Connect with Us

“Nuk merr dot peng askënd”/ Ristani: Qëndrimi i Ramës arrogant dhe i njëanshëm

Politikë

“Nuk merr dot peng askënd”/ Ristani: Qëndrimi i Ramës arrogant dhe i njëanshëm

Publikuar

-

Ristani ironizon Bashën/ Çmenduri, të bësh gjithmonë të njëjtën gjë dhe të presësh rezultate të ndryshme

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, është i ftuar mbrëmjen e sotme në Ora neës. Ai ka komentuar debatet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, për të cilën Presidenti është shprehur se do t’i dërgohen për vlerësim Komisionit të Venecias, por që ka hasur kundërshtimin e Kryeministrit.

Ristani tha se ky qëndrim i Ramës nuk është asgjë tjetër, përveçse qëllim për të favorizuar veten dhe partinë e tij.

“Rama në të gjithë trajektoren e tij për këtë çështje, jo vetëm që nuk është treguar bashkëpunues, por i fokusuar tek qëllimi i tij për t’i dhënë favore vetes dhe partisë që përfaqëson në raport me kundërshtarin politik. Për të siguruar epërsi në tavolinë dhe jo një garë të ndershme e të barabartë. Në përgjithësi reformat zgjedhore në Shqipëri kanë një kohë të gjatë që po bëhen dhe kanë treguar se si janë bërë në të kaluarën.

Gjithmonë janë bërë me konsensus. Dhe për më tepër kushtet që po kalojmë, marrëveshja midis palëve do të ishte shumë e mirëpritur, për shkak të kushtit që europa ka vënë në raport me reformën zgjedhore edhe në raport me mundësinë e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, tha Ristani./CNA.al

Rama i përgjigjet Metës/ Nuk merr dot peng askënd, mendimi i Venecias është i mirëseardhur

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Çfarë e bën një lider të mirë?/ Majlinda Bregu: Sakrifica dhe përgjegjësia janë dy elementet kryesore

Publikuar

-

Nga

Për sekretaren e përgjithshme të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu koncepti i liderit është i gjerë dhe shumë dimensional.

Në një intervistë për “Refleksion” në ABC News ajo është shprehur se lideri i mirë duhet të pranojë veten dhe të ketë një plan dhe strategji.

Në fakt më bën përshtypje përzgjedhja që keni bërë e të gjithë figurave politike, kur domosdoshmërit secili prej tyre meriton të quhet lider në ecurinë e historisë së njerëzimit. Pra ka diktatorë, ka fashistë, ka lider demokratë, ka autoritarë, por të gjithë kanë shpresuar, kanë ëndërruar apo në një moment të caktuar të historisë kanë besuar se po udhëhiqnin bazuar në ideologji që ishin shkatërruese për botën dhe njerëzimin apo qoftë në momente që kanë qenë interesante, psh nujë moment që më kujtohet është Bushi kur pranoi humbjen dhe vulosi rezultatin e zgjedhjeve në Amerikë, duke uruar fituesin.

Megjithatë, çfarë e bën një njeri një lider të mirë? E bën sakrifica dhe përgjegjësia, sepse lidershipi dhe lideri është pak a shumë si prindi, ti duhet të mendosh që në sukses je gjithmonë i fundit dhe suksesi është i grupit, ndërsa në humbje përgjegjësia është e jotja. A ka dhe a duhet të mbajë përgjegjësi një lider apo një drejtues, edhe në rastin kur nuk ka arsye, pra nuk ka bërë ndonjë faj. Kjo është ajo çka e dallon liderin nga një shef apoi nga një njeri që komandon një skuadër”, shtoi Ish ministrja e Integrimit.

Sipas saj, në ditët e sotme lidershipi nuk mund të jetë pronar dhe tenton të ngatërrohet me onershipin.

LEXO EDHE:  LSI nuk do ndryshojë ministrat në kabinet

LEXO EDHE:  “Ja liri, a vdekje”/ Meta “kërcënon” publikisht Ramën: Nuk do ta pranoj me çdo lloj çmimi

Më vjen keq që sot në përgjithësi lidershipi tenton të ngatërrohet me onershipin. Lideri nuk mund të jetë pronar. Lideri është pronar ose udhëheqës nëse ka një biznes të vetin dhe këtu është një histori tjetër sepse ti pret që grupi dheskuadra të punojnë për ty. Lideri ka një vizion, ka ndjenjën e përgjegjësisë, duhet të jetë një njeri që sakrifikon, të ketë një dashuri pa kushte dhe të mendojë për të mirën e përgjithshme dhe të mendojë për misionin që ka marrë përsipër të kryejë.

Lideri duhet të jetë kofident, sepse është e pamundur që të jesh një njeri që nuk ke besim te vetja, nuk e njeh veten, nuk reflekton dhe të jesh një lider i mirë. Jo të gjithëve që u jepet një shanc për të drejtuar apo ju dhurohet një mundësi për të drejtuar ose ata që luftojnë për të marrë një pozicion lideri përfundojnë në fund të epokës së tyre si lidership. Lideri i mirë duhet të ketë një funksion si njerëzit e zakonshëm: Të ketë mundësi të njohë veten, të njoh që demokracia ka rregulla dhe të ketë një plan, vizion dhe strategji”, u shpreh Bregu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjerimi i Bashkimit Europian/ Majlinda Bregu tregon problematikat

Publikuar

-

Nga

Majlinda Bregu e cila aktualisht drejton Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal, duke qenë zyrtarja shqiptare me detyrën më të rëndësishme në këtë organizatë ka komentuar zgjerimin Europian ku bën pjesë edhe Ballkani Perëndimor. Në studion e “Refleksion” në ABC News ajo është shprehur se sa herë duhet të flasim për Europën duhet të kemi dy koncepte. Sipas saj, është ajo e vokacionit të vendeve tona që duhet ti bashkohen BE dhe për shqiptarët me një ndjesi më të dashur.

Unë besoj që ka dy koncepte ose të paktën dy qasje sa herë që ne flasim dhe pyetemi për Europën. Një pjesë është ajo e vokacionit të vendeve tona të cilat duhet ti bashkohen BE dhe mbase për shqiptarët mbase me një ndjesi pak më të dashur. Pra vjen prej faktit që shqiptarët nuk kanë qenë ndonjëherë në kërcënim për të patur një identitet europian.

Megjithatë Europa besoj se është më shumë një gjendje mendore për fatin e mirë për të gjitha vendet  që duan ti bashkohen Europës ka ende njëpërqindje të lartë të dëshirës për të qenë pjesë e saj. Por është e vërtetë nga ana tjetër që Europa si kontinent nuk ka ngelur e paprekur nga kriza. Nga njëra anë është Europa e mendimit politik apo ajo europa e vlerave, europa të cilën ëndërrojmë të gjithë, Europa e standardeve të stilit të jetesës  më të mirë dhe nga ana tjetër është Europa që filloi të imitonte një sistem të rënduar institucionesh dhe kjo e ka bërë shkëputjen nga mendimi apo vendimmarrja politike.

E ka bërë sot Europën që herë pas here të duket sikur e ka më të vështirë për tu dhënë zgjidhje problemeve të ndryshme, duke mos lënë mënjanë që është prekur nga kriza të mëdha“, u shpreh Bregu.

Gjithashtu ish ministrja e Integrimit është shprehur se kriza financiare por edhe pandemia e kanë tronditur Europën. Sipas saj, procesi i zgjerimit e ka larguar atë nga procesi politik.

LEXO EDHE:  “Opozita është shumë vonë”/ Mustafaj jep alarmin e fortë

LEXO EDHE:  Bardhi i hakërrehet Ramës/ Gjoba dhe burgu, alternativa e vetme që ka për qytetarët

“Vetëm së fundmi duke iu referuar krizës financiare të 2008-tës dhe më pas Brexit apo kriza e refugjatëve, qoftë edhe pandemia së fundmi e kanë tronditur Europën. Unë shpresoj shumë që të ketë një qartësi se Europa si kontinent nuk mund të jetë e fortë dhe tu bëj ballë krizave të mëdha, të cilat mund ta prekin herë pas here.

E para, pa pasur një përcaktim të qartë që kontinenti nuk është vetëm vendet anëtare të BE, pra kontinenti europian është shumë i gjerë, është edhe Ballkani Perëndimor. Por dhe nga ana tjetër ka një domosdoshmëri të madhe për të rifituar edhe një herë dëshirën lidershipin dhe vendimmarrjen politike. Lënia peng e proceseve të mëdha, qoftë edhe ai i procesit të zgjerimit, e teknikaliteteve, e letrave, e burrokracive, e metodologjive e ka larguar atë nga procesi politik dhe për mua besoj që Europa, por edhe e gjithë bota ka nevojë për të qenë të qartë me vizion politik”, shtoi Bregu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rezultati i zgjedhjeve/ Ylli Manjani tregon qarkun që mund të sjellë surpriza nëse rinumërohen votat

Publikuar

-

Nga

Rezultati i zgjedhjeve/ Ylli Manjani tregon qarkun që mund të sjellë surpriza nëse rinumërohen votat

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thotë se rinumërimi është instrument që e përdor KQZ për të kuptuar a është vlerësuar drejt rezultati apo jo në ato raste ku rezultati është vërtet i ngushtë, duke sjellë rastin e Beratit ku mandati është ndarë për 77 vota.

Sipas Manjanit, nëse ka patur parregullsi rezultati mund të kthejë, por sipas Manjanit, Gjirokastra ku rezultatin e ka shumë më të theksuar, diferencat janë aq të mëdha sa nuk ja vlen të hysh në këtë procedurë.

Procesi i rinumërimit është proces hetimi, KQZ mund ta vendosë edhe pa kërkesën e partisë. Rinumërimi është instrument që e përdor KQZ për të kuptuar a është vlerësuar drejt rezultati apo jo në ato raste ku rezultati është vërtet i ngushtë. Nëse për 77 vota në Berat ikën një mandat këtu sigurisht rinumërimi mund të jetë një instrument për të kuptuar se ndoshta me të vërtet ka pasur parregullësi.

Po kështu ka një pretendim se në qendra votimi janë gjetur fletë votimi më shumë se votues. Këtu jemi para një pavlefshmërie e cila realisht ndikon në rezultat. Është një rast shumë më evident se Gjirokastra ku rezultatin e ka shumë më të theksuar, diferencat janë aq të mëdha sa nuk ja vlen të hysh në këtë procedurë. Sigurisht për efekt të transparencës publike mirë do ishte të ishte gjetur një mekanizëm për ta vlerësuar qoftë dhe për efekt të ndjekjes penale por në këtë rast KQZ është më shumë e fokusuar drejt rezultatit”, u shpreh Manjani për Ora News./CNA.al

LEXO TE PLOTE