LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Presidencialet amerikane/ Mijëra fletë votimi të hedhura me postë, mund të shpallen të pavlefshme

26 Tetor 2020, 07:51, Blog CNA
Presidencialet amerikane/ Mijëra fletë votimi të hedhura me

Nga Michael Herron&Daniel A. Smith ?The Conversation?

* Dhjetëra miliona amerikanë kanë votuar tashmë me postë për zgjedhjet presidenciale të këtij viti, të kushtëzuar për të votuar në këtë në këtë mënyrë edhe nga pandemia e Covid-19.

Por fletëvotimet më postë nuk pranohen automatikisht, si ato të hedhura në mënyrë tradicionale në kutinë e votimit, ato mund të refuzohen nëse kanë probleme më firmën në zarfin e tyre. Nëse votuesit janë të pakujdesshëm- pra nëse ata korrigjojnë gabimin që kanë bërë më firmën e tyre – këto fletëvotimit do të refuzohen dhe nuk do të numërohen.

Falë raportimit të vazhdueshëm të pjesëmarrjes së votuesve në dy shtete përcaktuese në këto zgjedhje, Florida dhe Karolina e Veriut, ne mund të identifikojmë numrin e fletëve të votimit me postë që janë të rrezikuara të refuzohen. Deri më tani, mund të themi se ka mijëra fletëvotime të shënuara për refuzim në këto dy shtete.

Përveç kësaj, pakicat racore dhe demokratët kanë disproporcionalisht më shumë të ngjarë të kenë hedhur vota me postë në këto zgjedhje dhe që përballen me refuzimin e tyre. Ndërsa këto fletëvotimit kanë defekte në firmën e tyre, ato nuk janë refuzuar ende zyrtarisht.

Jo të gjitha shtetet kanë të njëjtat kritere për votimin nëpërmes postës. Por fletët e votimit, përballen zakonisht me refuzimin nga autoritetet nëse mungon firma e votuesit. Një burim tjetër për refuzimin është një nënshkrim i papërshtatshëm. Kjo ndodh kur një zyrtar i zgjedhjeve arrin në përfundimin se firma i një zgjedhësi në zarf nuk përputhet me nënshkrimin e tij në dosjen brenda.

Disa shtete, si Karolina e Veriut , kërkojnë edhe firmën e dëshmitarëve në zarfet ku janë futur votat, dhe mungesa e një nënshkrimi të tillë cilësohet si një gabim. Në Florida, 3.210,873 votues kishin votuar me postë deri më 22 tetor, dhe prej 15.003 fletëvotime përballen me rrezikun e refuzimit, çka korrespondon me një normë të mundshme të refuzimit të votave prej 0.47 për qind.

Kjo normë nuk është një vlerësim përfundimtar, pasion bazohet në numërimet e marra nga të dhënat zyrtare të gjithë shtetit. Dhe këto mijëra fletëvotimi, aktualisht me një status paqartë mund të bëjnë diferencën. Kujtoni pak zgjedhjet e mesit të mandatit të vitit 2018.

Në garën e tij të suksesshme për në Senat, republikani Rik Skot mundi demokratin në detyrë Bill Nelson me vetëm 10.033 vota. Mbi 2 milion floridianë nuk i kanë kthyer ende fletëvotimet që u dërguan atyre zyrtarët e zgjedhjeve të qarkut, ndaj numri i fletëve të votimit me postë që mund të refuzohen në Florida mund të rritet përtej shifrës 15.000.

Në Karolinën e Veriut, një përqindje edhe më e madhe e fletëve të votimit përballen me rrezikun e refuzimit nga autoritetet zgjedhore. Në këtë shtet, 8.228 nga 701.425 fletë votimi i përkasin kësaj kategorie, duke dhënë një normë të mundshme refuzimi prej 1.2 për qind. Ashtu si në Florida, zgjedhjet në Karolinën e Veriut mund të jenë jashtëzakonisht të ngushta midis 2 garuesve. Në garën për guvernator në këtë shtet në vitin 2016, vetëm 10.277 nga afërsisht 4.6 milion vota ndanë fituesin demokrat Roi Kuper, nga republikani Pat Mekrori. Numri i fletëve të votimit të rrezikuara në Karolinën e Veriut ? 8.228 deri tani – mbetet më i vogël sesa kjo diferencë, por mund të rritet pasi të dorëzohen më shumë fletëvotime.

Rreziqet e refuzimit të votave të hedhura me postë, nuk janë përhapur në mënyrë të njëtrajtshme, dhe fletët e votimit të refuzuara nuk janë politikisht neutrale. Nga të dhënat tona në Florida dhe Karolinën e Veriut,votuesit demokratë kanë përqindje më të madhe refuzimi sesa ata republikanë.

Përveç kësaj, demokratët kanë shprehur një gatishmëri më të madhe për të votuar me postë sesa republikanët, edhe pse kjo prirje mund të jetë duke ndryshuar. Të dhënat zyrtare të zgjedhjeve në Florida dhe Karolinën e Veriut, zbulojnë gjithashtu një model të qartë racor midis fletëve të votimit me postë që përballen me rrezikun e refuzimit: Zgjedhësit zezakë dhe ata hispanikë kanë më shumë gjasa që të votojnë me gabime përmes postës se sa votuesit e bardhë.

Si në Florida ashtu edhe në Karolinën e Veriut, votuesit që i kanë dorëzuar fletët e votimit me postë me defekte në nënshkrim, mund t?i korrigjojnë ende ato. Votuesit e Floridas kanë mundësinë t?i rregullojnë fletëvotimet e tyre postare deri të enjten e 5 nëntorit. Kjo gjë mund të bëhet përmes betimit .

Por jo të gjitha shtetet i informojnë votuesit mbi defektet në votat që ata kanë hedhur. Shtete si Mein dhe Nju Hempshajër, nuk kanë ligje që u japin mundësi votuesve të korrigjojnë mangësitë në fletëvotimet e tyre. Duke pasur parasysh rritjen e fletëvotimeve me postë në këto zgjedhje, ka të ngjarë të ketë jo pak konfuzion lidhur me fletët e votimit të refuzuara./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga