LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Po sillesh shumë butë”/ Duka leksion Bashës: Sot duhet të ishim mbledhur urgjent!

26 Tetor 2020, 21:54, Politikë CNA
“Po sillesh shumë butë”/ Duka leksion Bashës: Sot

Kreu PAA, Agron Duka ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “5 pyetje nga Babaramo”, ku ka kritikuar sjelljen e kreut demokrat Lulzim Basha, i cili sipas tij po tregohet shumë butë.

“Gjithmonë kam thënë se do isha për një rrugë më të ashpër. Nëse ky do tentojë në parlament siç kaloi rradhën e parë ta kalojë dekretin të bëjmë një protestë para parlamentit, por jo hiç.

Fryma popullore është anti Ramë. Mirë këtë po e lëmë të vazhdojë me të fortit. Fryma popullore ka qenë dhe anti Enver. Nuk po them që do të kthehet në regjim siç ka qenë por autoritar, por autoritar jemi të gjithë që po  e shohim.

Ky është një rrezik shumë i madh. Ska pse të preokupojë më shumë ndërkombëtarët sesa ne që jemi këtu. Ça do bëjmë ne. Mua më duket sjellja e butë e Bashës, megjithëse ka njerëz që thonë ka vizion perëndimor, unë sjam dakord për opozitë të dhunshme por as të rrimë e të shohim këtë se çfarë bën këtu.

Mendoj sipas meje, ne duhet të bashkoheshim urgjent sot e gjithë opozita dhe të merrnim një vendim si do reagojmë karshi kësaj sjellje të kryeministrit?, tha Duka./CNA.al

Lajmet e fundit nga