LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Patozi i nxjerr të palarat Bashës e Ramës/ Kanë ngrënë pica për tre orë

26 Tetor 2020, 21:46, Politikë CNA
Patozi i nxjerr të palarat Bashës e Ramës/ Kanë

Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi, ka komentuar deklaratën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, se nga PD do të krijohen 5 parti të reja dhe atë të Lulzim Bashës, që ftoi në koalicion Jozefina Topallin dhe partitë e demokratëve.

Patozi tha se deklarata e Veliajt është kush e ha grepin, ndërsa theksoi se nuk do të bashkëpunojë me asnjërën palë politike.

Sipas tij, Basha dhe kryeministri Edi Rama kanë ngrënë pica për rreth tre orë bashkë dhe kanë bashkëpunuar për rreth 6 muaj.

?Erion Veliaj të mosojë të numërojë se unë di që ka problem numërimi këtej nga e djathta. E para, mund të ketë 5, 7, 10 parti. Këta janë njerëz ta pakënaqur nga PD dhe këtë mund ta konfirmoj. Ajo deklarata është diversion, puna është kush e ha grepin.

Unë në juri këtë se pranoj se i kam kundërshtarë dhe i kam ballorë, nuk kam asnjë sekond bashkëpunim me ta, ndërsa ky tjetri ka bashkëpunim për rreth 6 muaj. Ka qëndruar tre orë duke ngrënë pica vetëm për vetëm me ta.

Këtë tjetrin nuk e pranoj, zotin Basha dhe këdo tjetër nga ajo palë se unë e kam bërë ndarjen me vullnet të lirë. Projekti im politik është kundër të dyja palëve, ne kemi zgjedhur që t?i japim shqiptarëve një alternativë të re. Ne jemi kundër kryetarokaricë, ne jemi vetë kryetarë por nuk e duam atë pushtet?, u shpreh koordinatori i BD-së në ?Open?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga