtë sfidë, e cila deri tani ka qenë mjaft korrekte.

23′ Partizani fiton goditjen e dytë nga këndi në këtë sfida.

17′ Kundërpërgjigjet Partizani me Jasir Asanin, gjuajtja e tij ishte qëndrore dhe u ndal pa problem nga portieri Bekaj.

16′ Shans i mirë për Tiranën, Seferi ul bukur në hyrje të zonës një top për Danson, që provon me të majtën. Futbollisti i skuadrës bardheblu, nuk koordinohet siç duhet, tentativa e tij ishte e gabuar dhe shkon shumë larg portës.

14′ Danso pretendon për prekje të topit me dorë brenda zonës, por për gjyqtarin Hamiti, gjithçka e rregullt, protestojnë futbollistët bardheblu.

9′ Pasiguri e Bekajt, portieri i Tiranës, i dhuron goditjen e parë nga këndi Partizanit. Harkon Murataj, por kontrollon gjithçka gardiani bardheblu.

7′ Intesitet shumë i lartë në keto minuta, me të dyja skuadrat që luftojnë fuqishëm për çdo top. Të dy skuadrat duken të etura për ta fituar ndeshjen.

5′ Tirana e nis vrullshëm sfidën, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në gjysmëfushën e Partizanit, por ende asnjë rast i rrezikshëm në portat respektive.

1′ Ka startuar sfida në “Air Albania”, bardheblutë luajnë topin e parë nga qendra.

LEXO TE PLOTE

Sport

Dovedan: Çfarë të them, me këtë humbje jemi të rënë nga Superiorja!

Publikuar

-

Nga

Humbja me Vllazninë e afron shumë Bylisin me rënien dhe Kategorinë e Parë. Trajneri i Bylisit, Velkjo Dovedan refuzoi të fliste në konferencën pas ndeshjes. Gazetari, Alban Xhihani sqaroi se trajneri i Bylisit i kishte kërkuar që të mos të fliste pasi nuk kishte çfarë të thoshte.

Sidomos pas kësaj disfate në shtëpi që e ka rrezikuar shumë skuadrën e tij. Më tej, gazetari i “Supersport”, tregoi se trajneri ishte tepër i dëshpëruar dhe tha që ndeshja me Vllazninë ishte shansi i fudit për të mbijetuar në Superligë…

Bylisi ka dy ndeshje radhazi në transfertë tashmë, me Kukësin dhe Kastriotin dhe e mbyll në javën e fundit në Ballsh me Partizanin…

LEXO TE PLOTE

La Liga

PSG “parakalon” presidentin Perez, Sergio Ramos drejt Francës

Publikuar

-

Nga

Sergio Ramos ka qenë i pafat këtë periudhë. Shumë dëmtime dhe pak aktivizim, teksa plot mjegull është e mbushur e ardhmja e tij. Në fund të sezonit del lojtar i lirë, dëshira për të vijuar me Real Madrid ekziston, por nuk ka dakordësi mes palëve.

Presidenti Perez i ofron rinovimin me një vit, me opsionin për një tjetër, por 35-vjeçari kërkon dy vite të tjera për të firmosur. Negociatat janë ndërprerë prej kohësh, situatë prej së cilës po tenton të përfitojë PSG.

Kampionët e Francës e kërkojnë prej kohësh. Tani kanë vendosur të shpejtojnë për t’i dhuruar trajnerit Pochettino një emër të madh dhe një lider në repartin e mbrojtjes. Drejtori sportiv, Leonardo po tenton të shfrytëzojë raportet e mira me vëllanë e Ramos.

Oferta? Footmercato zbulon se PSG ka gati një ofertë “2+1” për kapitenin e Realit. Sigurisht edhe një bonus prej tetë shifrash në momentin që firmoset kontrata. Propozim shumë më i bukur dhe më tundues se i Realit. Në fund vendos lojtari andaluzian.

LEXO TE PLOTE