Connect with Us

Skënder Brataj këshillon qytetarët/ Kur duhen përdorur medikamentet

Shëndeti

Skënder Brataj këshillon qytetarët/ Kur duhen përdorur medikamentet

Publikuar

-

Skënder Brataj këshillon qytetarët/ Kur duhen përdorur medikamentet

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka folur për pandeminë e Covid-19, ku në Shqipëri gjatë javës së fundit ka pasur një rritje të numrit të të infektuarve. Gjatë një interviste me gazetaren, Ilva Tare, në Euronews Albania, z. Brataj tha se janë shtuar telefonatat e qytetarëve, të cilët vijojnë të kërkojnë ndihmë për shkak të infektimeve me coronavirus.

“Gjendja është e ngarkuar. Por, për fatin e mirë kemi rritje të numrit të thirrjeve, por jo në ato shifra si dikur. Në ditën e sotme kemi pasur 2000 thirrje. Kjo tregon atë se çfarë ndodhi para katër javësh me hapjen e shkollave dhe këto janë faktorë, që çojnë në shtim të infeksioneve. Në këtë moment akoma virozat e stinës nuk janë shfaqur, janë këto ftohjet e fytit, por dominon gjendja e Covid-19”, u shpreh doktori.

I pyetur se a rrezikon Shqipëria të shkojë drejt një rimbyllje për shkak të shtimit të rasteve me Covid-19, doktor Brataj tha se për këtë ndikojnë shumë faktorë, por paraprakisht e përjashtoi një skenar të tillë.

“Në këtë moment jo, por nëse rritjet e rasteve vijonë do të këtë shtrëngim masash. Ne duhet të insistojmë në respektimin e masave që janë vënë. Plani i ezurimit të burimeve njerëzore dhe shtretërve, janë indikatorë që çojnë drejt kësaj mase”, tha ai.

LEXO EDHE:  Video-Me orë të tëra në pritje për të kaluar kufirin/ Policia shpërndan shishe me ujë për qytetarët

Kreu i Urgjencës Kombëtare u shpreh se qytetarët nuk duhet të përdorin medikamente mjekësore që në javën e parë të infektimit.

“Të gjithë anti-viralet nuk kanë luajtur rol të rëndësishëm. Nuk ka protokoll të mirëfilltë në të gjithë botën, ka klasë medikamentesh të klasifikuar sipas stadit dhe fazës së sëmundjes. Në javën e parë, pacienti ka temperaturë, ka dhimbje kockash, humbje shijesh, por në këtë periudhë nuk ka pse t’i marrë medikamentet. Ajo që duhet bërë është kontrolli në javën e dytë. Analizat duhen bërë në javën e dytë. Mjekët sigurisht që ua kërkojnë. Në Shqipëri nuk po bëhet asnjë terapi ndryshe nga ajo që po bëjnë vendet e tjera”, tha ai.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Mjekët infektohen me Covid/ Mbyllen tre reparte në Spitalin e Matit

Publikuar

-

Nga

Mjekët infektohen me Covid/ Mbyllen tre reparte në Spitalin e Matit

Covid-19 vijon të prekë bluzat e bardha.

Kështu mësohet se tre reaporte në Spitalin e Matit janë mbyllur për shkak se tre mjekë kanë rezultuar të infektuara me Covid-19.

Kjo ka bërë që të paralizohen të paktën tre reparte të shërbimit parësor shëndetësor në këtë spital, ai i kirurgjisë, i ORL-së dhe i Pediatrisë.

LEXO EDHE:  Vjosa Osmani largohet përfundimisht nga LDK/ Po shikoj mundësitë për një parti të re

Shifra aktuale e qytetarëve të prekur nga koronavirusi në bashkinë Mat ka shkuar në 11./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Mezi po pres të vijë koronavirusi në Shqipëri”!/ Infektohet me Covid Areti Beruka

Publikuar

-

Nga

“Mezi po pres të vijë koronavirusi në Shqipëri”!/ Infektohet me Covid Areti Beruka

Kryeinspektorja për shëndetin në Tiranë, Areti Beruka, është infektuar me koronavirus.

Mësohet se ajo ka rezultuar pozitive nga tamponi që ka bërë duke u karantinuar në shtëpi.

Ajo u përfol shumë nga mediat për deklaratat e saj, ku në fillim të pandemisë do të shprehej: “Ndoshta me profesionin por edhe me karakterin. Por ta them personale, jo profesionale mezi e pres rastin e parë në fakt, unë si mjek”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Bilanci nga Covid-19/ Qindra të infektuar dhe tre humbje jete

Publikuar

-

Nga

186 të reja me Covid në 24 orë/ Rritet numri i viktimave në Kosovë

Në vendin tonë janë konfirmuar 288 raste të reja dhe tre humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë kryer 1304 testime ditore, ndërsa që nga dita e djeshme janë shëruar 51 persona.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 50 vjeçar nga Lezha, një 56 vjeçare nga Tirana, një 88 vjeçar nga Tropoja. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ndërkohë, në spitale janë të shtruar 280 të infektuar. Që nga fillimi i pandemisë janë konfirmuar pozitivë 19,445 persona, nga të cilët janë shëruar 10,705 të infektuar dhe kanë humbur jetën 480 të tjerë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë prej masave që autoritetet shëndetësore ju rekomandojnë. Evitoni grumbullimet e çdo lloji.

LEXO EDHE:  Bie numri i të prekurve nga Covid-19/ Më shumë pacientë të shëruar, sesa të infektuar

LEXO EDHE:  Beteja me Covid-19/ Manastirliu: Dyfishojmë ekipet e lëvizshme të urgjencës për shërbimin në banesë

Mbani masken në menyrë korrekte duke mbuluar hundën, gojën dhe mjekrën në ambientet e mbyllura dhe të hapura, respektoni distancimin fizik dhe higjienën personale. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

Statistika nga Covid-19:

Raste të reja ditore 288

Të shëruar ne 24 orë 51

Të shtruar në spitale 280

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 1304

Raste pozitive 19,445

Raste të shëruara 10,705

Raste Aktive 8260

Humbje jete 480./ CNA.al

LEXO TE PLOTE