Connect with Us

Patozi ftesë Topallit/ Të krijojmë një front të përbashkët

Politikë

Patozi ftesë Topallit/ Të krijojmë një front të përbashkët

Publikuar

-

Patozi ftesë Topallit/ Të krijojmë një front të përbashkët

Tashmë që fushata ka nisur, koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi e ka të qartë rrugën drejt 25 prillit.

Patozi thotë se synojnë që të jenë forcë përcaktuese qeverisëse dhe për këtë do të bëjnë gjithçka munden.

Ne synojmë të jemi forcë përcaktuese qeverisëse dhe për këtë do të bëjmë gjithçka mundemi që ti drejtohemi sidomos shqiptarëve të lirë dhe të panagzhuar politikisht të cilët duhet të refuzojnë një model të shëmtuar politik që është kryetarokracia, e cila përfaqësuesit më të denjë ka PS në pushtet dhe PD e LSI në opozitë”, tha ai për “Vizion Plus”.

Beteja e parë kundër asaj që Patozi e cilëson kryetarokraci është hapja e plotë e listave, pavarësisht Kodit Zgjedhor.

“Ne kemi marrë një vendim, i cili është i panegociueshëm dhe është i paapelueshëm. Që do të thotë secili prej nesh që merr një votë më shumë se tjetri, merr mandatin, duke filluar nga unë i pari e deri tek kandidati i fundit”, deklaroi Patozi.

Duke përcaktuar si kundërshtare, PS nga njëra anë dhe PD e LSI në anën tjetër, ajo që Astrit Patozi synon është krijimi i një fronti opozitar, duke ftuar të gjitha partitë e reja përfshi edhe lëvizjen e Jozefina Topalli për të garuar me një liste të përbashkët në 25 prill.

LEXO EDHE:  Kandidatët në zgjedhje/ Në filtër nga Autoriteti i Dosjeve të ish-Sigurimit

“Sigurisht i takon asaj që të shpalosë vizionin e vet apo se si e mendon ajo dhe të tjerët që mund t’i bashkohen asaj lëvizje Shqipërinë e së nesërmes. Ajo që na takon ne është që ne i urojmë rrugë të mbarë, i urojmë mirëseardhjen në fushën e betejës elektorale të 25 prillit. Ne inkurajojmë çdo forcë të re e cila është për ndryshimin dhe sigurisht këtu bën pjesë edhe lëvizja e zonjës Topalli.”

Patozi ka një përgjigje për të gjithë ata që e akuzojnë atë dhe zonjën Topalli për lëvizet politike që ata sot drejtojnë.
“Nuk kam asnjë sekondë kohë për të humbur me një mendësi staliniste e cila për fat të keq mbizotëron tek ajo që ka mbetur në PD”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Manipulohet procesi i votimit/ Si mashtroi LSI për shifrat

Publikuar

-

Nga

Manipulohet procesi i votimit/ Si mashtroi LSI për shifrat

Lëvizja Socialiste për Integrim ka filluar që herët në mëngjes një proces votimi në të gjithë bazën e saj për të bërë gati infrastrukturën për Konventën Kombëtare të 5 dhjetorit.

Në përfundim të votimeve, LSI deklaroi se kanë votuar 44 mijë e 413 anëtarë ose 80.7%, nga të cilët 28 mijë e 285 anëtarë votuan fizikisht sot për delegatët dhe kryetaren ndërsa mbi 16 mijë online.

Kjo ishte të paktën ajo që deklaroi kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Silva Caka  për mediat.

Por në fakt nuk kanë votuar më shumë se 7 mijë në total dhe rreth 1500 online.

LEXO EDHE:  “PD është përgjysmuar në 2013-ën dhe 2017 –ën”/ Topalli: Basha duhet të mbajë përgjegjësi

LEXO EDHE:  Nga Astrit PATOZI/ Shyqyr që nuk është kohë lufte

Shifrat e dhëna janë gënjeshtra publike!

S’kishte asnjë motivim, arsye apo garë që të nxiste njerëzit të votonin.

Ishte një formalitet që kishte të parapërgatitur çdo skenar falsifikimi.

LSI po mashtron publikun! Kur ka vetëm 17 mijë anëtarë, i kanë votuar 44 mijë!

Ne fakt totali i pjesëmarrjes nuk i ka kaluar 8500 vota, duke e treguar LSI-në më të “rrudhur” se kurrë.

Me kaq vota asnjë deputet nuk nxjerr dot, megjithëse Mona, shpreson të ketë nja 7 a 8./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video/ Shqipëria “digjet” nga Covid-i, Monika hedh valle

Publikuar

-

Nga

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku festoj dje ditëlindjen duke mbushur 35 vite jetë.

Në ambjentin përrallor, me “tematikë fshati” nuk kanë munguar miqt e aktorit, mes të cilëve dhe cifti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.

Në një video të shpërndarë nga vetë aktori në rrjetet sociale, duket se kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ka harruar situatën e pandemisë, dhe numrin e lartë të viktimave për të cilat opozita akuzon dhe për fshehje, dhe dëfrehet në ritmet e muzikës, teka hedh valle.

Kujtojmë që  pak ditë më parë qeveria ndërmorri disa masa kufizuese duke ndaluar edhe grumbullimet dhe festat familjare, të cilat konsiderohen si një prej vendeve që janë kthyer në vatra infeksioni.

LEXO EDHE:  Marrëveshja e 5 qershorit/ Duka: Koha të fillojë organizimi i partive për zgjedhje

LEXO EDHE:  “Të bëhen sa më shumë testime”/ Topalli del hapur kundër Bashës

Mesa duket ky rregull nuk është përfillur nga aktori dhe të ftuarit e tij./CNA.al


LEXO TE PLOTE

Politikë

Vijon “Ping pongu” i përplasjeve/ Basha-Ramës: Prano hetimin nëse nuk ke gjë për të fshehur

Publikuar

-

Nga

Vijon “Ping pongu” i përplasjeve/ Basha-Ramës: Prano hetimin nëse nuk ke gjë për të fshehur

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas deklaratave të kryeministrit Rama, ku iu përgjigj akuzave të opozitës për fshehjen e numrit të viktimave nga Covid.

Në deklaratën zyrtare, Basha shkruan se  në vend që të përballet me të vërtetën dhe realitetin, Rama vazhdon avazin e sulmeve politike dhe gënjeshtrave.

Shqiptarët prisnin sot përgjigje.

Por Rama vazhdon të gënjejë dhe t’i ikë përgjegjësisë.

Ai ka gënjyer në lidhje me numrat e viktimave. Nuk janë shifra, por janë qytetarë, janë nëna, baballarë që kanë humbur jetën.

Pasi i ka braktisur dhe i ka lënë pa asnjë mbështetje mjekët dhe infermierët në frontin e përballjes me pandeminë, ai po i keqpërdor ata.

Mashtrimi me shifrat zyrtare është përgjegjësi e Ramës, jo e mjekëve që po sakrifikojnë gjithçka në këtë betejë.

Ai ka braktisur shqiptarët dhe familjet e tyre, për të cilat nuk jep asnjë mbështetje financiare nga qeveria.

Rama po shpërfill dhimbjen dhe vuajtjet e qytetarëve, që kanë nevojë për ndihmë.

Njerëzit po vdesin përditë.

Spitalet po kolapsohen.

Biznesi po falimenton.

Varfëria dhe papunësia po rriten.

Në vend që të ndihmojë shqiptarët, në vend që të përballet me të vërtetën dhe realitetin, Rama vazhdon avazin e sulmeve politike dhe gënjeshtrave.

Nëse nuk ke asgjë për të fshehur, prano direkt një hetim të plotë të të gjithë informacioneve që jo mjekët, por ti, ke fshehur në lidhje me viktimat e COVID-19.

Boll u fshehe pas gënjeshtrave dhe sulmeve politike. Jepu përgjigje të vërteta qytetarëve të Shqipërisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE