Politikë
Murrizi habit me deklaratën/ Kam dashur ta vras Rexhep Mejdanin, me Nanon më ndante plumbi

Deputeti Myslim Murrizi ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, teksa foli për vrasjen e ish-dhjetoristit Azem Hajdari.
Murrizi tha se ka dashur të vrasë ish-presidentin Rexhep Mejdani, ndërsa me ish-kryeministrin Fatos Nano e ndante vetëm plumbi.
Ai deklaroi në emisionin “Open” se disa eksponentë të PD-së e kishin gënjyer duke i thënë se Fatos Nano, Fatos Klosi dhe Rexhep Mejdani kishin gisht në vrasjen e Azem Hajdarit.
Deklarata:
Murrizi: Kam dashur ta vras Rexhep Mejdanin. Hë ç’a më shikoni kështu. Po re po kam dashur ta vras me tër mend. Se të gjithë e shihnin si vrasësin e Azem Hajdarit. Me Fatos Nanon na ndante lumbi. Hipokritët e politikës kanë akuzuar me pa të drejtë personat e pafajshëm për vrasjen e Azem Hajdarit.
Vasili: Kemi temë tjetër.
Murrizi: Lëre çfarë teme ke ti, shqiptarët duan të dinë të vërtetën. Këta birbo kanë vite që mashtrojnë. Më kanë thënë që Fatos Nano, Fatos Klosi, Rexhep Mejdani kanë gisht në vrasjen e Azem Hajdarit. Këta yzmeqarë nuk i marr as për të pastruar halet unë.
Lajme të Rekomanduara:

Lista- Tirana kthehet në fushëbetejë mes PS-PD/ Këta janë emrat surprizë të opozitës që i bashkohen Ramës
Tirana, që është edhe qarku më i madh, nga zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit do të dalin 36 deputetë. Aty do të përqendrohet edhe...

Deputeti që duam/ Rama prezanton kandidaten për Korçën
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar kandidaten për deputete në qarkun e Korçës. Dhora Dajko, është një e re e cila vjen nga qyteza e Maliqit,...