LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Liga Profesioniste del me reagim zyrtar: Presim deri të enjten

26 Tetor 2020, 13:44, Sport CNA

Nëpërmjet një deklarate për shtyp në faqen zyrtare, Liga Profesioniste e Futbollit, pas takimin të sotëm të zhvilluar me presidentët e Kategorisë Superiore, konfirmoi deklaratën e dhënë për mediat nga presidenti Libohova.

?Anetarët e Ligës ranë dakort që të presin një përgjigje pozitive nga qeveria deri ditën e enjte, date 29.10.2020 dhe më pas do të vendoset për hapat e mëtejshme lidhur me bojkotin e kampionatit?, thuhet në njoftimin zytar. Ndërkohë që takimi i presidentit Duka me kryeministrin Rama është cilësuar si një hap pozitiv në lidhje me kërkesat.

Deklaratë për Shtyp

Në takimin e sotëm, Liga Profesioniste e Futbollit vlerësoi si një hap pozitiv takimin e Presidentit të FSHF z. Duka me Kryeministrin e Shqipërisë z. Rama lidhur me kërkesat e saj drejtuar qeverisë.

Nga ana tjetër, Ministria e Financave ishte angazhuar të sillte një përgjigje deri ditën e premte. Kjo nuk ka ardhur deri tani.

Anetarët e Ligës ranë dakord  që të presin një përgjigje pozitive nga qeveria deri ditën e enjte, date 29.10.2020 dhe më pas do të vendoset për hapat e mëtejshme lidhur me bojkotin e kampionatit.

Lajmet e fundit nga