Connect with Us

Kumbulla sërish hero, Roma i merr një pikë Milanit

Seria A

Kumbulla sërish hero, Roma i merr një pikë Milanit

Publikuar

-

Milan dhe Roma kanë ndarë pikët në kryendeshjen e xhiros së pestë në Serie A. Ndeshja në ‘San Siro’ përfundoi me rezultat të barabartë 3:3.

Vendasit ishin tre herë në epërsi dhe po aq herë barazuan mysafirët.

Zlatan Ibrahimovic (2’ 79’) dhe Saelemaekers (47’) realizuan për vendasit, kurse për romakët shënoi Edin Dzeko (14’), Veretout (71’) dhe Marash Kumbulla (84’), që doli të ishte vendimtar në këtë sfidë.

Milan mbetet në vendin e parë me 13 pikë, kurse Roma me tetë pikë renditen në vendin e nëntë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Fantastik Marash Kumbulla, i shënon dhe Milanit

Publikuar

-

Nga

Luhet pjesa e dytë e takimit Milan-Roma.  Pjesa e parë e supersfidës u mbyll 1-1. Takimi prodhoi raste të shumta shënimi, ku Kjaer goditi shtyllën, kurse Çalhanoglu u frenua dy herë nga portieri i verdhekuqve Mirante.

Aktualisht ndeshja eshte ne barazim 3-3 dhe ka shenuar golin e barazimit Marash Kumbulla.

LIVE| MILAN – ROMA 3-3
Ibrahimoviç 3′ , 80′ (p) Saelmakers 47’/ Xheko 14′, Vertu 71′ , Kumbulla 

LEXO TE PLOTE

Seria A

Milani dhe Roma e mbyllin me paqe pjesën e parë (VIDEO)

Publikuar

-

Nga

Po luhet momentalisht supersfida e kampionatit italian Milan-Roma.  Kuqezinjtë dhe verdhekuqtë do të kërkojnë medoemos fitoren për të mos prishur llogaritë. Në fushë do të jetë dhe mbrojtësi i Shqipërisë Marash Kumbulla, i cili tashmë ka fituar besimin e skuadrës dhe trajnerit Paulo Fonseka.

Për kampin kuqezi, lajm i mirë është rikuperimi i mesfushorit turk Hakan Çalhanoglu, i cili qëndroi për disa ditë i dëmtuar dhe humbi takimin e së enjtes ë kaluar në Ligën e Europës kundër Sëlltikut.

Portierin e infektuar me COVID-19 Xhanluixhi Donaruma e zëvendëson gardiani i dytë i Milanit Ciprian Tatarushanu, i cili sot do të realizojë debutimin me “Djallin”. Supersfida  luhet në “San Siro”

LIVE| MILAN – ROMA 1-1
Ibrahimoviç 3’/ Xheko 14′

LEXO TE PLOTE

Seria A

Formacionet zyrtare/ Shikoni si rreshtohen Milani dhe Roma

Publikuar

-

Nga

Janë publikuar formacionet e ndeshjes më të rëndësishme të kësaj jave të kampionatit italian Milan-Roma. Kuqezinjtë dhe verdhekuqtë do të kërkojnë medoemos fitoren për të mos prishur llogaritë. Në fushë do të jetë dhe mbrojtësi i Shqipërisë Marash Kumbulla, i cili tashmë ka fituar besimin e skuadrës dhe trajnerit Paulo Fonseka.Për kampin kuqezi, lajm i mirë është rikuperimi i mesfushorit turk Hakan Çalhanoglu, i cili qëndroi për disa ditë i dëmtuar dhe humbi takimin e së enjtes ë kaluar në Ligën e Europës kundër Sëlltikut.

Portierin e infektuar me COVID-19 Xhanluixhi Donaruma e zëvendëson gardiani i dytë i Milanit Ciprian Tatarushanu, i cili sot do të realizojë debutimin me “Djallin”. Supersfida do të luhet në “San Siro” në orën 20:45.

FORMACIONET ZYRTARE

MILAN: Tatarushanu, Kalbaria, Kjaer, Romanjoli, Hernandez, Kesi, Benaser, Saelmakers, Çalhanoglu, Leao, Ibrahimoviç. Trajner: Stefano Pioli.

ROMA: Mirante, Kumbulla, Mancini, Ibanez, Kardsorp, Vertu, Pelegrini, Spinacola, Pedro, Mkitarian, Xheko. Trajner: Paulo Fonseka.

LEXO TE PLOTE