LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryemadhi “shkel me këmbë” Lefter Kokën/ Bëri aferën e inceneratorëve bashkë me Ramën

26 Tetor 2020, 22:10, Politikë CNA
Kryemadhi “shkel me këmbë” Lefter Kokën/ Bëri

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi foli mbi çështjen e incerenatorëve. Ajo tha se incerenatorët janë një pastrim i pastër parash përvecse një aferë korruptive e pastër për të cilën duhet të hetojë SPAK.

Shpërqendrimi i vëmendjes të cilat opozita ia ka denoncuar, siç është rasti i incerenatorëve, që për hir të së vërtetës për mua është pastrim parash i pastër. Çfarë do të thotë pastrim parash i pastër?

Pastrim parash i pastër, sepse mjafton të shikosh bilancet e kompanisë, e cila ka fituar të drejtën e incerenatorit në qytetin e Elbasanit, është një kompani e cila është regjistruar dhe në bilancin e saj del me përfitim në vitin 2015, kur ndërkohë fillon punën e saj në fund të 2016. Kjo nuk është detyra jonë, kjo është detyra e SPAK-ut që heton bilancet e tyre.  Ajo që dua të theksoj, në aspektin e incerenatorëve, është që kjo është një vepër korruptive?, u shpreh ajo në emisonin ?Opinion?.

Duke komentuar rolin e ish-ministrit të LSI, Lefter Koka, ajo u shpreh se të gjithë çështjen e incerenatorëve ai e ka bërë bashkë me kryeministrin Edi Rama dhe se LSI nuk është fare e përfshirë në këtë aferë.

?Koka është ish-ministër i LSI-së dhe i larguar nga LSI-ja për shkak të sulmit dhe për shkak të mos kompromisit nga LSI-ja, për sa i përket mbylljes së gojës me incerenatorët.

LSI ka pasur zero përfitim nga inceneratorët. Përkundrazi, pozicionimi ynë ka qenë jo vetëm kundër incerenatorëve, sepse problemi këtu nuk qëndron vetëm te bërja e incerenatorëve, por te thellësia dhe standardi. Edhe sikur inceneratorët të ishin  vërtetë ashtu siç mendojnë, pra atë që thoni se do prodhonin 18 kë në orë, do digjnin kaq ton plehra e të tjerë, prapë duhet t?i përshtateshin kushteve të Bashkimit Europian. Nga ana tjetër, mënyra sesi janë bërë veprimet, janë veprime që për hir të së vërtetës janë jashtë çdo parametri, mjafton t?i shikoni?, theksoi Kryemadhi,  ndërsa ngriti akuza se aferë e inceneratorëve është e drejtpërdrejtë e Ramës bashkë me ish-ministrin Lefter Koka./ CNA.al

Lajmet e fundit nga