LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mjeku i familjes “heq përparësen” pas vizitës, pacientët i çon tek klinika private për…

26 Tetor 2020, 21:35, Denoncim CNA
Mjeku i familjes “heq përparësen” pas vizitës,

Pak ditë më parë emisioni ?Stop? transmetoi rastin e mjekes hematologe në Fier, Merita Alimadhi, e cila i drejtonte pacientët në klinikën e saj private, për t?u shërbyer me para në dorë.

Pas këtij transmetimi, në redaksinë e emisionit investigativ erdhën denoncime për mjekun e familjes Sinan Manjani, i cili punon në Qendrën Shëndetësore nr. 10.

Qytetarja: Përshëndetje, ?Stop-i?! Desha të bëj një ankesë për doktor Sinan Manjani, i cili punon si mjek familjeje tek Poliklinika nr. 10, në Tiranë. I merr pacientët e tij nga Poliklinika dhe i çon prej dore tek laboratori, që ndodhet përballë Poliklinikës nr 10. I detyron të bëjnë analizat aty. I pret deri sa marrin gjakun, të bëjnë edhe pagesën, pastaj i përcjell. Kjo punë bëhet çdo ditë, gjatë orarit të punës!

Që ta kuptojmë, një banor i lagje 10 vjen për të bërë analiza tek poliklinika nr 10, doktori në fjalë e orienton tek kjo klinika private?

Qytetarja: Analizat, që mund të bëhen edhe tek klinika brenda. I thotë, që shko bëji atje, se t?i bëjnë mirë, se t?i bëjnë më shpejt dhe nuk e di, se çfarë justifikimi i nxjerr. Ka 3 mijë banorë, për shembull, që është përgjegjës. Ato banorë që ka ai, që është mjeku i familjes, i detyron, që t?i bëjë atje analizat, ndërkohë që ka dhe vende të tjera normalisht! Në shtet i bën ato analiza: gliceminë, yndyrnat, analizat e veshkave, analiza e mëlçisë, analiza e gjakut komplet, analiza urine. Këto, analizat e përgjithshme, zakonisht!

Ai i viziton pacientët në punën e shtetit dhe i drejton për analiza në klinikën e tij private ?Neo Lab?. Në këtë mënyrë pacientët në vend që t?i bëjnë analizat falas, paguajnë 36 mijë lekë të vjetra në laboratorin e mjekut Sinan Manjani.

Pacientja: Doktor?, ë kam shqetësime.

Mjeku Sinan Manjani: Ngrije pak atë maskën, të lutem!

Pacientja: Po, patjetër! Ndjesë! Mendoj, se kam probleme me hormonet, sepse shpeshherë kam pak lodhje, acarim nervash, ciklin e kam të çrregullt?

Mjeku Sinan Manjani: Ulu pak aty dhe prit vetëm 2 minuta!

Pacientja: Ok!

Mjeku Sinan Manjani: Ku rri me shtëpi?

Pacientja: Në Allias.

Mjeku Sinan Manjani: Si e bën gjumin natën?

Pacientja: Shumë keq!

Mjeku Sinan Manjani: Gocë, beqare? E martuar?

Pacientja: Beqare!

Mjeku Sinan Manjani: Beqare! Shumë mirë! Tjetër gjë, çfarë të mundon?

Pacientja: Poo, djersij shumë. Më jep dhe dridhje trupi ndonjëherë.

Mjeku Sinan Manjani: Ngrije trupin, shtriu lart! Ciklin, si e ke? Të çrregullt?

Pacientja: Të çrregullt!

Mjeku Sinan Manjani: Urinon shpesh?

Pacientja: Po!

Mjeku Sinan Manjani: Ke ndonjë histori familjare, ndonjë gjë, ndonjë njeri, që vuan nga këto probleme?

Pacientja: Jo, jo!

Mjeku Sinan Manjani: Ke ngrënë bukë sot?

Pacientja: Po!

Mjeku Sinan Manjani: Njeri me diabet në shtëpi?

Pacientja: Jo, jo!

Mjeku Sinan Manjani: Ke kaluar ndonjë hepatit, ndonjë gjë?

Pacientja: Jo, jo!

Mjeku Sinan Manjani: Hajde aty tek ai laboratori, edhe bisedo sa lekë kushtojnë.

Pacientja: Ok!

Mjeku Sinan Manjani: Do t?i bësh analizat?

Pacientja: Po!

Mjeku Sinan Manjani: Mbase do mjekim të gjatë, sepse nuk janë gjëra, që kalojnë sot për sot. Sot u vizitove, sot mbarove punë!

Pacientja: Ok!

Mjeku Sinan Manjani: Hajde të pyesësh, sa kushton, nëse ke mundësi me i bë.

Pacientja: Ok, në rregull!

Mjeku Sinan Manjani: Hajde! Ej, o djali edhe 5 minuta ë??

Pacienti tjetër: S?ka gjë!

Mjeku Sinan Manjani: Ma sqaroni pak këtë, sa kushton? Sqaroje pak, sa kushton!

Laborantja: Po!

Pacientja: Të të them diçka doktor?

Mjeku Sinan Manjani: Po!

Pacientja: Në qoftë se këtu kushton shumë, në shtet a mund të bëhen? Kërkon procedurë të gjatë?

Mjeku Sinan Manjani: Për shtetin?

Pacientja: Sa bëjnë?

Laborantja: 36 mijë lekë.

Dritan Trepçe, zv/President Urdhrit të Mjekut shprehet, se mjeku ka thyer disiplinën, pasi nuk mund të çojë pacientët nga shteti në privat, për fitime personale. Ai thotë, se për këto raste masat janë nga vërejtje, gjobë 1 milionë lekë e deri në 3 vjet heqje të licencës profesionale.

Gazetarja: Në momentin, që emisioni ?Stop? ka evidentuar rastin e një mjeku, i cili punon në shtet nga ora 8:00 deri më 4:00, i vjen një pacient, për të bërë analizat, për të marrë shërbimin në shtet, mjeku del dhe e orienton në klinikën  e tij private, i lejohet këtij mjeku?

Zv/Presidenti UMSH, Dritan Trepçe: Është në shkelje të ?Kodit të Etikës dhe Deontologjisë?. Nuk i lejohet!

Gazetarja: Nuk i lejohet!

Zv/Presidenti UMSH, Dritan Trepçe: Nuk i lejohet dhe patjetër, që ky rast përbën objekt të gjykimit disiplinor profesional. Nuk ka të drejtë të orientojë pacientin, për të marrë përfitime personale.

Gazetarja: Sepse unë mund ta kuptoj, që një mjek mund të ketë edhe klinikën e tij private.

Zv/Presidenti UMSH, Dritan Trepçe: Ok! Por pas orarit të punës!

Gazetarja: Por, a është normale, që brenda orarit zyrtar 8 me 16:00 të?

Zv/Presidenti UMSH, Dritan Trepçe: Jo, jo përbën objekt?

Gazetarja: Ai të lërë përparësen e bardhë dhe të shkojë tek privati?

Zv/Presidenti UMSH, Dritan Trepçe: Nuk ka nevojë për komente!

Gazetarja: Domethënë, çfarë masash merr UMSH-ja për këtë rast?

Zv/Presidenti UMSH, Dritan Trepçe: Pra, mund të gjobitet deri në 1 milionë lekë, mund t?i tërhiqet vëmendje, dhe t?i hiqet licenca me periudha kohore: 1 mujore-2 mujore, deri në 3 vjet./tvklan

Lajmet e fundit nga