Gjirokastër, pasojat e pandemisë tek trashëgimia kulturore
Pandemia e koronavirusit ka bllokuar vizitat në shumë objekt...
Vdiq dhe Zeman Lalaj. Atje në Vlorën e bukur. Fill ca muaj pasi mbylli sytë e shoqja. Mbeti vetëm në qytetin e tij. Fëmijët larg prej vitesh. Jetën e pati mbushur me punë, ndershmëri, korrektesë.
Inxhinier i diplomuar jashtë vendit, nis punën te baza e Pashalimanit, vite e vite në nëndetëse dhe më pas në telekomunikacion.
Karakter i butë, njeri i drejtë, pasionant pas natyrës, ndërmori kur doli në pension një projekt që moshatarët e tij as që e fusnin te planet e tyre. Majë Llogarasë mori me qira ca dynym tokë dhe mbolli pisha dhe bredha.
Krijoi një fidanishte të bukur sa pylli pranë u gëzua nga ata ?fëmijë? kaq të shëndetshëm.
Më pas nisi kalvari i Zemanit. Trokiste zyrë më zyrë që në autostrada të mbilleshin fidanët e tij, që në pjerrina ku gërryente uji ta mbronin bredhat e tij, që në bregdet të vendoseshin pishat e tij që toka mos rrëshqiste drejt ujit, që maleve të thata të hijeshonin filizët e tij.
Por mundi i shkonte huq. Jo se ai donte të pasurohej, jo se i shiste shtrenjtë. Se një fidan e jepte dhe për tre euro, por sepse njerëzit e qeverisë bënin tendera dhe blinin bimë nga 200-300 euro copa. Kishin leverdi në përqindjet që merrnin.
U duheshin buxhete të mëdha se do pushonin në Spanjë, Kubë, Egjipt, Maltë. Se do arsimonin fëmijët e tyre në Londër, Neë York, Romë. Ndërsa Zemani merrte thuajse çdo ditë furgonin nga Vlora në Tirane dhe kthim.
Kalvar i lodhshëm, aq më tepër për një të moshuar.
Këto ecejake e lodhën dhe e mërzitën njeriun e mirë. Askund nuk e qasnin edhe pse blinin pa fund fidanë nga jashtë vendit. U mbollën në letra plot fusha e zona. Me çmime të kripura, por nga fidanishtja e Llogarasë asnjë copë.
Pasi pa se muri i korrupsionit nuk çahej, Zeman zemër poeti i dhuroi. Po kujt? As si dhuratë nuk ia pranonte shteti ynë maletharrë e kodrazhurritur. Askush nuk merrte mundimin t?i tërhiqte.
Bile administrata kishte bezdi nga bujaria e tij. Atëherë u lodh. E braktisi fidanishten, i la lastarët në krah të pishave të Llogarasë dhe atë që nuk ia pranuan zyrat e futi në gji natyra aty lart, në 1500 metra mbi det.
Zemani iku nga sëmundja thanë mjekët. Unë e vërtetoj se ca vite ia hëngri qeveria. Ky njeri shembull plot dritë donte të falte një pyll. Njerëzit e betonit jo vetëm nuk e falënderuan, por e përbuzën.
Por ato mijëra bredha që mbolli Zemani, sa herë fryn erë deti i dërgojnë plot urime drejt varrezave në Babicë, babait të tyre, atij që si mjek materniteti, lindi e rriti kaq ?fëmijë? të shëndetshëm.
Fjalën Zeman e shqiptojnë me gaz dhe mbushur plot oksigjen bredhat dhe pishat e njeriut unik, të atij që për fat rri i varrosur poshtë një pishe.
Tamam sikur fle në pasionin e tij…
Pandemia e koronavirusit ka bllokuar vizitat në shumë objekt...
Ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare poeti dhe shkrimtari i ...
Aktorja e njohur e humorit Mariana Kondi ka rezervuar një su...
Akademia Suedeze e Çmimit Nobel ka shpërndarë ditën e sotme ...
Ambasada amerikane ka njoftuar se shkrimtari i shquar shqipt...
Filmi ‘Lulëkuqet mbi mure’ është një prodhim i Kinostudios S...
Pak pasi u raportua lajmi për ndarjen nga jeta të shkrimtare...
Bota e artit ka hyrë në zi pas një lajmi të hidhur.Mësohet s...
Mbrëmjen e sotme është mbajtur edicioni i 10-të i Festivalit...
Shkrimtari dhe filozofi i njohur shqiptar, Isuf Luzaj lindi ...
Studentja e Drejtësisë Enxhi Drapi, ka sjell për lexuesit sh...
“Diku ku dielli nuk perëndon”, është një roman unik për lloj...
Në fshat,nga dritarja e shkollës e shihja shpesh Xhelën me t...
“Lugatka” është filmi shqiptar që ka fituar çmimin e filmit ...
Nga Denis Dyrnjaja* Shiheni këtë kolazh fotosh. Janë 3 nga k...
Shkodra ka humbur një tjetër artist nga Covid-19.Bëhet fjalë...
Historiani Niko Kotherja ka kujtuar aktivistin dhe shkrimtar...
Drejtori i RTSH Korça Muharrem Meko, ka uruar 20-vjetorin e ...
Nga Mira MeksiTë udhëtosh labirinteve të teorisë së let...
Nga Miron Çako – Përgjegjësi i Zyrës së Katekizmit të Kryepe...
77-vjeçari, Fatmir Aliaj tregon për emisionin investigativ...
Klodian Zoto, një nga kokat e inceneratorëve, i dënuar...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka deno...
Në fund të shkurtit të këtij viti ishim në lagjen “Visarjo...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia e Krujës ka arrestuar një 26-vjeçar me iniciale G....
Zbardhet vjedhja e argjendarisë në Rrugën e Dibrës në Tira...
Gazetari Spartak Koka ka zhvilluar një intervistë me babai...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur në lidhje me kë...
Ditën e martë, vendi ynë do të ketë kushte të paqëndru...
Për javën që presim përpara, mbi vendin tonë parashiko...
Prej më shumë se një muaji, ish-të punësuarit në fabrikat ...
Këtë të diel, moti do të jetë i paqëndrueshëm si rezultat ...
Të gjitha problemet, të cilat mund t’i kenë qytetarët ...
Rregulla të reja për emigrantët që jetojnë në Greqi? ...
Vendet e BE-së do të vendosin sanksione ndaj 30 zyrtar...
Pakistani mbeti një nga tri vendet me ajrin më të ndodhur ...
Turmat në veri në Londrës janë mbledhur të hënën në mëngje...
Kur kujtoj sot atë aventurë, thuajse vdekjeprurëse, më...
Lulet e portokalleve janë pjesë e pandashme e çdo oborri t...
Radio “Ngjallja” ka përkujtuar Kryepeshkopin Fan Noli në 5...
Normat e interesit të depozitave u rritën në përmasa të vo...
Sot, më 19 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
Nevoja për punonjës nga ata më pak të kualifikuar deri tek...
2024-a ka nisur negative për pjesën më të madhe të eksport...