LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Meta: 8 pyetjet që i kam dërguar Komisionit të Venecias

26 Tetor 2020, 11:51, Politikë CNA
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Meta: 8 pyetjet që i kam dërguar

Presidenti Meta ka vendosur që ti kërkojë opinion urgjent Komisionit të Venecias për ndryshimin e  Kodit Zgjedhor nga ana e mazhorancës.

Në një deklaratë për mediat, Meta ka renditur pyetjet që i ka shtruar Komisit të Venecias, ku sipas tij qëllimi është shmangia e një krize të mundshme zgjedhore.

?Për një opinion urgjent mbi procesin e ndryshimit të njëanshëm të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, pas paraqitjes së një kërkesë zyrtare të opozitës dhe në funksion të shmangies së një krize tjetër, iu drejtua komisionit për të dhënë në kushte emergjent.

A mund të ndryshon në mënyrë të njëanshme rregullat që lidhen me transformimin e votave pasi të ketë filluar procesi zgjedhor. Sa e rëndësishme është njohja e ligjit për konkurrentët mjaftueshëm para zgjedhje.

Nëse rregullat që kanë të bëjnë në transformimin e votave në mandate, ndryshohet shumë afër zgjedhjeve, a dëmtojnë apo ndikojnë këto ndryshime qëndrueshmërinë e ligjit?

A e komptomentojnë këto ndryshime procesin zgjedhor dhe stabilitetin politik.

A shkelet parimi i garancive procedurale nëse ndryshime të tilla bëhen në mungesë të një Gjykate Kushtetuese?

A kishte ndonjë nevojë shtrënguese për t’i modifikuar në mënyrë të njëanshme.

Kandidimi i kryetarit në 4 qarqe sipas standardeve europiane. A pengojnë rregullat aktuale, futjen e listave të hapura për votuesit?

Nëse miratohen lista të hapura, ndërkohë që koalicionet mbeten njësoj, a do ishte legjislacioni shqiptar me BE? Duke patur në konsideratë situatën cila do të ishte zgjidhja e mundshme”, tha Meta./CNA.al

Lajmet e fundit nga