LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Njëri pa patentë, tjetri i dehur në timon/ Arrestohen dy të rinj në Durrës

26 Tetor 2020, 10:34, Kronika CNA
Njëri pa patentë, tjetri i dehur në timon/ Arrestohen dy të

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. Ç., 18 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, pa leje drejtimi.
A. B., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

Lajmet e fundit nga