LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mediu leksione Bashës/ Nuk duhen vetëm kritika ndaj Ramës, në radhë të parë…

26 Tetor 2020, 18:20, Politikë CNA
Mediu leksione Bashës/ Nuk duhen vetëm kritika ndaj Ramës,

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, vijon takimet me drejtuesit e degëve në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Gjatë takimit Mediu tha se vetëm bashkimi i shqiptarëve dhe një platformë e qartë politike të opozitës, bën të mundur që vendi të kthehet në rrugën evropiane.

? Opozita duhet të bashkohet në bazë të një platforme të qartë politike e cila përcakton detyrimet që ne kemi karshi qytetarëve shqiptarë nesër në qeverisje.

Jo vetëm kritike kundër regjimit korruptiv të Edi Ramës, por në radhë të parë, qartësisht programin tonë ekonomik, social, shëndetësise, në mënyrë që të bëhet e prekshme nga çdo qytetar shqiptar?, u shpreh Mediu./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga