Connect with Us

Të gjithë rrinë në kafe/ Por cilat grupmosha shpenzojmë më shumë për bare e restorante

Sociale

Të gjithë rrinë në kafe/ Por cilat grupmosha shpenzojmë më shumë për bare e restorante

Publikuar

-

Teksa Shqipëria është ndër vendet me numrin më të lartë të bar restoranteve në botë, në raport me popullsinë, a e dini se cilat janë grupmoshat që shpenzojnë më shumë para dhe kohë për bare dhe restorante.

Grup moshat e reja nga deri në 34 vjeç shpenzojnë më shumë në hotele dhe në restorante në raport me grup moshat e tjera të popullatës që jetojnë në Shqipëri.  Pas të rinjve shpenzimet më të larta për argëtim i ka grup mosha 55-64 vjeç.

Të dhënat zyrtare të INSTAT nga anketa e nivelit të jetesës, tregojnë se gjatë vitit 2019 të rinjtë deri në moshën 24 vjeç kishin shpenzimet më të larta për argëtim, me rreth 11 për qind të shpenzimeve të tyre mujore. Këto shpenzime erdhën në  rritje në raport me një vit më parë, kur ishin 9.5 për qind.

Grupi i tjetër i popullatës në moshë të re, 25-34 vjeç kishte shpenzimet më të larta për argëtim me rreth 6.4 % të shpenzimeve të tyre mujore.

Sipas shpjegimeve të INSTAT shpenzimet e larta të të rinjve për bare e restorante në raport me totalin lidhen me faktin se ato kanë një buxhet të ulët në dispozicion për të shpenzuar, që e shpenzojnë kryesisht për bare e restorante, teksa një pjesë tjetër e nevojave të grupmoshave të reja të tilla si, të tilla si banesa, ushqimet etj. përballohen nga prindërit.

Grupmoshat e tjera nga 34-55 vjeç kanë shpenzime me të moderuara për argëtim duke i dedikuar më pak se 5 për qind te shpenzimeve mujore. Kjo lidhet edhe me faktin se, këto grupmosha janë të angazhuar më shumë me  detyrime familjare dhe rritjen e fëmijëve.

Kur familjet çlirohen nga detyrimet “financiare” prindërore mbi moshën 55 vjeç nisin të shpenzojnë më shumë për argëtim. Sipas INSTAT grupmosha 55-64 vjeç shpenzoi në restorante dhe hotele 6% të buxhetit mujor më 2019 me një rritje 1 pikë përqindje në raport me vitin 2018.

Por të rinjtë nuk shpenzojnë vetëm të ardhurat e tyre në kafe, por edhe kohën. Një studim i kryer nga fondacioni “Friedrich Ebert” në Tiranë, rezultoi se të rinjtë shqiptarë harxhojnë çdo ditë mesatarisht, 2.3 orë duke parë televizor, si dhe 3.9 orë online.  Kafenetë zënë një pjesë të konsiderueshme të jetës së të rinjve shqiptarë. Sipas studimit në fjalë, të publikuar së fundmi, gjysma e të rinjve të pyetur e kalojnë shpesh kohën e lirë duke frekuentuar kafene dhe lokale, ndërkohë që 21% e bëjnë këtë me raste.

LEXO EDHE:  Shqipëria emëton bondin 500 milionë euro

Shpenzimi i kohës së lirë nga të rinjtë është i rëndësishëm, sepse tregon elemente të tjera të jetës së tyre, si dhe të planeve për të ardhmen.

Sipas INSTAT, i cili publikon konsumin final -të familjeve sipas grupeve kryesore, në 2018-n, viti i fundit kur janë në dispozicion të dhënat, shpenzimet totale për grupin e bare restorante e hotele ishin 47.8 miliardë lekë, ose rreth 385 milionë euro, duke shënuar një nivel rekord dhe duke u rritur me 11% në raport me vitin e mëparshëm.

Sipas të dhënave të tjera të INSTAT numri i aktiviteteve që ofronin shërbim të pijeve arriti në 14,776 gjatë vitit 2018, duke u rritur me 4% në raport me një vit më parë, pas një rënieje në vitin e mëparshëm.

Në raport me popullsinë, Shqipëria numëron 518 bare për çdo 100 mijë banorë, duke kapur rekord jo vetëm në Europë, por edhe në botë. Ndërsa lë shumë pas vendet e Ballkanit Perëndimor./B.Hoxha-Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Marrin fund ditët me shi/ Gjysma e dytë e majit sjell rritje të temperaturave deri në 30 gradë celsius

Publikuar

-

Nga

Marrin fund ditët me shi/ Gjysma e dytë e majit sjell rritje të temperaturave deri në 30 gradë celsius

Adiola Bani ka folur për situatën meterologjike në vend, ku tha se këtë të dielë pritet që shirave t’u vijë fundi për të sjellë një javë me kthjellime dhe pak vranësira.

Në një prononcim për Report tv, ajo është shprehur se shiu do të jetë i papërfillshëm ditën e nesërme, teksa shtoi se breshëri që ka rënë dje, kryesisht në Shkodër, ishte një ngjarje ekstreme.

Fenomeni i breshërit është më se normal në stinën e pranverës, madje gjatë kësaj periudhe e kemi pasur shumë pak prezent, por situata e ndodhur në Shkodër ditën e shtunë pas mesnate do e konsideronim  ngjarje ekstreme pasi kemi pasur një sasi të konsiderueshme.

Brenda 50 minutash ka rënë një sasi prej 55 mm reshje, ku pjesa më e madhe ka qenë breshër dhe ka krijuar jo pak problematike. Sa i përket breshërit si fenomen është normal, por jo në këto përmasa. Presim që të kemi vranësira në të gjithë territorin shqiptar, por fatmirësisht gjatë orëve të pasdites dhe kryesisht gjatë natës presim që të kemi largim vranësirash dhe rikthim të kthjellimeve në territorin shqiptar duke bërë që e diela të jetë me mot të kthjellët , pritet ndonjë shi i papërfillshëm , do jenë vetëm pika shiu”.

Lajm i mirë është se gjatë fundit të maji, do të rikthehen temperaturat tipike të stinës së verës.

LEXO EDHE:  Shqipëria emëton bondin 500 milionë euro

LEXO EDHE:  Nxjerrja e Shqipërisë nga kriza/ Basha zbardh planin

“Fillimi i javës, gjatë ditës së hënë dhe të martë kryesisht kthjellime, vranësirat do jenë shumë pak prezente, ku shi pritet vetëm në zonat veriore, presim rritje të temperaturave me 2 gradë. Maji na rikthen në temperatura të larta, tipike të verës, të paktën pas datës 20 maj priten temperatura deri në 30 gradë celsius”, përfundoi meteorologia.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Dita nis me reshje shiu/ Parashikimi i motit për sot

Publikuar

-

Nga

Dita nis me reshje shiu/ Parashikimi i motit për sot

Këtë fundjavë të gjithë ata që kishin bërë plane për plazh moti nuk do të jetë i favorshëm.

Dita e sotme ndikuar nga kalimi i një fronti do paraqitet me reshje shiu në të gjithë Shqipërinë. Në pjesën bregdetare shtrëngata me rrufe të izoluara.

Era përgjithësisht do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare e hera herës e vrullshme në brigjet detare shoqëruar me valëzim të forcës 3 dhe 4 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Bie numri i të diplomuarve në Shqipëri/ Surprizë arsimi profesional

Publikuar

-

Nga

Bie numri i të diplomuarve në Shqipëri/ Surprizë arsimi profesional

Institutit i Statistikave (INSTAT) ka publikuar këtë të premte raportin për sa i përket numrit të nxënësve dhe studentëve të diplomuar për vitin shkollor 2019-2020.

Sipas të dhënave, gjatë kësaj periudhe arritën të kualifikohen në Shqipëri 98,168 nxënës dhe studentë, ose 5.5% më pak se vitin e shkuar.

Arsimi 9-vjeçar

Në sistemimin arsimor 9-vjeçar rezulton të jenë diplomuar 33.618 nxënës, nga të cilët 52,3 % ishin djem dhe 47,7 % vajza.

Në sistemin parauniversitar vihet re një ulje e ndjeshme numrit të nxënësve të diplomuar. Konkretisht, siç thekson INSTAT gjatë vitit shkollor 2018-19 u diplomuan 31.662 nxënës, duke shënuar një ulje prej 6,9 %, krahasuar me një vit më parë.

Arsimi profesional

Arsimimi profesional ka pësuar një rritje të interesimit të nxënësve dhe këtë e dëshmojnë të dhënat që raporton Instituti i Statistikave. Konkretisht, në arsimin profesional u diplomuan 4.862 nxënës, ose e thënë ndryshe një rritje me 27,7 % krahasuar me vitin shkollor 2018-19.

Arsimi universitar

Rënie të konsiderueshme ka pësuar numri i studentëve të diplomuar në sistemin universitar. Sipas INSTAT, gjatë vitit akademik 2019-20, u diplomuan 32.889 studentë, duke shënuar një ulje prej 5,7 % krahasuar me 2018-19.

“Në të gjithë programet e arsimit të lartë, në këtë vit akademik, u diplomuan 21.481 studente femra, ose 65,3 % e numrit të përgjithshëm të studentëve të diplomuar në arsimin e lartë. Studentë të diplomuar në programet Bachelor përbëjnë 53,5 % të studentëve të diplomuar gjithsej, ndjekur nga programet Master me 42,4 %”, thuhet në raportin e INSTAT.

LEXO EDHE:  Nesër duhet të jetë ndryshe, përndryshe…

LEXO EDHE:  Ditmir Bushati: Nuk shoh ndonjë ndryshim mes Shqiperisë dhe Partisë

Në lidhje me këtë situatë jo pozitive, Euronews Albania bisedoi me sociologen Entela Binjaku, e cila shpjegoi shkaqet që kanë ndikuar në uljen e të diplomuarve në të gjitha nivelet arsimore.

Ajo u shpreh se këto të dhëna duhet të shërbejnë si kambanë alarmi për institucionet shtetërore, por edhe për shoqërinë shqiptare.

“Kjo rënia nuk na lumturon aspak, por përkundër duhet të na shqetësoj. Fakti që kemi më pak të arsimuar në të gjitha nivelet, mendoj se duhet të na shqetësoj realisht”, tha sociologia.

Znj. Binjaku pohoi se djemtë shqiptarë arsimimin nuk e shohim më si parësor, por dëshira e tyre tha jo është që të largohen nga vendi.

“Djemtë shqiptarë mendojnë tanimë jo të arsimohen, por të emigrojnë. Mendimi i tyre i parë është si e si të largohen, ndërsa vajzat  janë që emigrojnë më pak dhe në fund të fundit dhe për hir të traditës së familjeve shqiptare, që mashkulli është ai që sjellë para në shtëpi dhe kjo bie më shumë në shpatullat e gjinisë mashkullore”, tha ajo./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE