Connect with Us

Lëvizte me armë zjarri me vete/ Arrestohet 22-vjeçari në Vlorë

Kronika

Lëvizte me armë zjarri me vete/ Arrestohet 22-vjeçari në Vlorë

Publikuar

-

Shërbimet e Komisariatit Vlorë dhe ato të Stacionit Policor Selenicë, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”, në bazë të informacioneve të marra në rruge operative se në fshatin Kotë, Selenicë, një shtetas po lëvizte me armë zjarri me vete, kanë ushtruar kontrolle në territorin e këtij fshati, ku kanë konstatuar shtetasin R. M., 22 vjeç, i cili po lëvizte me armë zjarri me vete.

22-vjeçari, sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka fshehur armën dhe është larguar me shpejtësi, por është kapur falë reagimit në kohë e me profesionalizëm nga shërbimet e Policisë. Në përfundim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin R. M., 22 vjeç, banues në Selenicë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pushkë. Strukturat hetimore të DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën intensive për zbardhjen e qëllimit që kishte personi që qarkullonte me armë zjarri me vete./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Vrasje dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste”/ OFL në shënjestër dy “të fortët” e radhës

Publikuar

-

Nga

“Vrasje dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste”/ OFL në shënjestër dy “të fortët” e radhës

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Ll. B., banues në Cërrik, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

B. I., banues në Elbasan, për të cilin Gjykata e Milanos, Itali, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE:  Protesta tek Unaza e re/ Tensionohet situata, banorët përplasen me policinë

LEXO EDHE:  Vrau kushëririn me sëpatë në Vlorë/ Gjykata jep vendimin për 40-vjeçarin

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sekuestrohen 22 kilogramë kanabis/ Arrestohet 36-vjeçari në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Në vijim të kontrollit masiv të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në territorin e fshatit Kropisht, Vlorë, një person posedonte në banesë lëndë narkotike, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Vllahina”.

Në kuadër të operacionit të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit N. I., 36 vjeç, banues në fshatin Kropisht, Vlorë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit N. I., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 22 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa, 2130 fara kanabisi dhe një sasi municion luftarak.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Njëri pa patentë, tjetri i dehur në timon/ Arrestohen dy të rinj në Durrës

Publikuar

-

Nga

11 të arrestuar në Tiranë/ Policia jep detajet, për çfarë akuzohen

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. Ç., 18 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, pa leje drejtimi.
A. B., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE