LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shtohen telashet pas "El Clasicos"/ Asistenti sinjalizoi faull para penalltisë për Realin

26 Tetor 2020, 18:09, Sport CNA
Shtohen telashet pas "El Clasicos"/ Asistenti sinjalizoi faull para

Fitorja e Real Madrid ndaj Barcelonës në ?El Clasico? po shoqërohet si zakonisht me polemika të shumta. Katalanasit janë shumë të nervozuar me gjyqtarin e ndeshjes, sidomos për episodin e penalltisë të shënuar nga Ramos.

Pretendimet e tyre duket se gjejnë mbështetje te një emision i ?SER Catalunya?, që ka raportuar se ekziston një audio e dialogut mes gjyqtarëve, të regjistruar në sallën e VAR sipas protokollit. Sipas saj, asistenti i gjyqtrait, i cili mbante linjën e sulmit të Realit, kishte sinjalizuar faull të Serxhio Ramos para se Lengle të shkaktonte penalltinë në favor të skuadrës së Zidan.

?Është faull i Ramos, është faull i Ramos?; raportohen të kenë qenë fjalët e asistentit para se të vendosej për penallti, pasi Lengle i tërhiqte fanellën mbrojtësit në zonë. Ato pamjë nuk kanë janë parë në sallën e VAR, vetëm ato ku mbrojtësi i Barcelonës tërheq fanellën, ndaj edhe u dha penallti.

Pritet që Barcelona të bëjë kërkesë zyrtare që të shyrtohet kjo audio dhe të jepen shpjegime se pse nuk është marrë parasysh sinjalizimi i vijërojtësit për këtë faull.

Lajmet e fundit nga