LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse Trump fitoi në vitin 2016, dhe pse do fitojë sërish këtë vit

26 Tetor 2020, 07:42, Blog CNA
Pse Trump fitoi në vitin 2016, dhe pse do fitojë sërish

Nga Christian Whiton ?National Interest?

* Në vitin 2016, kur Donald Trump u zgjodh president, shumica e atyre që bëjnë parashikime në politikë, gabuan me kandidaturën e tij. Ata po gabojnë sërish këtë vit. Sigurisht, media dhe elita politike në Uashington, kanë jetuar gjithmonë në një lloj flluske.

Por braktisja që media kryesore i ka bërë parimit të paanshmërisë, duke e mbështetur hapur Xho Bajdenin, dhe në heshtje përpjekjet e kompanive të mëdha teknologjisë për të censuruar Trumpin, janë që të gjitha një kulmim i sjelljes së saj të keqe.

Dy pasoja të kësaj sjelljeje të keqe, po sjellin dështimin e tyre në të kuptuarit e bazës elektorale të presidentit. Energjia rreth Trumpit është e pagabueshme. Ajo është e dukshme në tubimet e tij, në dominimin që ai u bën gazetarëve arrogantë, dhe nga fitorja e tij e fundit në debatin presidencial.

Dhe në dallim nga shumica e presidentëve që plaken dukshëm kur janë në detyrë, ai nuk ka humbur asnjë lloj energjie në 4 vite të konfliktit politik të vazhdueshëm, duke mbetur një luftëtar i paepur. Kjo bie në kontrast me fushatën e Bajdenit, që mezi po i përballon këto zgjedhje.

Daljet publike të Bajdenit janë të pakta. Kandidati demokrat, bën shumë ditë pushim. Mungesa e tij në publik, dhe koha e kaluar në ?bodrum?, është një shenjë dobësie, dhe madje edhe burracakërie, saktësisht e kundërta e asaj që prej publiku nga një komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura.

Pasoja tjetër e lavdërimit të Bajdenit nga media kryesore, është se ai nuk është gati për t?u dhënë përgjigje pikëpyetjeve të shumta rreth tij. Zërat rreth lidhjeve të të birit, Hanter Bajden, me bizneset e dyshimta në Kinë dhe Ukrainë, kanë ekzistuar prej vitesh.

Refuzimi i medias tradicionale për t?u marrë seriozisht me to, e vuri seriozisht Bajdenin në siklet ne fillim të këtij muaji. Pavarësisht përpjekjeve më të mira të mediave kryesore, dhe atyre të teknologjisë së madhe për t?i fshehur këto histori nga publiku, ato tani janë të ekspozuara ndaj votuesve.

Pastaj janë politikat e neveritshme të kandidatit demokrat. Në debatin e së enjtes së kaluar, Bajden u zotua të ndalojë përfundimisht përdorimin  e karburanteve fosile në SHBA, dhe të përsërisë angazhimin themelor të epokës Obama-Bajden, që bëri që qeveria të humbte 500 milion dollarë të taksapaguesve, vetëm për investime në ?energjinë e pastër?, solindra.

Një sakrificë kaq e madhe ndaj ?fesë? së re laike të alarmizmit të ndryshimit të klimës, jo vetëm që do të rrisë çmimin e gjithçkaje, përfshirë atë të energjisë elektrike, ushqimeve, infrastrukturës dhe strehimit; por do të devijojë burimet financiare nga aktivitetet që e përmirësojnë realisht mjedisin.

Bajden do të ndryshonte politikat e Trumpit, që përfshijnë ashpërsimin e toneve ndaj Kinës dhe Iranit, bisedimet me Korenë e Veriut dhe Rusinë, dhe refuzimin për të nisur luftëra të reja në Lindjen e Mesme. Nën Bajdenin, institucioni i sigurisë kombëtare që tani vajton për fundin e afërt të luftës 19-vjeçare të Amerikës në Afganistan, do të ketë edhe një herë një president luftarak.

Ndërkohë, Bajden e ka bërë të qartë se do të fuqizojë ata që duket se e përçmojnë vendin tonë, dhe që besojnë gabimisht se SHBA-ja është raciste. Ai do të zëvendësojë atë që ka mbetur nga meritokracia amerikane dhe ëndrra e Martin Luter Kingut, me një shoqëri të rregulluar politikisht, dhe të bazuar në ankesat dhe faktorët e lindur, sikurse është raca.

I tillë është nënkuptimi i gënjeshtrës së tij më të madhe për vitin 2020:që Amerika vuan nga një ?racizëm institucional?. Ky pohim, së bashku me gatishmërinë e Bajdenit për ta mbyllur ekonominë tonë, dhe për t?i urdhëruar amerikanët të qëndrojnë në shtëpi për të luftuar koronavirusin, mund të dëshmohen si gabimet më fatale në fushatës e tij.

Shumë njerëz janë kundër mbylljes, për shkak të pasojave të rënda ekonomike dhe në shëndetin mendor që sjell ajo. Por një pjesë e shoqërisë jo vetëm që kundërshton, por është e tërbuar nga inati. Këta amerikanë janë me të drejtë të tmerruar, që na thuhet duke shkelur të drejtat tona kushtetuese, të rrimë mbyllur në shtëpi, të mos shkojmë në kishë, apo të mos protestojmë paqësisht në rrugë.

Ata janë të neveritur që politikanët e të dyja partive bënë shumë pak, kur turmat rrëzuan përmendoret, të cilat na mësojnë historinë e jashtëzakonshme të kombit tonë. Në realitet, vetëm një pakicë votuesish, duan të shohin edhe për 4 vitet e ardhshme vazhdimin e revolucionit kulturor të majtë të vitit 2020. Trump ka erën pas shpinës së tij, dhe ka shumë shanse të marrë më 3 nëntor një mandat të dytë./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga