Connect with Us

Sot merret vendimi final për fillimin ose jo të kampionatit

Sport

Sot merret vendimi final për fillimin ose jo të kampionatit

Publikuar

-

“Tymin e bardhë” e njoftoi presidenti i FSHF-së se për sportin kishte një premtim nga kryeministri që do t’i marrë në konsideratë kërkesat e Ligës. Po në të vërtetë, çfarë është përfituar? Në çfarë kushtesh është sporti pas atij takimi dhe premtimi? Cilat pika janë realizuar?

Kur mungon transparenca më minimale kundrejt familjes së futbollit dhe opinionit sportiv, “Panorama Sport” tregon prapaskenat se çfarë ka ndodhur në fshehtësi nga institucioni i futbollit në vend, si parapërgatitje për startin e sezonit të ri.

Ditën e premte, presidenti i FSHF-së njoftoi se kishte marrë një premtim nga kryeministri Rama se do të merreshin në konsideratë kërkesat e Ligës. Nga ana tjetër, në të njëjtën ditë, ministrja e Financave, Anila Denaj, nxitoi të përgënjeshtronte gjithçka duke thënë ndër të tjera se nuk ka akord dhe se dikasteri i Financave dhe Ekonomisë ishte kundër propozimit dhe kërkesës së Ligës. Liga, më tej, del dhe thotë publikisht se nuk ka asnjë njoftim nga qeveria.

Mirëpo, e thotë këtë kur në të vërtetë u është bërë një sondazh në të fshehtë dhe nën rrogoz klubeve, duke i pyetur nëse duan dhe janë gati për ta nisur sezonin këtë të mërkurë. Pra, mungon transparenca. Gazeta ka mësuar se klubet e elitës nuk kanë qenë dakord për nisjen në mesjavë dhe kanë dhënë opinionet e tyre që duan startin të ndodhë këtë fundjavë. Opinioni sportiv, tifozët apo vetë familja sportive meriton të dijë, nëse sot do të diskutohet nisja e futbollit, se çfarë ka fituar sporti nga bojkoti.

LEXO EDHE:  Mosbindja civile/ Basha përçan opozitën

Sa nga kërkesat e klubeve janë plotësuar? Çfarë shifrash janë vendosur që të kalohen në sport nga buxheti apo nga cilado formulë sponsorizimi? Çfarë kërkesash nuk janë miratuar, nuk janë pranuar dhe janë të parealizueshme nga qeveria? Për gjithçka të tillë, jo vetëm që duhet të jetë e përgatitur me detaje dhe si shpjegim për të dhjeta ekipet e Superiores, por duhet të bëhet publike për të gjithë komunitetin futbollistik në vend se në ç’situatë do të jetë futbolli në vazhdim dhe çfarë ka përfituar apo nuk ka përfituar nga e gjithë kjo sakrificë e bërë deri më tani.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Bind Napoli, shkatërron Romën dhe rikthehet te fitorja

Publikuar

-

Nga

Napoli ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në shtëpi ndaj Romës duke fituar me rezultat bindës 4 – 0. Skuadra vendase ishte më e mirë ne fushe dhe me meritë të plotë mori pikët duke u rikthyer te fitorja.

Lorenzo Insigne zhbllokoi shifrat pas një super goli nga gjuajtja e lirë dhe pastaj nderojë Diego Maradonën duke festuar me fanellën e tij (31′). Gjatë pjesës së dytë, Napoli realizoi prapë tri herë për të siguruar fitoren.

Fabian Ruiz dyfishoi shifrat (65′), kurse Dries Mertens trefishoi shifrat (85′), derisa fitoren e vulosi Politano (87’). Pas kësaj fitore, Napoli ngritët në pozitën e pestë me 17 pikë, kurse Roma një pozitë më poshtë me pikë të barabarta.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Insinje shënon gol kryevepër nga goditja e dënimit dhe puth fanellën e Maradonës

Publikuar

-

Nga

Napoli e ka mbyllur në shifrat 1-0 pjesën e parë të takimit kundër Romës. Ndeshja tashmë po vendoset nga ajo perlë e ardhur nga këmbët e Lorenco Insinjes.

Kapiteni i Napolit ka kthyer në gol një goditje dënimi, ku falë një kryevepre e dërgon topin në rrjetë.

E sigurisht nuk mund të mungonte një homazh për legjendën e klubit, fenelllën e të cilit e mban veshur, Diego Armando Maradonën.

Kapiteni i skuadrës napoletane vrapon menjëherë të marrë fanellën me numër 10 të ish-yllit argjentinas, të cilën e tregon përpara kamerave të stadiumit dhe më pas e puth për të shfaqur respektin e tij ndaj kësaj figure të sportit.

LEXO EDHE:  Përfundon mbledhja e PD/ Ja çfarë u diskutua

LEXO EDHE:  Mbledhja e grupit të PD / Basha harron deputetët e shitur

Një gol fantastik dhe një festim i tillë, asgjë më tepër nuk mund të kërkohej për të nderuar një peshë të rëndë të futbollit si Maradona.

<blockquote class=”twitter-tweet”><p lang=”es” dir=”ltr”>Lorenzo Insigne: tiro libre maradoniano y homenaje en el festejo a Diego. Todo lo que está bien. <a href=”https://t.co/l4O0MQFNoJ”>pic.twitter.com/l4O0MQFNoJ</a></p>&mdash; Emanuel Respighi (@erespi) <a href=”https://twitter.com/erespi/status/1333146888468619268?ref_src=twsrc%5Etfw”>November 29, 2020</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>

LEXO TE PLOTE

Sport

Java e 6-të e Superligës/ Ja kur do të luhet derbi i kryeqytetit dhe 4 sfidat e tjera

Publikuar

-

Nga

Java e gjashtë e Kategorisë Superiore nis me super përballjen mes Tiranës dhe Partizanit. Rivalët e përjetshëm do të takohen për herë të parë në këtë sezon ditën e premte në orën 18:00, ndërsa në total ky është ballafaqimi i 158-të.

Ndryshe sezoni i kaluar, ku bardheblutë ishin dominues ndaj të kuqve, këtë herë skuadra e Ilir Dajës ka avantazhin e rezultateve pozitive në kampionat, ku ka marrë kryesimin pas fitores ndaj Skënderbeut. Tekniku i ri i Tiranës Nevil Dede duhet të arrijë fitoren e parë në stolin bardheblu pasi në 3 ndeshjet e para nuk ia ka dalë.

LEXO EDHE:  Mbledhja e grupit të PD / Basha harron deputetët e shitur

LEXO EDHE:  Asambleja e FSHF zgjedh sot kreun e saj/ Zbardhet programi

Java e gjashtë vazhdon ditën e shtunë me 4 përballje. Vllaznia dhe Bylisi takohen në Shkodër në orën 13:45, ndërsa në të njëjtën orë luan dhe Skënderbeu në Korçë kundër Laçit. Dy sfidat e tjera janë Teuta-Kastrioti dhe Kuëksi Apolonia, që luhen në orën 16:45.

JAVA E GJASHTË
E premte
Tirana-Partizani (18:00)

E shtunë
Vllaznia-Bylisi (13:45)
Skënderbeu-Laçi (13:45)
Teuta-Kastrioti (16:45)
Kukësi-Apolonia (16:45)

LEXO TE PLOTE