LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta çoi Kodin Zgjedhor në ‘Venecia’/ Reagon Varhelyi: Kuvendi të presë opinionin

26 Tetor 2020, 12:50, Politikë CNA
Meta çoi Kodin Zgjedhor në ‘Venecia’/ Reagon Varhelyi:

Komisioneri për zgjerimin e Europës, Oliver Varhelyi ka reguar pasi presidenti Ilir Meta i ka kërkuar opinion urgjent Komisionit të Venecias për ndryshimin e të Kodit Zgjedhor nga ana e mazhorancës.

Sipas Varhelyi, Komisioni i Venecia do të sigurojë këshilla të shpejta për palët e interesuara shqiptare mbi zbatimin e Ndryshimeve Kushtetuese.

?Kodi Zgjedhor i Shqipërisë: Unë besoj se Komisioni i Venecias do të sigurojë këshilla të shpejta për palët e interesuara shqiptare mbi zbatimin e Ndryshimeve Kushtetuese të 30 korrikut. Parlamenti duhet të marrë në konsideratë pritjen e rivotimit për të marrë parasysh këtë këshillë. Duke pritur për zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021?, shkruan Varhelyi./CNA.al

Lajmet e fundit nga