LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Statistikat perfekte të Marash Kumbullës ndaj Milanit

26 Tetor 2020, 22:11, Sport CNA

Marash Kumbulla është futbollisti më i mirë shqiptar i momentit. Pasi i dha fitoren Romës të enjten e kaluar në Ligën e Europës, futbollisti 20-vjeçar i dha një pikë të vyer verdhekuqve në ?San Siro? përballë Milanit, i cili ishte vetëm 6 minuta larg fitores.

Edhe pse e pati të vështirë të përballej me sulmin elitar të ?Djallit?, djaloshi kuqezi tregoi maturi, vendosmëri dhe përkushtim maksimal ndaj ekipit të Stefano Piolit, i cili mbetet akoma i pampushtur prej 22 ndeshjesh radhazi.

Për paraqitjen e sotme në fushë ndaj kryesueve të kampionatit italian, Kumbulla u vlerësua nga ?Sofa Score? me notën 7.2, ku rritja në vlerësim erdhi pas golit shpëtues për Romën në minutën e 84-rt.

Megjithatë, ndaj Milanit, Kumbulla u paraqit në mënyrë dinjitoze. Ai kreu 4 spastrime të topit nga zona, fitoi 4 nga 5 duelet në fushë dhe 2 nga 4 në ajër. Nga ana tjetër, mbrotjësi shqiptar kreu 1 ndërhyrje të saktë ndaj rivalit, ndërsa realizoi saktë 84% të pasimeve.
Kumbulla u tregua i kujdesshëm në fushë ndaj kundërshtarit duke shkaktuar vetëm një faull.

Brenda pak ditëve, Marash Kumbulla është kthyer në figurën më të preferuar të Romës.

Statistikat e Kumbullës sipas ?Sofa Score?

Lajmet e fundit nga