LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Patozi: Gjysma e atyre që janë sot krah Bashës kanë qenë në dasmën e Ramës

26 Tetor 2020, 22:00, Politikë CNA
Patozi: Gjysma e atyre që janë sot krah Bashës kanë

?Gjysma e atyre që janë te opozita e bashkuar krah Bashës kanë qenë në dasmën e Ramës?.

Kjo ka qenë deklarata e bërë pak minuta më parë nga koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, i cili foli për akuzat që janë drejtuar ndaj tij se po bashkëpunon me kryeministrin Rama.

Patozi tha se këto akuza po bëhen nga ata persona që kanë qenë në dasmën e kreut të qeverisë e që dot janë në krah të Lulzim Bashës.

?Unë nuk e kam pirë kurrë një kafe me Edi Ramën dhe thashë se nuk e kam problem të pi kafe me Edi Ramën si njeri pa hyrë në politikë se nuk kam asgjë personale me të, por të më akuzojnë këta nuk i lejoj.

Keni një video po doni, gjysma e atyre që janë te opozita e bashkuar krah Bashës kanë qenë në dasmën e Ramës dhe më thonë mua se po i shërbej Ramës?, theksoi ai në emisionin ?Open?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga