LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SPAK arreston të vdekurit, dhe “TOLERON” Brunilda Bekteshin e cila ka falsifikuar ….

26 Tetor 2020, 18:35, Vetingu CNA
SPAK arreston të vdekurit, dhe “TOLERON” Brunilda Bekteshin e

Ne 2017 parlamneti i Republikës së Shqipërisë votoj me votë unanime 12 antarët e Komisionit të Pavarur te Kualifikimit (KPK) veprim ky që edhe pse pati kotesti me u prit me padurim nga populli.
Kjo strukturë ishte konceptuar si e  ardhmja e kombit, cdo punonjës drejtësie do të kalonte në siten e 4 grupeve me nga 3 komisionerë të institucionit të Vettingut sic njihet nga shumica në popull.
Pozicioni për 12 komisionerët e Vettingut ishte përgjegjësi e madhe morale ,profesionale dhe ligjore për ta . Nje prej detyrimeve ligjore për cdo komisioner të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ishte plotësimi i formularit të vetdeklarimit të pasurisë etj?
Mos deklarimi apo deklarim i remë ngarkon me përgjergjësi penale cdo komisioner por jo vetëm dhe cdo nënpunës civil i cili e ka deryrim ligjor plotësimin pa gabime të formularit të vetdeklarimit të pasurisë pasi kjo strukturë do të ishte e pastër nga ana e imazhit të çdo punonjësi që punonte në këtë strukturë por njëkohësisht ju dha dhe status ii antarit të gjykatës së lartë.

Sipas të dhënave shkresore zyrtare www.infront.al  ka publikuar rezulton një mega skandal në kupolen e sistemit të drejtësisë ,  ku  Komisioneria e Pavarur e Kualifikimit Brunilda Bekteshi (Vata), ka fshehur të ardhurat në formularin e vetdeklarimit të pasurisë  duke u vënë para faktit penal  të falsifikimit i cili është kallzuar në SPAK , çështje e cila po hetohet nga Prokurori Dritan Prenci  që nga data 27.10.2020.

Dokumentat e paraqitura që provojnë faktin penal dhe vërtetojnë veprën penale të sipërcituar janë si më poshtë:

Vetdeklarimi i Brunilda Bekteshi (Vasha)

Kontrata e kredisë e lidhur me Banken për blerjen e apartamentit ne 2009.
Deklarata Bankes pas 5 vitesh shlyerjen e kredisë .

Fakti i denoncuar është për blerjen e një apartament në Tiranë.

Në vitin 2007 është lidhur një Kontratë  e shitblerje   pasurie , ku tregohet qartë se Komisionerja  Brunilda e ka blerë 31 milion lek të vjetra , dhe shuma është shlyer cash jashte zyres së noterit.

Dhe po për të njëjtën pasuri  është deklaruar se është blerë nga Brunilda në vlerën prej 54.000  euro në vitin 2009.

Ky eshte dokumenti qe verteton falsifikimin ,kjo kontratë shitblerje ,  tregon se apartamenti 75.5 m2 në Tiranë që Brunilda Bekteshi (Vasha),  ka deklaruar Pran ILDKPI  si të blere me kredi 54 mije euro me kredi bankare , dhe qe kredia u shlye për 5 vjet

Fakti se si kredia është shlyer për 5 vjet  është  e pakuptueshme se si arriti cifti Bekteshi të shlyeje 54 mijë euro kur të dy kanë deklaruar të ardhura minimale mesatare .

Kthehemi tek provat shkresore deklarata e porosise e 2007 tregon se Brunilda e ka blerë 31 milion lek të vjetra ,dhe shuma është shlyer cash jashte zyres së noterit.

Pra ky dokument nxjerr zbuluar  se kredia prej 54000 euro nuk është marë për blerjen e shtëpisë në vitin 2009 .

Nje tjetër dokument është dhe certifikata e pasurisë së apartamentit 75.5 m2 në Tiranë ku në 2007 ka pronesine e ciftit Bekteshi dhe vërtetohet që pasuria nuk është blerë në vitin 2009 por në 2007 dhe nuk është blerë me kredi sic kanë deklaruar cifti,  por me lek kesh ,  një tjeter provë që tregon që ky apartament nuk është blerë me kredi në 2009 sic deklaron Komisionerja e Vettingut 54 mije euro me kredi.

Brunilda është e përpara falsifikimit të formularit të Vetdeklarimit  të pasurisë në ILDKPI dhe  duhet te jape shpjegime tani se për cfarë i ka përdorur 54 mijë euro të kredise pasi apartamentin ajo dhe bashkeshorti i saj e kane blere ne 2007 cash 31 milio lek te vjetra.

Sipas Kodit Penal deklarimi i reme ne formularin e vetdeklarimit te pasurise perben vepër penale dhe dënohet me burg .

Por siçjua shpjeguam më sipër Brunilda Bekteshi (Vasha) ,është kallzuar për këtë fakt në datën 27.10.2020,  dhe nga ajo ditë deri më sot ka kaluar një muaj ,dhe nga SPAK është një heshtje totale sikur ska ndodhur asgjë.

SPAK duhet të na kthej besimin e humbur te drejtësia në këto vite , pasi nga momenti  që drejtësia vepron vetëm me fukarenj, dhe njerëz që kan vdekur , dhe arrestohen nga SPAK, ndërsa Brunilda Bekteshi me një vepër penale në kurriz  nuk meret asnjë masë ,  nuk  na bën të mendojmë se jemi para shtetit të së drejtës.

SPAK duhet të na bëjnë të besojmë te sllogani se ?Të gjithë janë të barabartë para drejtësisë?  dhe jo të tregohet selektiv në zbatimin e ligjit.

Lënia në heshtje e kësaj çështje , ka çuar komisioneren  Brunilda Bekteshi (Vasha) të kryej veprime të tjera kriminale ku vërtetohet se i kjo komisionere ka arritur të  falsifikoj me vetëdije të plotë jo vetëm formularin e  Vetdeklarimit  të pasurisë në ILDKPI , por ajo ka bërë falsifikime vendimesh, e provuar kjo me vendimin  me nr Akti 199 dhe nr vendimi 276 datë 21.07.2020 , që ka të bëj për Gjyqtaren Irena Brahimi për të cilën, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  në datën 21.7.2020 vendosi të konfirmojë në detyrë gjyqtaren e Apelit të Gjirokastrës, Irena Brahimi, ndërsa një çështje gjyqësore u referua për inspektim në institucionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Vendimi u shpall 21.7.2020 ditë e  martë nga trupa gjyqësore e drejtuar nga Brunilda Bekteshi dhe me anëtarë Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici.

Komisionerja  Brunilda Bekteshi,  ka falsifikuar vendimmarjen, ka manipuluar faktet në vendim, ndryshë nga sa janë paraqitur në shpalljen e vendimit , pra në shpalljen e vendimit është vendosur se një çështje gjyqësore u referua për inspektim në institucionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Ndërsa në vendimin e publikuar kjo pjesë urdhëruese nuk ështëpor njëkohësisht as në arsyetim , ky fakt e bënë të pavërtet çështjen dhe të manipuluar çështjen  me Nr. 199 Akti dhe  Nr. 276 Vendimi datë , 21.7.2020  përëe subjektin e rivlersimit Irena Brahimi.

Këto skandale duhet të mos lejohen të ndodhin më në të ardhmen dhe si të , dhe ky fakt duhet të parandalohen nga SPAK./In front

Lajmet e fundit nga