Connect with Us

“Muajt në vazhdim do të jenë të vështirë”/ Përfaqësuesja e OBSH apel të fortë për të rinjtë

Aktualitet

“Muajt në vazhdim do të jenë të vështirë”/ Përfaqësuesja e OBSH apel të fortë për të rinjtë

Publikuar

-

Me rastin e 75 vjetorit të OKB-së, Përfaqësuesja e OBSH-së dhe drejtore e zyrës për Shqipërinë Dr. Bettina Mene ju tha anëtarëve të Shoqatës së UN-it të Shqipërisë se veprimi i përbashkët dhe solidariteti janë mjetet më të mira që kemi për t’a bërë qytetërimin tonë të qëndrueshëm.

Në një bashkëbisedim të gjallë me të rinjtë, Dr. Menne përmendi rolin e veçantë që Rinia ka sot për të zvogëluar rrezikun e COVID-19 dhe për rrugët sesi sfidat e kësaj pandemie mund të shndërrohen në mundësi të reja për një të ardhme më të mirë.

“Muajt në vazhdim do të jenë të vështirë,- tha ajo, dhe disa vende po ecin rrezikshëm. Ne nxisim liderët që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të parandaluar vdekje të panevojshme, bllokimin e shërbimeve mjekësore dhe mbylljen e përsëritur të shkollave” – nënvizoi Dr. Menne.
Ajo ju bëri thirrje të rinjve që të respektojnë masat mbrojtëse dhe të trupëzojnë një ndryshim thelbësor të sjelljes, për të udhëhequr me shëmbullin e tyre një përgjigje kombëtare të përtërirë.

Duke përkufizuar përmasën globale të sigurisë, Dr. Menne tha se Shëndeti është sot shtylla kryesore e sigurisë së një kombi, por edhe e statusit të tij socio-ekonomik.

LEXO EDHE:  Presidenti Trump aktivizon ligj të veçantë për të luftuar koronavirusin

“Kjo është arsyeja pse ne mbështesim fuqishëm Mbulimin Shëndetësor Universal dhe jemi më të vendosur se kurrë për të fuqizuar sistemet shëndetësore mbështetur mbi mësimet e nxjerra” – nënvizoi ajo.

Duke ju uruar Kombeve të Bashkuara ditëlindjen e 75-të, kreu i zyrës së OBSH-së në Shqipëri Dr. Bettina Menne konludoi se “seicili prej nesh mund të bëhet një kampion në komunitetin e tij, në punë duke u kujdesur për të tjerët, veçmas për më të kërcënuarit. Le të jemi kampionë të gjithë së bashku”./CNA>al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Një notë për profesorin/ Gevio Tabaku sjell platformën e parë shqiptare për vlerësimin e pedagogëve

Publikuar

-

Nga

Platforma VleresoPedagogun.al është platforma e parë Shqiptare për vlerësimin e pedagogëve të universiteteve publike dhe private të vendit tonë.

Platforma e sapo prezantuar, i mundëson studentëve dhe ish studentëve të shtojnë pedagogët e tyre dhe më pas t’I vlerësojnë ata me nota nga 1 (shumë keq) deri te 5 (shkëlqyeshëm). Te gjitha vlerësimet më pas mblidhen në një mesatare përfundimtare dhe kjo mesatare I caktohet pedagogut në fjalë.

Krahas notës që secili pedagog ka, afishohet edhe niveli i vështirësisë së atij pedagogu. Kjo do shërbejë që studentët e rinjë të mund të krijojnë një ide për pedagogët që do të kenë në universitet, si edhe për vështirësinë e lëndëve që këta të fundit japin.

Një komponent tjetër mjaft i rëndësishëm është edhe përshkrimi që secili student i bën pedagogut që vlerëson duke bërë të mundur që të krijohet një rrjet i madh transparence edhe në aspektin akademik në vendin tonë.

Themeluesi i platformës, Gevio Tabaku, shprehet se platforma është frymëzuar nga platforma gjigande amerikane, RateMyProfessors, e cila numëron mbi 1.9 milionë pedagogë në sistem si edhe mbi 19 milionë vlerësime që studentët kanë bërë për këta të fundit.

LEXO EDHE:  Manastirliu inspektim në Portin e Vlorës/ Njësi shëndetësore 24 orë, forcim masash për parandalimin e koronavirusit 

LEXO EDHE:  Përplasja Opozitë-Pozitë/ Meta  flet për pazare

“Mendova se vendit tonë i mungonte një platformë e tillë dhe se do ishte ide shumë e mirë që të gjithë maturantët të kishin një ide për universitetin ku do të nisnin shkollën si edhe për pedagogët që do u jepnin mësim. Së shpejti do të shtojmë në platformë edhe çdo universitet publik dhe privat, në mënyrë të tillë që të gjithë studentët të mund të japin një vlerësim real për universitetin ku bëjnë pjesë, si edhe maturantët të kenë mundësi të shohin se çfarë vlerësimi ka universiteti që dëshirojnë të ndjekin.” – është shprehur Gevio Tabaku.

Nëse jeni student, ju ftojmë të hyni në platformën VleresoPedagogun, duke shtypur sipër këtij linku https://vleresopedagogun.al/ dhe më pas të shtoni pedagogun tuaj ose të vlerësoni pedagogët që gjenden në platformë.

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Efekti i COVID-19/ Ekonomitë më sytë nga turizmi, përmirësohen standardet

Publikuar

-

Nga

Efekti i COVID-19/ Ekonomitë më sytë nga turizmi, përmirësohen standardet

Turizmi është një nga sektorët më të goditur globalisht sa i takon situatës së COVID-19 por edhe ai që mund të rimëkëmbet më shpejt. Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit bëri me dije se tashmë po shihen mundësitë për të sjellë standarde të reja në sektor duke u lidhur me dy aspekte turizmi dhe shërbimet e ngjashme dhe masat për të zvogëluar përhapjen e virusit. Këto standarde do të vendosen nga insitucionet ndërkombëtare siç është Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) dhe më pas do të kalojnë në hallkat e tjera të përcjelljes sipas vendeve. Në një njoftim të DPS bëhet me dije se Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) ofron udhëzime ndërkombëtare dhe seminare në internet për të ndihmuar industrinë e turizmit të kalojë krizën  e krijuar nga pandemia e COVID-19.

“Me fillimin e pandemisë së COVID-19 u mbyll gjithçka. Ekonomia botërore pësoi humbje të mëdha, sektori turizmit u godit rëndë, duke pësuar një rënie në të ardhurat vjetore botërore në shumën prej rreth 460 miliardë dollarë në gjysmën e parë të vitit 2020. Tashmë kufizimet kufitare janë lehtësuar por sektori i turizmit po përpiqet të tërheqë turistët në zona turistike të sigurta dhe me higjienë maksimale. Duke njohur sfidat e shumta me të cilat përballet sektori i turizmit, ISO ka filluar punën për një seri të re specifikimesh teknike, të cilat do të ndihmojnë operatorët e turizmit të përdorin masat më të mira për qëndrimin dhe sigurinë e turistëve.

Specifikimi teknik i ardhshëm, i cili do të jetë në dispozicion për publikun ISO/PAS 5643, Turizmi dhe shërbimet e lidhura me të – Masat për të zvogëluar përhapjen e COVID-19 në sektorin e turizmit do të ndihmojë të gjithë sektorin e turizmit, operatorët e akomodimit, muzeumet, transportuesit të ofrojnë shërbime më të sigurta dhe të parandalojnë përhapjen e virusit.

LEXO EDHE:  “Hapje shumë të ngadaltë dhe shumë graduale”/ Rama tregon kur Shqipëria mund të “lirohet”

LEXO EDHE:  Koronavirusi në Shqipëri/ Meta kërkon bashkëpunim, mesazh për mjekët e infermierët

Znj. Natalia Ortiz de Zárate Crespo, kryetare e komitetit të ekspertëve, e cila po harton specifikimin teknik, tha se specifikimi teknik do të përdorë specifikimet teknike të hartuara së fundmi nga Organizata Spanjolle për Standardizimin (UNE), anëtare e ISO për Spanjën si referencë dhe gjithashtu do të mbështetet në specifikimet e tjera ekzistuese kombëtare dhe ndërkombëtare, të tilla si ato të Organizatës Botërore të Turizmit (UNWTO) dhe Këshillit Botëror të Turizmit (WTTC).

“Ajo tha se: “Janë marrë parasysh të gjitha specifikimet teknike ekzistuese, përfshirë këtu edhe kërkesat në lidhje me distancimin social, maskat dhe dezinfektimin, por gjithashtu do të detajojmë edhe çështje të tilla siç janë: kontrolli në hyrje dhe daljet e emergjencës, nëse ndodhin situata të papritura”.

Hartimi i specifikimit teknik po koordinohet nga Instituti Spanjoll për Cilësinë e Turizmit (ICTE). “Specifikimi i ri teknik do të sjellë praktikën dhe ekspertizën më të fundit ndërkombëtare nga operatorët e turizmit,” tha Drejtuesja e Projektit Maria Cruz Cádiz.

Përveç hartimit të specifikimit teknik, ISO, së bashku me UNE, po zhvillon një seminar publik mbi rimëkëmbjen e sektorit të turizmit pas pandemisë së COVID-19. Seminari do të mbahet më 21 tetor me temën “Turizmi dhe ndikimet e COVID-19: roli i standardeve në zbutjen e krizës”, ku do të marrin pjesë ekspertë nga organizata të tilla si UNWTO, Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë, ICTE, Sektori i Turizmit të Portugalisë , ekspertë të standardeve” sqaroi DPS./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Bota

Spanja dhe Italia fillojnë zbatimin e masave të reja kundër pandemisë

Publikuar

-

Nga

Spanja ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme kombëtare dhe ka vendosur masën e izolimit të përgjithshëm në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, tha se masa e izolimit do të vlejë nga ora 23:00 deri 06:00. Sipas masave, autoritetet lokale mund të ndalojnë udhëtimin midis rajoneve. Sanchez tha se ai do t’i kërkojë parlamentit të zgjasë afatin e rregullave të reja nga 15 ditë, në gjashtë muaj.
Spanja u godit rëndë gjatë valës së parë të pandemisë në fillim të këtij viti dhe në atë kohë imponoi një bllokim shumë më kufizues – një nga më të ashpërit në botë.

Edhe Italia njoftoi gjithashtu të dielën për masa të reja. Qeveria tha se rritja e vazhdueshme e rasteve atje ishte duke shkaktuar një tendosje të madhe në shërbimet shëndetësore të vendit.

LEXO EDHE:  “Hapje shumë të ngadaltë dhe shumë graduale”/ Rama tregon kur Shqipëria mund të “lirohet”

LEXO EDHE:  OBSH tregon “burimin” e epidemisë së koronavirusit

Autoritetet kanë marrë vendim të mbyllin kinematë, pishinat dhe palestrat. Baret dhe restorantet do të duhet të mbyllen deri në orën 18:00, por dyqanet dhe shumica e bizneseve do të vazhdojnë të funksionojnë./CNA.al

LEXO TE PLOTE