Connect with Us

Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për ditët në vijim, sa do arrijnë temperaturat

Kronika

Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për ditët në vijim, sa do arrijnë temperaturat

Publikuar

-

Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për ditët në vijim, sa do arrijnë temperaturat

Dita e sotme parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën veriore të vendit deri në mesditë.

Dita e martë pritet të ketë mot me kthjellime dhe vranësira, reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim-perëndim të vendit. Në mbrëmje reshjet shiut do të shtrihen përgjatë vijës bregdetare me intensitet të ulët.

Dita e mërkurë parashikohet me reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet mesatar e lokalisht përgjatë vijës bregdetare e ultësirës perëndimore reshje me intensitet deri të lartë. Reshje në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar më shkarkesa elektrike. Gjatë ditës reshjet e shiut mbeten prezente të herpasherëshme por humbasin intensitet.

Dita e enjte dhe e premte parashikohet të kenë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat gjatë orëve të para të 24-orëshit do të pasohën nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal përgjatë vijës bregdetare.

LEXO EDHE:  Termometri shkon në minus/ Nesër priten reshje bore

Era do të jetë nga kuadrati i Perëndimit me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare ditën e martë dhe të mërkurë do të fitojë shpejtësi deri në 15m/sek.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Plumb në kokë 50-vjeçarit/ Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë

Publikuar

-

Nga

Plumb në kokë 50-vjeçarit/ Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Fierin mëngjesin e sotëm, ku një 50-vjeçar u vra me armë zjarri pranë banesës së tij.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur  në lagjen “Sheq i Madh” reth orës 06:00, ku 50-vjeçari A.T. është qëlluar me një plumb në kokë.

50-vjeçari është qëlluar në momentin që po dërgonte bashkëshorten në punë. Ndërkohë bashkëshortja e viktimës, e cila ka qenë pjesë e ngjarjes ndodhet në polici duke u marrë në pyetje.

Gjithashtu mësohet se Toska nuk rezulton të jetë një person me precedentë penale.

Ndërkohë policia e Fierit dhe FNSh kanë ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sot rreth orës 06:00, në lagjen “Sheq i Madh” Fier, nga një person ende i paidentifikuar, është vrarë në rrugë me armë zjarri shtetasi A. T., 50 vjeç banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.

Në vëndngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje daljet e qytetit dhe po vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë Fier dhe FNSH Fier”-thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

Tronditet Fieri/ Ekzekutohet me armë zjarri 50-vjeçari

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tronditet Fieri/ Ekzekutohet me armë zjarri 50-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fier, ku një 50-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, të mëngjesit, në lagjen “Sheq i madh”, ndërsa viktima është A.T. 50 vjeç.

Ky i fundit është vrarë me armë zjarri, pranë banesës së tij, ndërsa dëshmitare është bërë gruaja e tij, e cila ka parë të gjithë skenën. Ndërkohë që autori fill pas krimit është larguar, ndërsa ulërimat e gruas kanë alarmuar lagjen. V

LEXO EDHE:  Pushime në mal apo në bregdet?/ Sinoptikanët paralajmërojnë

LEXO EDHE:  Rrebeshe dhe stuhi/Me çfarë do përballemi ditët në vijim

iktima ishte duke përcjellë gruan e tij për në punë, ashtu si për çdo ditë, ndërkohë që një person i paidentifikuar e ka qëlluar me armë zjarri nga afër, në kokë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina merr flakë tek rrethrrotullimi i Saukut/ Shpëton shoferja

Publikuar

-

Nga

Një automjet ka marrë flakë në ecje tek rrethrrotullimi i Saukut në Tiranë.

Policia informon se automjeti është djegur pjesërisht teksa shoferja A.A, ka shpëtuar pa lëndime.

“Me datë 25.10.2020, rreth orës 20:00, tek rrethrrotullimi i Saukut, ka marrë flakë në lëvizje dhe është djegur pjesërisht mjeti me drejtuese shtetasen A.A., ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhet në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE