Kronika
Sekuestrohen 22 kilogramë kanabis/ Arrestohet 36-vjeçari në Vlorë

Në vijim të kontrollit masiv të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në territorin e fshatit Kropisht, Vlorë, një person posedonte në banesë lëndë narkotike, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Vllahina”.
Në kuadër të operacionit të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit N. I., 36 vjeç, banues në fshatin Kropisht, Vlorë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit N. I., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 22 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa, 2130 fara kanabisi dhe një sasi municion luftarak.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Zbardhen detajet e para/ Kush është i riu që u ekzekutua me kallashnikov në mes të Durrësit
Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen që tronditi mbrëmjen e sotme qytetin e Durrësit. Burime nga policia kanë bërë të ditur se...

Tronditet Durrësi, vritet me armë i riu në mes të qytetit
Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Një i ri është i ri është qëlluar me armë, duke ndërruar jetë në spital. Durrës/Informacion...