LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Murrizi përplaset me Eni Vasilin/ Të njoh që nga mbledhja e Forumit Rinor të PD, më thirr në mbiemër

26 Tetor 2020, 20:50, Politikë CNA
Murrizi përplaset me Eni Vasilin/ Të njoh që nga mbledhja e

Deputeti Myslim Murrizi është përplasur mbrëmjen e sotme me moderatoren Eni Vasili.

Murrizi u irritua nga mënyra si iu drejtua moderatorja dhe i tha se e njeh që nga koha kur ka qenë pjesë e forumit të PD-së.

Moderatorja e mohoi këtë gjë dhe iu drejtua ashpër duke i treguar se e vendos ajo çfarë duhet diskutuar në studio.

Debati në emisionin “Open”:

Myslim Murrizi: Më thirr në mbiemër

Eni Vasili: Po pse si të thirra? A je mirë sot z. Murrizi?

Myslim Murrizi:  E, ashtu më thirr. Se të njoh që nga mbledhja e Forumit Rinor të PD

Eni Vasili: E ke gabim, s?kam qenë kurrë. Tani ju lutem, se jam drejtuese e Open dhe ça ndodh në këtë emision e vendos unë.

Myslim Murrizi: Po jo unë s?ta prish këtë emision, kam respekt, Unë kam respekt e të kam të preferuar. Partia ime nuk është krijuar as nga zyra e Ramiz Alisë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga