LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Milva Ekonomi në krye të Bashkisë Durrës?/ Ish-ministrja e Ramës i përgjigjet Bashës

26 Tetor 2020, 16:19, Politikë CNA
Milva Ekonomi në krye të Bashkisë Durrës?/ Ish-ministrja e

Për kryetaren e Komisionit të Ekonomisë, Milva Ekonomi viti 2021 nuk do të jetë një vit i lehtë buxhetor pasi Shqipëria vjen nga një recesion i thellë. Pavarësisht kësaj, ish-ministrja e Ekonomisë pranoi se do të kemi një shtim të investimeve kryesisht në infrastrukturë për të nxitur kështu rritjen ekonomike.

?Edhe po të shikoni në Eurozonë janë përdorur litarët e shpëtimit duke lejuar rritjen e borxhit për të mundësuar ndihmë për familjet dhe bizneset gjatë pandemisë. Edhe Shqipëria këtë model ndoqi për të ofruar paketa ndihmëse?, tha deputetja e PS-së.

Buxheti 2021 do të ketë parasysh rikthimin e ekonomisë në rritje. Kjo tha ajo do të synohet me rritjen e konsumit dhe investimeve publike. Shtim i investimeve publike nuk ka të bëjmë me vitin elektoral, por ka të bëjmë me përfundimin e atyre akseve që i sjellin Shqipërisë zhvillim. Shqipëria si asnjë vend tjetër i Ballkanit u përplas me tërmetin dhe pandeminë?, deklaroi Ekonomi.

Investimet vitin e ardhshëm parashikohet të arrijnë në 120 miliardë lekë, nga të cilat 29 miliardë do të shkojnë për programin e rindërtimit edhe pse për vitin 2020 pritet që ekonomia të tkurret me 5.5%. Në projektbuxhet parashikohen 6 kontrata të reja koncesionare, të cilat në total kapin një vlerë prej 838 miliardë lekësh, ndërsa vetëm në vitin e parë fiskal kushtojnë 218 miliardë lekë.

Znj. Ekonomi theksoi se, koncesionet janë njëlloj investimi në ekonomi ndërsa akuzat se ato favorizojnë oligarkët u përgjigj duke thënë se për kontratat bëhet garë ndërkombëtare.

?Nuk mendoj se ne nuk biem dakord se edhe kontratat koncesionare janë njëlloj investimi në ekonomi. Ato janë përmes garës, nuk ka oligarkë ku ka garë ndërkombëtare?, tha deputetja socialiste.

Ish-ministrja nga ana tjetër theksoi se, monitorimi më i rreptë i koncesioneve është vënë kushte nga Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe BERZH.

?Në ligjet e përmirësuara për kontratat e koncesioneve ne kemi një kufi që pagesat për koncesionet nuk mund të kalojë 5% të të ardhurave të grumbulluara nga buxheti në vitin paraardhës. Për vitin 2021 parashikohet që pagesa për koncesionet nuk do t?i kalojnë 3.5% të të ardhurave të grumbulluara në buxhet? shtoi Ekonomi.

E pyetur nga gazetarja e Euronews Albania, Bruna Çifligu se sa të vërteta ka në deklaratën e bërë nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha se mund të komandohet si drejtuese e Bashkisë së Durrësit, ajo u përgjigj: “Jam duke drejtuar Komision e Ekonomisë, jemi në një proces shumë intensiv. Nuk kam lajm tjetër për të ndarë. Nuk e di që të ketë të vërteta në këtë akuzë është një ?fake news?. Jam duke bërë detyrën time deri në fund.?

Lajmet e fundit nga