“Pfizer e ka provuar efikasitetin e saj në mënyrë të lartë dhe për faktin e mirë mjekët e kanë marrë këtë vaksinë, kështu që mund të konsiderohen të mbrojtur. Sa i përket AstaraZeneca, e cila ka një efikasitet të pranueshëm dhe e ka treguar veten në Britaninë e Madhe. Dhe kjo në Shqipëri është një gjë pozitive”, tha ai.
Sa i përket vaksinës “Sputnik V”, Domi thekson se vetë fakti që rusët kanë zgjedhur ta dërgojnë vaksinën e tyre pranë EMA-s për certifikim tregon se janë të bindur tek efektshmëria e saj.
“Sputnik, megjithëse nuk kemi parë dokumentacionin dhe nuk mund të japë gjëra përfundimtare për të, por vetë fakti që prodhuesi rus e ka dërguar tek EMA është një gjë pozitive dhe kjo tregon se ato kanë besim tek vaksina e tyre”, tha ai.
Ai shprehu shqetësim në lidhje me vaksinën kineze “Sinovac”, e cila sipas tij, siç dëshmojnë studimet paraprake thuhet se ka një shkallë të ulët efikasiteti.
“Po e paragjykoj pa efekte sekondare, sigurinë po e lënë mënjanë sikur është e mirë. Problemi im personal është tek efikasiteti. Në rastin e Brazilit, që është testimi klinik më i pranueshëm në fushën tonë, është tek 50.38 % pas dy dozave dhe kjo lë për të dëshiruar. Me aq njohuri sa kam në mënyrë private nga kolegë të tjerë, por edhe nga njoftimet mediatike efikasiteti lë shumë për të dëshiruar dhe e fundit që është më shqetësuesja është deklarimi publik i njërit nga personat më të lartë të Agjencisë Kineze të Ndjekjes së Sëmundjeve. Në Shqipëri nuk është diskutuar shumë, por për mua është serioze”, theksoi ai./ Euronews Albania