LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skualifikimet nga gara e PD/ Nishani: Zgjodhëm emrat që do sjellin më shumë vota

26 Tetor 2020, 21:21, Politikë CNA
Skualifikimet nga gara e PD/ Nishani: Zgjodhëm emrat që do sjellin

Ish presidenti Bujar Nishani, anëtar i komisionit të vlerësimit të kandidatëve për deputetë në PD, është i ftuar mbrëmjen e sotme në ?emisionin 5 pyetje nga Babaramo?.

Nishani teksa është pyetur në lidhje me reagimet e të larguarve ka thënë se skualifikimi nuk ka qenë i bazuar në kritere personale por se kush prej tyre do të sjellë më shumë vota.

“Unë jo e jo por asnjëri prej nesh në komision nuk do të bënim komente për aksënd pse? Sepse ruajmë respekt për secilin prej kandidatëve. Është një ligësi. Ne nuk jemi ndalur në aspektin e vlerave negative. Kemi gjykuar një njeri që kalon nga ana se kush ka më shumë mundësi për të marrë më shumë vota në PD.

Të gjithë këto janë të vërteta dhe reale unë nuk hedh poshtë pretendimet e askujt, e gjitha ka qenë e bazuar një disa kritere. Përbërja e komisionit dhe detyra  e komisionit janë të përcaktuara nga kryesia e PD. Ka vepruar me këtë metodologji sepse kështu e ka vendosur kryesia”, tha Nishani./CNA.al

Lajmet e fundit nga