Connect with Us

Rama dhe Manastirliu në spitalin Covid-3/ Në dispozicion 150 shtretër

Aktualitet

Rama dhe Manastirliu në spitalin Covid-3/ Në dispozicion 150 shtretër

Publikuar

-

Rama dhe Manastirliu në spitalin Covid-3/ Në dispozicion 150 shtretër

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë vizituar ambientet e spitalit të Covid-3 të ngritur në ambientet e rehabilituara të ish-Urgjencës në QSUT.

Manastirliu deklaroi se kjo strukturë do të bëhet funksionale brenda kësaj jave. Ajo theksoi se spitali Covid-3 ka në dispozicion 150 shtretër për trajtimin e pacientëve me Covid-19.

“Këtë javë do bëhet funksionale kjo strukturë. Janë përgatitur mjekët dhe infermierët për të trajtuar pacientët sipas një protokollit të përcaktuar. Këto janë strukturat e ish-kirurgjive. Ne kemi bërë edhe një rehabilitim për të plotësuar kapacitetet e shtruara. Janë 150 shtretër në këtë strukturë. Ka edhe një njësi të reanimacionit Në strukturën e re të Covid-3b është përfunduar si strukturë në aspektin fizik. Është instaluar oksigjeni në çdo shtrat dhe pajisja me respiratorë. Janë trajnuar mjekët dhe personeli infermieror. Ai është rekrutuar me dëshirën e tyre. Është një staf prej 10 mjekësh infeksionistë. Kemi mjekët infeksionitë të trajnuar prej kohës”, tha Manastirliu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

 “Unë po i dëgjoj që tani”/ Meta paralajmëron protesta: E di se çmendon populli

Publikuar

-

Nga

 “Unë po i dëgjoj që tani”/ Meta paralajmëron protesta: E di se çmendon populli

Presidenti Ilir Meta vijon të flasë me tone mjaft të forta kundër mazhorancës socialiste.

I pyetur sot nga gazetarët nëse do të thërrasë protesta kundër mazhorancës, Meta nuk e ka mohuar një gjë të tillë, ndërsa theksoi se “Nëse ju nuk i dëgjoni, unë që tani e dëgjoj protestën”.

Më tej, ai u shpreh se “Qëllimi i Presidentit nuk është të nxisë protesta, por në kushtet që ka përpjekje për të shtypur të drejtat e shqiptarëve për interesat e një pakice, që cënon integrimin, zhyt në borxhe kërcënuese vendin dhe vendos një mur në rrugën europiane, Presidenti e di se çmendon populli dhe nuk do presë popullin ti japë drejtim, por në të njëjtën gjatësi vale do ta zgjidhim këtë cështje”.

Gjithashtu Meta ritheksoi se shpreson që të ketë një reflektim nga mazhoranca.

LEXO EDHE:  “Virusi është agresiv, e konfirmojnë mjekët Infeksionistë”/ Priten 90 respiratorë

LEXO EDHE:  Lidhjet e Metës me botën e krimit/ Disa të vërteta që “fundosin” presidentin

“Por unë shpresoj të ketë reflektim, përgjegjshmëri dhe shpresoj që në Kuvend deputetët të lexojnë relacionet e të veprojnë me përgjegjshmëri’-deklaroi Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Do thërrasë një takim mes palëve politike?/ Ja si përgjigjet Meta

Publikuar

-

Nga

“Konkluzionet e “Freedom House”/ Meta ngre alarmin: Vendi po rrëshket me shpejtësi drejt një junte me “grusht të hekurt”

Presidenti Ilir Meta ka mohuar sot se do të thërrasë në një takim liderët politikë në vend, për të zgjidhur krizën politike.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se detyrimi i palëve është për të zbatuar marëveshjen e 5 qershorit.

“Presidenti nuk ka çfarë takimi të zhvillojë. Është firmosur marrëveshja e 5 qershorit, dhe  të gjithë kanë për detyrë ta respektojnë.

Sesi do veprojë Kuvendi një partiak është përgjegjësi e tyre.

LEXO EDHE:  Rama prezanton Portalin e Transparencës Universitare/ Mundësitë që ofron

LEXO EDHE:  Lidhjet e Metës me botën e krimit/ Disa të vërteta që “fundosin” presidentin

Presidenti do jetë në lartësinë e detyrës për të mbrojtur Kushtetutën dhe Rendin Kushtetuese.

Unë jam këtu sot për të demonstruar përgjegjësinë maksimale për të ndihmuar, për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme”-tha Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Greva e naftëtareve/ Meta bën thirrjen urgjente: Do ketë pasoja

Publikuar

-

Nga

Greva e naftëtareve/ Meta bën thirrjen urgjente: Do ketë pasoja

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot, në lidhje me greven e naftëtareve në Ballsh.

Në komunikimin e përjavshëm për mediat, Meta kërkoi që institucionet të dialogojnë dhe të japing një zgjidhje të pranueshme.

Gjithashtu ai paralajmëroi se nëse nuk merren masa do ketë pasoja mbi shëndetin e grevisteve.

“Apeloj që të ketë dialog sa më parë për të gjetur një zgjidhje sa më të pranueshmë dhe më të arsyeshme, pa u përshkallëzuar kjo situatë me pasoja për shëndetin”-tha Meta.

LEXO TE PLOTE