Connect with Us

Një notë për profesorin/ Gevio Tabaku sjell platformën e parë shqiptare për vlerësimin e pedagogëve

Sociale

Një notë për profesorin/ Gevio Tabaku sjell platformën e parë shqiptare për vlerësimin e pedagogëve

Publikuar

-

Platforma VleresoPedagogun.al është platforma e parë Shqiptare për vlerësimin e pedagogëve të universiteteve publike dhe private të vendit tonë.

Platforma e sapo prezantuar, i mundëson studentëve dhe ish studentëve të shtojnë pedagogët e tyre dhe më pas t’I vlerësojnë ata me nota nga 1 (shumë keq) deri te 5 (shkëlqyeshëm). Te gjitha vlerësimet më pas mblidhen në një mesatare përfundimtare dhe kjo mesatare I caktohet pedagogut në fjalë.

Krahas notës që secili pedagog ka, afishohet edhe niveli i vështirësisë së atij pedagogu. Kjo do shërbejë që studentët e rinjë të mund të krijojnë një ide për pedagogët që do të kenë në universitet, si edhe për vështirësinë e lëndëve që këta të fundit japin.

Një komponent tjetër mjaft i rëndësishëm është edhe përshkrimi që secili student i bën pedagogut që vlerëson duke bërë të mundur që të krijohet një rrjet i madh transparence edhe në aspektin akademik në vendin tonë.

Themeluesi i platformës, Gevio Tabaku, shprehet se platforma është frymëzuar nga platforma gjigande amerikane, RateMyProfessors, e cila numëron mbi 1.9 milionë pedagogë në sistem si edhe mbi 19 milionë vlerësime që studentët kanë bërë për këta të fundit.

LEXO EDHE:  Deklarata e pedagogut shqiptar/ “Lajmet e rreme ndaj NATO-s, BE-së dhe Perëndimit vijnë nga Rusia”

“Mendova se vendit tonë i mungonte një platformë e tillë dhe se do ishte ide shumë e mirë që të gjithë maturantët të kishin një ide për universitetin ku do të nisnin shkollën si edhe për pedagogët që do u jepnin mësim. Së shpejti do të shtojmë në platformë edhe çdo universitet publik dhe privat, në mënyrë të tillë që të gjithë studentët të mund të japin një vlerësim real për universitetin ku bëjnë pjesë, si edhe maturantët të kenë mundësi të shohin se çfarë vlerësimi ka universiteti që dëshirojnë të ndjekin.” – është shprehur Gevio Tabaku.

Nëse jeni student, ju ftojmë të hyni në platformën VleresoPedagogun, duke shtypur sipër këtij linku https://vleresopedagogun.al/ dhe më pas të shtoni pedagogun tuaj ose të vlerësoni pedagogët që gjenden në platformë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sociale

Kthesë e papritur e motit/ Temperaturat ulen ndjeshëm

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Moti i qëndrueshëm do të sjellin në orët e para të ditës kthjellime dhe vranësira të pakta përgjatë zonës Lindore.

Ndërsa mesdita dhe orët vijuese i bëjnë vranësirat më të dukshme duke krijuar momente me pika shiu në zonat malore. POR mbrëmja largon gradualisht vranësirat e shumta.



Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 27°C.

LEXO EDHE:  Fushata zgjedhore/ Bilbil Dervishi: Partitë i janë shmangur platformave të mëdha

LEXO EDHE:  Platforma e Kryemadhit/ Si mund të bëhen fëmijët të pasur

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë 50 km/h nga drejtimi  Verior – Verilindor duke krijuar ne brigjet e jonit dallgëzim 5 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Sot ‘Dita pa makina’/ Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve

Publikuar

-

Nga

cna sociale

Në periudhën 16-22 Shtator të çdo viti, me nismën e Bashkimit Europian, organizohet “Java Europiane e Qarkullimit”, e cila finalizohet me datën 22 Shtator, me ditën “Në qytet pa makinën time”.

Në kuadër të kësaj jave edhe Bashkia e Tiranës ka rikthyer më 22 shtator nismën “Dita pa Makina”, për të ndërgjegjësuar qytetarët që të shmangin të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve të tyre.

Për një aktivitet të qetë janë marrë masa  për kufizimin e qarkullimit të automjeteve nga ora 08:00 deri në orën 14:00, në disa prej rrugëve të qytetit.

Kjo nismë europiane e ka zanafillën në Francë në 1998. U deshën vetëm katër vjet që ajo të bëhej një nga manifestimet me përfshirjen më të madhe në fushën e mbrojtjes së mjedisit.



Qëllimi i nismës evropiane është pikërisht ndërgjegjësimi për ndërmarrjen e politikave të sukseshme urbane nga vendimamrrësit për të mundësuar rritjen e vëllimit të transportit me mjete miqësore me mjedisin.

LEXO EDHE:  Skandali seksual në Elbasan/ Dosja e pedagogut kalon tek Krimet e Rënda

LEXO EDHE:  Platforma për ringritjen e PD-së/ Malko: Bashën nuk mund ta presim pafundësisht

 Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do bëhet si më poshtë:

  • Rruga “Luigj Gurakuqi”, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Xhorxh Bush” deri në sheshin “Avni Rustemi”.
  • Rruga “Kostandin Kristoforidhi” deri në kryqëzimin me rrugën “Luigj Gurakuqi”

2.Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në segmentet rrugore sipas pikës 1.

3.Qarkullimi i mjeteve të tjera do të vazhdojë në segmentet e mëposhtme:

  • Rruga “Xhorxh Bush” – Rruga -Barikadave”
  • Rruga “Hoxha Tahsim”,- “Rruga “Tefta Tasho Koço”

4.Qarkullimi i mjeteve të transportit publik linja -Porcelan – Qendër- do të devijojë në sheshin “Avni Rustemi” dhe do të stacionohet pranë tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rikthehen vranësirat/ Ulen ndjeshëm temperaturat

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Vendi ynë vijon të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të theksuara do jenë gjatë mesditës dhe lagështira e lartë në ajër do të ndihmojë në krijimin e shirave të afatshkurtër në zona të izoluara.

Por paraditja dhe mbrëmja do të jenë kryesisht në ndikimin e motit të kthjellët dhe vanësirave kalimtare.

LEXO EDHE:  Platforma “Ambasada Ime”/ Cakaj: Do të bëjmë de-burokratizimin e ambasadave shqiptare në botë

LEXO EDHE:  “Sot 95% e shërbimeve online”/ Rama: Sistemi i bashkëqeverisjes, epokë e re e marrëdhënieve me publikun



Sipas MeteoAlb, Temperaturat e ajrit do të bien në mëngjes, dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 28°C.

Era do të fryjeë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi  Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE