LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lulzim Basha: Jozefina Topalli “vrasëse” me pagesë

26 Tetor 2020, 14:31, Politikë CNA

Mediat e Lulzim Bashës zbuluan dy ditë më parë se Jozefina Topalli do të bënte një parti. Ishin ato të parat që e përhapen lajmin, në ?hallin e madh?, që më pas ta sulmonin, ta shpallnin ?armike?, ?vrasëse?, ?kriminele? e kështu me radhë.

Në fakt përtej disa mediave periferike të paguara nga zyrat e kunatit dhe bizneset që iu vë gjobë Lulzim Basha, turpësisht gazeta e parë opozitare në vend, Rilindja Demokratike, e cila lindi si shpresë në 5 janar të vitit 1991, titull në faqen e saj të parë, mbante Jozefina Topallin si ?vrasëse” me pagesë.

Është po kjo RD, ku ka punuar shumica e gazetarëve shqiptarë.

Dhe ata që kanë punuar në këtë gazetë nga viti ?97 deri me ardhjen e PD-së në pushtet në vitin 2005, do të numëronin me mijëra e mijëra tituj nga takimet e Topallit. Pra, të ?vrasëses? me pagesë që ndërtonte PD-në në çdo cep të Shqipërisë.

Jozefinën, këtë ?vrasëse?, që hynte në Vlorë për t?u përballur me ata që kishin djegur Shqipërinë. Jozefinën që shkonte në Gjirokastër, në Shkodër, në Kukës, në Dibër, e kudo, ku printe në mitingje e fushata, bashkë me shumë drejtues të tjerë. Nuk ka qënë e vetme. Por, ka qënë në ditët më të vështira të PD-së, në krah të Sali Berishës.

Në vitet kur PD kishte vlera dhe kur Rilindja Demokratike shkruante për ?zonjën e hekurt?, Jozefina Topalli.

E pra, partia e cila lindi si shpresë pas 46 vitesh diktaturë sot turpësisht po përsërit historinë e Partisë Komuniste Shqiptare, të shpallë armik atë që nuk mendon si kryetari.

Tani, Lulzim Bashës nuk i ka mbetur gjë tjetër, veçse të nxjerrë skuadrën e pushkatimit, ashtu siç bënte Enver Hoxha.

Pa folur për turpin e RD-së, në këto momente, që duhet të kujtojë jo vetëm opozitën e ?97-ës, por duhet të kujtojë edhe Lulzim Bashën që e braktisi Jozefinën në parlament, kur I drejtoi gishtin si kriminel Mark Frokut dhe bëri kauzë dekriminalizimin e parlamentit.

Por, Luli heshte dhe nën rogoz bënte pazare me Edi Ramën.

E në rast se ka një ?vrasës? të Partisë Demokratike, ai është Lulzim Basha. Dhe është pikërisht ?vrasës? me pagesë, sepse shkruan material dhe i boton me emrat e të tjerëve. Nuk ka as kurajon t?i thotë vetë publikisht.Të ketë forcën e përballjes, por, gjithmonë i ?vocërr?.

I zhytur në luksin  e miliardave që shtohen për të dhe familjarët e tij gjatë viteve të PD-së në opozitë, sulmon dhe akuzon Topallin, si ?vrasëse? me pagesë.

Sa qesharake dhe e dhimbshme njëkohësisht.

Qesharake për faktin se kush e thotë. Edhe ?vrasësen? edhe ?pagesën?.?Basha ka lënë bosh fushën e betejës?/ Mesazhi i fortë i Topallit: Çfarë duhet të bëjë opozita, që të ndalojë Ramën

Qesharake sesa poshtë ka rënë niveli i Rilindjes Demokratike dhe e PD-së, që në fakt nuk është e tillë, por është Republika e re.

Dhe e dhimbshme është ku ka katandisur dhe ku po shkon një forcë politike, që këdo që del me një projekt e quan tradhëtar, ?vrasës?, ?kriminel?, njëlloj si Enver Hoxha, rreth 80 vite më parë.

Kështu i vrau Enver Hoxha shokët, por ai atëherë iu fuste plumbin. Tani nuk ka plumba, por ka shkrime. i bën vetë, i vë emër tjetër dhe i shpërndan Lulzimi nëpërmjet mediave të tij.

Kjo është ?vrasja? modern. Është njësoj siç e bënte diktatori.

Është kjo ajo që po bën Luli sot.

Është një fakt që të bën të mendohesh pak për të kuptuar se kush është Lulzimi i vërtetë dhe ku ka katandisur forca simbol e viteve ?90 dhe gazeta e shpresës së shqiptarëve.

Ata po thonë se Jozefina është ?vrasëse? me pagesë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga