LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali/ Shefi i Rendit të Gjirokastrës vjedh naftën me bidonë

26 Tetor 2020, 22:21, Denoncim CNA
Skandali/ Shefi i Rendit të Gjirokastrës vjedh naftën me

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal në Policinë e Gjirokastrës. Shefi i Rendit i Komisariatit të qytetit të gurtë, Klaudio Minxha, shkon pranë një karburanti me makinën e policisë dhe mbush disa bidonë dhe jo mjetin. Kamera e emisionit investigativ ka kapur momentin që ky punonjës bën veprimet e paligjshme. Në video duken vetëm dy numrat e fundit të targës, të cilët janë 47.

Sipas procedurave, furnizimi i mjeteve të Policisë së Shtetit bëhet me një kartë. Me këtë kartë, punonjësit shkojnë te karburanti, ku ia japin punonjësit. Ky i fundit, kartën e kalon në pompën e karburantit dhe në xhamin e mjetit të policisë, i cili ka një ?barcode?, ku pasi skanohet, fillon edhe furnizimi.

Por, në videon që realizoi stafi i Fiks Fare, oficeri i policisë nuk mbush mjetin e policisë, por disa bidonë.

Në videot e para, polici tenton të mbushë bidonët, por dyshon se mos e shohin dhe largohet. Dy orë më vonë, ai shkon sërish në karburant dhe punonjësi ia mbush bidonët, të cilët i fut më pas në bagazhin e mjetit të policisë.

Pasi siguruan këto video, gazetarët e emisionit investigativ shkojnë në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës dhe tentojnë të bisedojnë me z.Minxha. Një punonjës tjetër u thotë se ?nuk është në komisariat?, ndërsa bisedon në telefon me të. Z.Minxha kërkon qëllimin e vizitës së gazetarëve dhe i kërkon punonjësit tjetër të shoh videot, nëse është apo jo ai. Gazetarët i tregojnë punonjësit videot, ndërsa ai konfirmon se ?po, ai është?. Më pas, u kërkon që ta falin. Gazetarët bisedojnë sërish me z.Minxha, por ai kurrsesi nuk pranon që t?i takojë, pasi pretendon se është në Sarandë.

Pas refuzimit nga z.Minxha, Fiksi kërkoi informacion në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës. Zëdhënësja tha se mjeti përdoret pikërisht nga shefi i rendit, ndërsa për të gjithë informacionin duhet të pyeste shefat. Disa minuta pasi pyeti shefat, ajo tha se ?duhet të bëni një kërkesë zyrtare?. Në fakt, gazetarët e Fiks Fare bënë një kërkesë zyrtare pranë kësaj drejtorie, por deri në momentin e transmetimit të këtij investigimi, në redaksinë e emisionit nuk mbërriti asnjë përgjigje.

Fiksi pyeti edhe te ?vendi i krimit?, pikërisht pranë karburantit, ndërsa punonjësit thanë se ?nuk u lejohet që të mbushin bidonë?. Ata thanë se u kanë tërhequr veshin për këto veprime, pasi ?marrim në qafë veten dhe zyrtarët?.

Bisedë me z.Minxha dhe punonjës të Policisë së Gjirokastrës

Gazetari ? Më duhet shefi i rendit, Klaudio Minxha, na e lëjmëron dot?
Punonjësi i policisë ? E keni njoftuar ju Klaudion? Për ça e do?
Gazetari ? Ta pyesim për diçka, ose flas unë.
Punonjësi i policisë ? Ça ka ndonjë problem? Klaudio, mori Klaudio (në telefon).

Flasim me telefonin e punonjësit të policisë me z.Klaudio Minxha

Gazetari ? Alo, si kaluat! Si je? Unë jam Sokol Çobo, nga Top-i! Ne jemi para Drejtorisë, para Komisariatit, donim të takonim 5 minuta, vetëm për një verifikim. Është një video, duke mbushur disa bidonë me karburant, e keni pasur për qellime të punës, se ju këto bidona i fusni te makina e policisë mbrapa.

Na kërkon që videon ta shohë punonjës i policisë

Gazetari ? Ta shohi ky çuni pastaj?
Punonjësi i policisë ? Nuk e dua vetë, bjere ta shoh unë dhe të them unë, nuk e dua vetë.

Punonjësi i policisë ? Ça ka ndodhur?
Gazetari ? Na ka mbërritur kjo video.
Punonjësi i policisë ? Tani, do transmetohet te Fiksi kjo?
Gazetari ? Po, te Fiksi!

Shikon videon

Gazetari ? Është Klaudio këtu, Klaudio është?
Punonjësi i policisë ? Po.
Gazetari ? Ëëë.
Punonjësi i policisë ? Ëfff!
Gazetari ? Makina është kjo, 054? 0 sa e ka kjo?
Punonjësi i policisë ? 047-ta!
Gazetari ? 47-ta!
Punonjësi i policisë ? Mos e transmetoni, se është gjynah.

I tregojmë videon zëdhënëses

Gazetari ? Karburanti po hidhet te disa bidona.
Zëdhënësja ? E kuptoj.
Gazetari ? Merret në këtë mënyrë nga policia, apo nga makina? Një person të na e shpjegojë mënyrën e marrjes së karburantit nga Policia e Gjirokastrës.
Zëdhënësja ? Do t?ju njoftoj unë, të ngjitem lart të komunikoj se normalisht ai është, nëqoftëse është makina me targa të tij?
Gazetari ? Makina është me targa 047-ta. Është kjo makina e tij që përdor ky?
Zëdhënësja ? Të komunikoj brenda dhe do të kthej përgjigje në sekondë.

Pas disa minutash?

Zëdhënësja ? Një kërkesë zyrtare dhe brenda afatit të përcaktuar do të keni një përgjigje!

Shkojmë te karburanti?

Punonjësi i karburantit ? Kush ua ka dërguar?
Gazetari ? A je ti, apo jo?
Punonjësi i karburantit ? Jo, nuk besoj!
Gazetari ? Po ju furnizoni bidonat, apo furnizoni makinat?
Punonjësi i karburantit ? Ne furnizojmë makinat! Se e dëgjova që i tha dikush (punonjësit që furnizoi makinen e shefit), ki kujdes i tha se do marësh në qafë edhe këta edhe veten. Se në këtë rast, nëse ti e publikon, ti themi gjërat siç janë, unë iki kategorikisht nga puna.
Gazetari ? Pse, nuk ju lejohet t?i mbushni këto (bidonët)?
Punonjësi i karburantit ? Nuk lejohet!/tch

Lajmet e fundit nga